A e dini se çfarë është kupa menstruale?

Këshilla mjekësore

A e dini se çfarë është kupa menstruale?

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 22:11
Ilustrim

Kupat menstruale janë produkte që përdoren nga femrat për higjienën e tyre personle. Janë të ndertuara nga silikoni cilësor mjekësor, kanë formë zileje dhe janë mjaftë fleksibil (që mund të lakohen lehtë).

Kupa menstruale vendoset brenda vaginës gjatë kohë së ciklit menstrual, dhe mund të lihet aty maksimumi për 12 orë, kupë kjo e cila ndihmonë në grumbullimin e gjakut mensatrual. Pas kësaj kupa e mbushura largohet nga vagina dhe derdhet në tualet ose lavaman, pastrohet mire dhe ri-vendset prap në vaginë (është e domosdoshme pastrimi i duarve me sapunë para dha pas prekjes se kupës)

Pasi të keni përfunduar përioden mujore, kupen mund ta sterilizoni duke e zier në ujë. Për dallim nga pecetat dhe tamponët, kupa menstruale e mbledh lëngun menstrual, në vend sa ta thithë atë siç bëjnë pecetat dhe tamponët.

Prodhuesit e ndryshëm kanë rekomandime të ndryshme kohore për sa i përket gjatësisë së përdorimit të kupave. Përafersisht ato mund të përdoren rreth 5 vite ose edhe më shumë. Po ashtu, në treg mund të gjenden edhe kupa për një përdorim ose për vetëm një periodë, e që në fund të periodes mujore, të hidhën. Edhe këto përdoren në mënyrë të njëjtë si ato që përdoren deri në 5vite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat