Si të trajtoni dhe pastroni fytyrën me rrush

Këshilla mjekësore

Si të trajtoni dhe pastroni fytyrën me rrush

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 11:50
Ilustrim

Përveç si është një nga frutat primare, rrushi shërben edhe për përdorim të jashtëm pasi ka një shumëllojshmëri efektesh të dobishme.

Duke u kthyer pas, zbulojmë se në disa vende evropiane rrënjët e tij janë përdorur për të kuruar sëmundje të ndryshme të lëkurës si dhe çrregullimet në sy. Gjithashtu rrënjët e tij kanë shërbyer si gjakndalës në rastet e hemorragjisë së jashtme, por edhe për të lehtësuar dhimbjen lokale nga djegiet.

 Sot, fruta e rrushit dhe farat e tij përdoren gjerësisht në shumë trajtime anti-plakje, kujdesi ndaj fytyrës, trupi dhe flokësh.

Lëngu i rrushit është një nga pastruesit më të mirë që mund të përdoren për fytyrën. Pastroheni rrushin dhe me tulin bëni një masazh të lehtë në fytyrë. Më pas shpëlani me ujë të vakur, të rrjedhshëm.

Po ashtu, rrushi mund të përdoret edhe në pjesët e fytyrës, të cilat janë më rrudha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat