Mjaltë dhe banane kundër kollës dhe bronkitit

Këshilla mjekësore

Mjaltë dhe banane kundër kollës dhe bronkitit

Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 15:08
Ilustrim

Trajtimi i bronkitit dhe kollës kronike ka qenë gjithmonë një sfidë edhe për mjekësinë konvencionale.

Të paktën deri tani. Ky ilaç i ri 100% natyral përmban disa nga përbërësit më të vjetër dhe më të fuqishëm që qetësojnë fytin dhe mushkëritë duke kuruar poashtu bronkitin dhe kollitjen për një kohë të shkurtër.

Si rezultat i përbërësve të fuqishëm të bananes dhe mjaltit që janë të përfshira në këtë recetë, ju mund ta përdorni këtë ilaç si për fëmijët ashtu edhe të rriturit.

Duke nisur nga dhimbja e fytit, kollitja e vazhdueshme dhe madje edhe problemet e stomakut mund të trajtohen me këtë pije natyrale.

Përbërësit që ju duhen:

400 ml ujë të vluar

2 banane të mesme, të pjekura mirë

2 lugë gjelle mjaltë

Si ta përgatisni?

Në fillim, duhet t’i qëroni bananet dhe t’i shtypni me një lugë ose piru nga druri. Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdorni lugë ose piru nga metali sepse bananet nxihen kur janë në kontakt me metalin.

Më pas, vendosni bananet në një tenxehere dhe shtoni ujin e vluar. Lëreni të qëndrojë përzierja kështu për 30 minuta.

Kur përzierja të ftohet, atëherë mund të shtoni mjaltin. Është shumë e rëndësishme që mjaltin ta shtoni të fundit në këtë përzierje, në mënyrë që të mos humb vetitë e dobishmë në ujin e vluar.

Si ta konsumoni këtë ilaç natyral?

Duhet të konsumoni 100 ml nga kjo pije katër herë në ditë (400 ml në ditë).

Kjo sasi e përbërësve që është më lartë është e mjaftueshme për vetëm një ditë sepse ju duhet ta përgatisni ilaçin e freskët çdo mëngjes.

Rezultatet e para do t’i ndjeni pas pesë ditëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat