Pesë mënyra në të cilat aloe vera është e magjishme për lëkurën tuaj - Bota Sot
Pesë mënyra në të cilat aloe vera është e magjishme për lëkurën tuaj

Këshilla mjekësore

E martë, 22 maj 2018

Pesë mënyra në të cilat aloe vera është e magjishme për lëkurën tuaj

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:04
Ilustrim

Është e shkëlqyeshme për kurën e lëkurës dhe të sëmundjeve të ndryshme, prandaj përfundimisht do të duhej të vendosni për përdorimin e aloe verës.

Para shumë kohësh është e njohur që aloe vera është bimë e magjishme. Për ju dhe për partnerin tuaj.

Po ju sjellim pesë arsye përse është e shkëlqyeshme aloe vera:

1. Ilaç natyral për akne

Aloe vera ka cilësi të luftimit kundër mikrobeve dhe kundër baktereve, të cilat eliminojnë bakteret dhe zvogëlojnë inflamacionin e lëkurës.

2. Bën hidratimin

Lëkura e hidratuar është elastike dhe e lëmuar. Prandaj, nëse dëshironi që lëkura juaj të duket shkëlqyeshëm, përdorni xhelin aloe vera.

3. Produkt natyral pas rrojës

Aloe vera ka edhe cilësi kundërinflamatore të cilat zbusin irritimin e lëkurës pas rrojës. Gjithashtu, vret bakteret të cilat mund të shkaktojnë infeksionin e lëkurës.

4. Pengimi i rrudhave

Secila femër herë pas here ballafaqohet me rrudhat e padëshiruara. Përveç që kuron lëkurën, aloe vera edhe e tendos dhe e mban elastike. Aloe vera gjithashtu përmban vitaminat C dhe E, të cilat mbajnë hidratimin.

5. Shndrit striat

Striat nuk eliminohen lehtë, mirëpo masazhi i lëkurës me xhelin aloe vera mund të shndrisëstriat në masë të madhe.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test