Mbajtja e teshtitjes mund të jetë vdekjeprurëse

Këshilla mjekësore

Mbajtja e teshtitjes mund të jetë vdekjeprurëse

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:40
Ilustrim

Nëse ndalim teshtitjen, ky presion kthehet në ndonjë pjesë tjetër të trupit që mund ta dëmtojë, tregojnë studimet e fundit.

Procesi i tështitjes tek njerëzit është njëri nga mekanizmat mbrotjës të trupit, ku përmes saj nëriu nxjerrë bakteret dhe viruset nga hunda.

Ndalja e teshtitjes mund të shkaktojë dëmtimin e diafragmës, kurse në rastin më të keq vjen deri te goditja në tru, e cila mund të jetë vdekjeprurëse.

Ky është një refleks i fortë dhe mund të shkaktojë dëmtimin e daulles së veshit dhe mund të rrisë presionin pas mollëzave të syrit, ashtuqë mund të plasin kapilarët në sy, shpjegon mjeku njujorkez Erich Vogt për “Business Insider”.

Ndalja e teshtitjes mund të ndikojë edhe në humbjen e dëgjimit dhe të shkaktojë marramendje të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat