Ushqime dhe ilaçe që kundërveprojnë me njëra-tjetrën

Këshilla mjekësore

Ushqime dhe ilaçe që kundërveprojnë me njëra-tjetrën

Më: 25 qershor 2016 Në ora: 12:20
Ilustrim

Disa ushqime mund të ndalojnë efektin e ilaçeve, ose në rastin më të keq mund të kenë efekte anësore të rrezikshme.

Dr.Aisling Hillick, ka treguar për agjencinë e lajmeve "Mirror" se cilat janë këto ushqime:

Bananet

Bananet duhet t`i shmangni nëse merrni ilaçe për rregullimin e presionit të gjakut, pasi bashkëveprimi i tyre mund të shkaktojë nivele të larta kaliumit.

Limoni i gjelbër

Nëse jeni duke marrë ilaçe për kollë, atëherë mos hani limona të gjelbër dhe portokall sepse mund të shkaktoni mbidozë të dekstrometorfanit dhe të keni efekte anësore si halucinacione apo të qenët i përgjumur.

Alkooli

Shmangni alkoolin nëse jeni duke marrë ilaçe diabeti ose qetësues. Këto ilaçe shpesh kanë një paralajmërim për të shmangur alkoolin. Kjo është për shkak se ai ushtron presion mbi mëlçinë tuaj duke rritur rrezikun e dëmtimit të saj.

Kafeja

Kafenë nuk duhet ta konsumoni nëse merrni ilaçe për të trajtuar astmën. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë nervozizëm dhe paqëndrueshmëri.

Zarzavatet me gjethe

Shmangni nëse ju merrni antikoagulant. Ato kanë shumë vitaminë K, ndërsa ilaçi është projektuar për të parandaluar prodhimin e vitaminës K, kështu që nëse hani më shumë nga këto perime, ato do të ndërhyjë me efektin e antikoagulantit.

Qumështi

Shmangni përdorimin e qumështit nëse ju merrni antibiotikët sepse ai do të ndërhyj në mënyrën se si këto medikamente do të pranohen nga trupi, duke ulur efektin e tyre.

Salmoni i tymosur

Salmoni i tymosur nuk duhet të konsumohet nga pacientët të cilët përdorin antidepresivë. Problemi qëndron në faktin se të dyja përmbajnë tyraminë, dhe përziera e salmonit me antidepresivë mund të shkaktojë nivelet të lartë të këtij kimikati, gjë që çon në presionin e lartë të gjakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat