Studimi për tumoret, ushqimi ndikon në përhapjen e tyre

Këshilla mjekësore

Studimi për tumoret, ushqimi ndikon në përhapjen e tyre

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 21:36
Ilustrim

Shkencëtarët e Kembrixhit pretendojnë se ka prova në rritje se ushqimi mund të ndikojë te rritja dhe përhapja e kancerit.

Studime të zhvlluara te kafshët treguan se tumoret agresive të gjirit e ngadalësonin ndjeshëm përhapjen në mungesë të asparginës, përbërës ushqimor që gjendet te shpargu, mishi i shpendëve apo frutat e detit.

Studimi i zhvilluar në Institutin e Kembrixhit për Kërkimet mbi kancerin u krye te minjtë me një formë agresive kanceri.

Normalisht brejtësit do të kishin ngordhur brenda disa javëve, ndërsa tumori përhapej në trup. Por, kur minjtë iu nënshtruan një diete që nuk përmbante asparginën, ose medikamenteve që e bllokonin atë, përhapja e tumorit u frenua.

Aspargina është një aminoacid që e merr emrin nga shpargu. Shkencëtarët shpresojnë që në të ardhmen të shfrytëzojnë varësitë ushqimore për të përmirësuar trajtimet.

Vitin e kaluar, një studimi i Universitetit të Glasgoë, tregoi se heqja e aminoacideve serine dhe glicine nga dieta ushqimore ngadalësonte përhapjen e limfomës dhe kancerit instestinal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat