Këshilla për tu mbrojtur nga infeksionet gjatë larjes në pishinë

Këshilla mjekësore

Këshilla për tu mbrojtur nga infeksionet gjatë larjes në pishinë

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 08:55
Foto ilustrim

Larja në pishinë mund të jetë sa relaksuese, aq edhe problematike sa ju përket infeksioneve të ndryshme.

Edhe pse uji të cilin e përmbajnë pishinat është I kloruar, gjasat për infeksione prapë janë të mëdha për faktin se ekzistojnë disa mikroorganizma që janë të rezistueshëm ndaj klorit.    

Ndër infeksionet që mund ti marrim gjatë larjes në pishina janë: Infeksionet e veshit, infeksionet e syrit, infeksionet urinare, infeksionet e lëkurës dhe infeksionet në këmbë.

Po ju sjellim disa këshilla se si të veproni gjatë larjes në pishinë për të shmangur infeksionet:

•             Bërja dush para dhe pas daljes nga pishina.

•             Mos përdorni shkopinj për pastrimin e veshëve

•             Mos hapni sytë nën ujë kur zhyteni në pishinë

•             Nëse keni një trakt urinar të ndjeshëm, në mbrëmje para se të shkoni në pishinë, merrni një uroantiseptik (psh Bactrim) 

•             Bleni sandale kualitative dhe kujdesuni që shputat t’i mbani të thata

•             Mos u ulni në peshqir të thatë dhe me kostume të larjes të lagura

•             nëse ndjeni ndonjë dhimbje pas shkuarjes në pishina, vizitoni patjetër mjekun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat