Lulet në zyrë ju mbrojnë nga sëmundjet dhe stresi

Këshilla mjekësore

Lulet në zyrë ju mbrojnë nga sëmundjet dhe stresi

Më: 10 janar 2018 Në ora: 00:20
Foto ilustrim

Mbushja e vendit tuaj të punës me bimë, mund të ju ndihmojë që t’i luftoni sëmundjet dhe që ta reduktoni nivelin e stresit, sipas gjetjeve më të fundit të hulumtuesve.

Ata që punojnë në zyre të cilat janë pjesë e ndërtesave të larta e dinë shumë mirë se sa lehtë mund të përhapen sëmundjet.

Përderisa problemi shpesh lidhet me ventilimin e dobët, edhe kemikalet që gjenden në mobilet e zyrës mund të shkaktojnë shqetësime sa i përket shëndetit.

Sipas hulumtuesve, përgjigja mund të jetë shumë e thjeshtë: fusni gjelbërim që mund të ndihmojë në pastrimin e ajrit dhe kemikaleve toksike.

“Një mënyrë e shkëlqyeshme që t’i luftoni ditët kur jeni të sëmurë dhe stresin, është duke mbushur zyrën tuaj me bimë”, shkruajnë Eddie van Etten dhe Pierre Horwitz për The Conversation.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat