Katër simptomat e mungesës së vitaminës D

Këshilla mjekësore

Katër simptomat e mungesës së vitaminës D

Më: 28 janar 2018 Në ora: 21:03
Ilustrim

Vitamina D konsiderohet të jetë njëra ndër vitaminat më të rëndësishme për funksionimin e trupit të shëndetshëm.

Kjo lloj vitamine merret përmes disa ushqimeve të caktuara, diellit dhe hapave. 

Mungesa e vitaminës D në organizmin tonë shkakton probleme të shumta, duke nisur nga rënia e flokëve, dobësimi i eshtrave, lodhja e pashpjegueshme dhe djersitja e tepërt.

Vitamina D është esenciale për shëndetin e eshtrave, kështu që dhimbja në eshtrat tuaj ose në pjesën e poshtme të shpinës mund të jenë indikatorë se ju nuk keni vitaminë D të mjaftueshme.

Studimet kanë treguar se njerëzit me mungesë të kësaj vitamine kanë më shumë dhimbje në eshtra, nyja në krahasim me njerëzit që kanë sasi të mjaftueshme në organizëm të vitaminës D.

Mungesa e kësaj vitamine mund të shkaktojë zhvillimin e osteoporozës dhe thyerjen e eshtrave në moshë të shtyrë.

Për të luftuar një  gjendje të tillë rekomandohet qëndrimi në diell, përdorimi i omega 3, peshku dhe hapave me vitaminën D3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat