Mungesa e magnezit, 7 shenjat që ndikojnë në kapsllëk dhe tension të lartë - Bota Sot
Mungesa e magnezit, 7 shenjat që ndikojnë në kapsllëk dhe tension të lartë

Këshilla mjekësore

E shtunë, 24 shkurt 2018

Mungesa e magnezit, 7 shenjat që ndikojnë në kapsllëk dhe tension të lartë

Më: 29 janar 2018 Në ora: 15:00
Ilustrim

Magnezi përfshihet në 300 procese metabolike në trupin tonë, por si ta dimë nëse kemi mungesë?

Metabolizmi i energjisë, ADN, sinteza e proteinave dhe detoksifikimi, të gjitha këto varen nga magnezi.

Një i rritur ka nevojë për 270mg-400mg magnez në ditë, varësisht nga pesha e trupit. 

Mjekët thonë se shenjat e mungesës së magnezit janë kapsllëku, dhimbjet e muskujve, lodhja e pashpjeguar, mbipesha, nivelet jo të rregullta të sheqerit në gjak, tensioni i lartë, ankthi.

Ata rekomandojnë marrjen e magnezit përmes hapave në regjimin tuaj të ushqimit.

Magnezi është një mineral natyral që është i nevojshëm për trupin tuaj, pasi ka benificione të mëdha, përfshirë edhe një gjumë të mirë, rregullim të presionit të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test