Cigaret elektronike duhet të jepen me recetë të mjekëve, është thënë nga Shëndeti Publik i Anglisë (PHE).
Ky agjencion ka kërkuar nga NHS që brenda 2-3 viteve të ardhshme të realizohet një gjë e tillë, kjo për shkak të ndihmëses që u kane dhënë duhanpirësve për të lënë duhanin.
Në një studim që ka realizuar PHE, të dhënat tregojnë që 20,000 persona në vit kanë lënë duhanin me ndihmën e cigareve elektronike.
Ky raport gjithashtu thekson që cigaret elektronike janë rreth 95% më pak të dëmshme se sa duhani.