Mënyrat për parandalimin e sulmeve të zemrës dhe të trurit - Bota Sot
Mënyrat për parandalimin e sulmeve të zemrës dhe të trurit

Këshilla mjekësore

E diel, 18 shkurt 2018

Mënyrat për parandalimin e sulmeve të zemrës dhe të trurit

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 15:36
Ilustrim

Nga diabeti e shtypja e lartë e gjakut e deri te duhanpirja dhe stresi, ka shumë faktorë të cilët ndikojnë që dikush të pësojë sulm të zemrës ose të trurit.

Për momentin sulmet e zemrës janë shkaktari numër një i vdekjeve në SHBA. Më shumë se 610,000 njerëz vdesin nga sëmundjet e zemrës çdo vit, ndërsa sulmet e trurit renditen si shkaktari i pestë më i shpeshtë i vdekjeve.

Një nga kontribuuesit më të madh që i shkakton sulmet e zemrës dhe të trurit është mungesa e angazhimit në një stil të shëndetshëm të jetesës.

Hiqni dorë nga duhani

Hulumtimet tregojnë se njerëzit që pinë 1 deri në 5 cigare në ditë shfaqin shenja të hershme të sëmundjeve të zemrës.

Hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe jo vetëm se do t’ia shtoni disa vite jetë vetes tuaj, por edhe do ta përmirësoni dukshëm kualitetin e jetës.

Bëni ushtrime fizike

Mund të jetë sfiduese gjetja e kohës për të ushtruar, e veçanërisht kur punoni dhe mbani familje, por 150 minuta ushtrime në javë ju ndihmojnë t’i parandaloni sulmet e zemrës dhe të trurit.

Aktivitetet fizike si çiklizmi, ecja, futbolli, vrapimi dhe noti e forcojnë dukshëm zemrën.

Zvogëloni sasinë e kripës që e konsumoni

Mos konsumoni më shumë se 2,400 miligramë kripë në ditë. Shumica e njerëzve e tejkalojnë këtë sasi sepse konsumojnë shumë ushqime të pashëndetshme, por mundohuni që të konsumoni sa më pak kripë brenda ditës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test