Luftoni ftohjet e dimrit me çaj - Bota Sot
Luftoni ftohjet e dimrit me çaj

Këshilla mjekësore

E mërkurë, 15 gusht 2018

Luftoni ftohjet e dimrit me çaj

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 17:57
Ilustrim

Çaji është aleat i shëndetit dhe na ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve, veçanërisht kundër kolitit, ftohjes dhe nervave.

Avantazhet e kësaj pije të shëndetshme janë me të vërtetë të shumta dhe ndihmon për të gjetur ekuilibrin e duhur psikofizik, në të njëjtën kohë edhe për të zgjidhur disa shqetësime të trupit në mënyrë natyrale.

Kundër të ftohtit me kanellë, çajrja të ndryshëm, fruta të thata; janë këto zgjedhjet ideale për të ruajtur shëndetin, larguar shqetësimet e dimrit, dhembjet e kokës, përmirësim të humorit dhe rritjen e energjisë trupore.

Por jo vetëm kaq. Revista prestigjioze ”Vanityfair” liston disa lloje çajrash dhe mënyrën se si duhet t’i përgatisni këto kura natyrale që të përmirësoni shëndetin.

Dimri

Edhe pse temperaturat shënojnë rënie, sërish kjo është stina ideale për të përmirësuar shëndetin përmes kurave natyrale dhe çajrat janë disa syresh. Megjithëse organizmi ynë e ka shumë më të vështirë të përmirësohet, disa lloje bimësh në çajra jo vetëm lehtësojnë funksionimin e organizmit tonë por dhurojnë edhe mirëqenie mendore. Shijojnë shumë në mëngjes, por edhe pasdite do të ishin zgjedhja ideale, çajrat mund të pihen shumë mirë në vend të kafesë së zakonshme, si një mënyrë e gjetur për të filluar ditën me energji duke ngrohur trupin dhe rritur humorin gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Çajrat

Po përse çajrat janë alternativa më e këshilluar përgjatë kësaj periudhe? Të paktën sipas doktoreshës Rosanna Pilia, mjeke popullore, çajrat bimorë janë një miks i bimëve, gjetheve dhe kërcejve të tyre, teksa përdoret pjesa më delikate e bimëve siç janë gjethet dhe kërcejtë. Por cilat janë gabimet që duhen shmangur në konsumimin e tij? Kur ju shtoni mjaltë nëse çaji është i ngrohtë, mjekja shpjegon se kështu humbasin enzima të çmuara dhe çaji bëhet i patretshëm në stomak. Një tjetër gabim që ndodh shumë shpesh, është zierja e të gjitha pjesëve të bimës njëherësh, kërcejtë dhe gjethet. Kjo nuk duhet bërë pasi gjethet prishen përgjatë vlimit. Kur vendosim çajin në zierje, duhet që gjithmonë të vendosim sipër një kapak ose një pjatë.

Kundër ftohjes

Një çaj super i shpejtë dhe tejet ekonomik për t’u përgatitur është çaji me qepë. Përdoret zakonisht kundër kollës dhe rrufës sepse ka veti zbutëse, filtron mykun, i jep lehtësim kollës tipike grindavece. Përgatitja e këtij çaji bëhet duke i hequr lëkurën qepës, e vendosim të ziejë me gjysmë litër uji derisa lëngu të jetë përgjysmuar dhe qepa të jetë gatuar mirë. Qepa filtrohet nga uji, pastaj lëngu ftohet dhe i shtohen disa lugë mjaltë. Lëngu i përfituar bëhet i trashë si shurup, merret në gllënjka të vogla, madje edhe në çdo orë. Shijen e saj si dhe efikasiteti i tij mund të përmirësohet duke shtuar gjethe të thata dafine. Kjo e fundit në fakt përmban vitaminë C dhe ka fuqi anti-virale.

Kundër dhimbjeve të fytit

Çaji perfekt kundër infeksioneve të fytit dhe bronkiteve ka për bazë limonin. Përgatitja e tij bëhet duke marrë një limon të mirë, të prerë në feta, një hudhër të qëruar dhe gjysmë litër ujë. E gjithë masa përgatitet prej disa minutash. Mos u shqetësoni pasi shija e hudhrës nuk ndihet pasi eliminohet shumë mirë nga limoni. Vitamina C e limonit dhe ekstrakti i nxjerrë nga hudhra e bëjnë këtë çaj shumë të çmuar në luftën kundër infeksioneve virale dhe bakteriale.

Kundër temperaturave të acarta

Me të ftohtin e madh që përgjithësisht shoqërohen ditët e acarta të dimrit aleatë shumë të çmuar janë kanella, karafili dhe xhenxhefili. Të gjitha së bashku mund të zihen për disa minuta. Rezultati? E ringrohur kjo lloj përgatitjeje ndihmon kundër inflamacionit si dhe ka fuqi antiseptike.

Çaji i mëngjesit

Në mëngjes duhen konsumuar produkte që përmbajnë energji. Ndaj dhe për të zëvendësuar kafen, mund të përdoret çaji jeshil. Një çaj i tillë mund të përgatitet duke zier ujin me feta të xhenxhefilit për shije për dhjetë minuta dhe vetëm pasi ta keni hequr mund t’i shtoni gjethe nenexhiku apo menteje të freskëta apo të thata për t’i dhënë më shumë shije.

Për përqendrim

Për të rritur përqendrimin ideal është çaji i zi. Për të marrë një shije të fortë ju duhet një vlim me ujë me disa kokrra piper të zi, karafil, xhenxhefil dhe lëvozhgë portokalli. Kjo përbërje stimulon qarkullimin e mirë të gjakut, rrit përqendrimin dhe shton kthjelltësinë mendore.

Për pasdite

Çajrat zakonisht përgatiten me bimë të lira, të preferueshme zakonisht janë çajrat me origjinë biologjike, për aq kohë që nuk përmbajnë pesticide dhe të sigurohet që të mbahen në një vend të thatë larg dritës së diellit. Për përgatitjen e çajit gjithashtu është e këshillueshme që të përgatitet çaji. Kështu duhet që pasi të keni hedhur direkt në filxhan, të shtoni ujin e ngrohtë, lëreni për të paktën 15 minuta ashtu të qetë me një pjatë sipër. Më pas filtrojeni çajin dhe pijen të ngrohtë, do t’ju ndihmojë shumë në çdo lloj shqetësimi që të keni.

Për pasdreke

Për shkak ushqimit ndihesh i fryrë, mund të ndihmojë shumë mirë një filxhan me çaj, shumë mirë mund të pihet edhe pas një ushqimi një çaj me bazë koperi (20 gramë), me fruta pylli (40 gramë), këto lloj bimësh ndihmojnë organizmin të pastrohet. Në rast se pas drekës ndiheni të fryrë në stomak për shkak të ushqimeve të ngrëna, përgatisni një filxhan çaj që të përthithë ajrin, duke hedhur në të 25 gramë çaj jeshil, i cili shumë mirë mund të përgatitet edhe me ujë të ftohtë, në pamundësi për të pasur ujin e ngrohtë.

Për gjumë të mirë

Në rast se vuani nga pagjumësia, mund t’ju vijë në ndihmë një çaj i përgatitur me lule portokalli (40 gramë), rozmarinë (15 gramë), mente (10 gramë), përgatisni një filxhan e piheni para darkës dhe një tjetër përpara se të shkoni të flini në rast se vazhdoni të vuani nga pagjumësia.

Çaji jeshil

Ul tensionin e lartë të gjakut. Pirja e çajit jeshil shtyp ose ndrydh angiotenzin II, i cili ngre tensionin e larte të gjakut. Ul sheqerin në gjak. Polifenolet dhe karbohidratet e çajit jeshil janë efektive në uljen e sheqernave në gjak. Lufton kancerin. Ka shumë studime që tregojnë që katekina e çajit jeshil është efektive në parandalimin e kancerit. Çaji jeshil ngre sistemin e imunitetit për arsye të përqendrimit të lartë të polifenoleve dhe flavenoideve. Antioksiduesit e çajit jeshil ulin kolesterinën. Çaji jeshil i gradës së lartë përmban më shumë polifenole se çaji i zakonshëm. Ai është gjithashtu i shijshëm. Gjethet e pa ermentuara të çajit jeshil janë forma e procesit më të mirë të çajit. Pirja e çajit jeshil nga gjethet 100 për qind është rruga më e mirë natyrale për të dhënë të mira më të shumta në shëndet.

Çaj kamomil

Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese. Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë. Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës. Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërta nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët. Por efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale. Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor. Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test