Sa litra dhe kur është momenti i duhur për të pirë ujë?

Këshilla mjekësore

Sa litra dhe kur është momenti i duhur për të pirë ujë?

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 15:59
Ilustrim

Nëse doni të jeni më energjike, më të mprehta dhe të keni një lëkurë më të shëndetshme e të bukur, rrisni ndjeshëm sasinë e ujit që konsumoni brenda ditës.

Ju duket e vështirë të konsumoni nga 1.5 deri në 3 litra ujë në ditë? Ja një plan që do t’ju ndihmonte ta arrinit këtë, duke shpërndarë përgjatë ditës gjithë sasinë e ujit – këshillohen tetë gota në ditë:


+ Një gotë e madhe – dhe e ngrohtë nëse ju pëlqen – me pak lëng limoni në mëngjes.
+ Një e dytë pasi keni bërë banjo apo dush, që të hidratoheni.
+ Të tretën pijeni përpara mesditës, për të hequr urinë.
+ Gotën e katërt pak përpara drekës. Kështu ndoshta hani më pak - mos pini ujë gjatë drekës, sepse kjo pengon procesin e tretjes.
+ Ktheni dy gota të tjera gjatë pasdites, sidomos nëse keni dhimbje koke – kjo është shenja tipike e dehidratimit. 
+ Pini një tjetër gotë ujë teksa përgatisni darkën.
+ Pasi të keni mbaruar së darkuari, pini një gotë ujë me ngadalë dhe ja... u bënë tetë gota!

Mos pini shumë gota njëherazi, ndryshe do ju duhet të shkoni shpesh në tualet. Për të njëjtën arsye, mos pini shumë ujë pas orës 9 të darkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat