Kujdes me këto ushqime në mëngjes

Këshilla mjekësore

Kujdes me këto ushqime në mëngjes

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 09:46
Ilustrim

?Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, andaj duhet të konsumojmë ushqime të shëndetshme.

Një mëngjes i shëndetshëm mund të zvogëlojë rrezikun nga sëmundje të ndryshme, siç është rasti me kancerin dhe diabetin.

Studimet tregojnë se cilat ushqime nuk duhet konsumuar në mëngjes, për shkak të përmbajtjes së tyre.

Mishi i përpunuar – proshuta dhe sallami duhet reduktuar, sidomos në mëngjes, në mënyrë që të ulet rreziku për kancer.

Drithërat me sheqer – nëse nuk doni që ta humbni energjinë qysh në fillim të ditës, atëherë mos konsumoni drithëra të tilla.

Ëmbëlsirat e paketuara – duhet eliminuar, sidomos në mëngjes, për shkak që përmbajnë sheqerna artificiale.

Sanduiçët – për përgatitjet e tyre përdoren përbërës të pashëndetshëm, me të cilët nuk preferohet ta nisni ditën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat