Fjalët që nuk duhet t'i thoni në një intervistë

Kërko punë

Fjalët që nuk duhet t'i thoni në një intervistë

Më: 25 prill 2015 Në ora: 19:56

Në një intervistë, qëllimi yt kryesorë është që të komunikosh me punëdhenesin. Përveq të gjithë kandidatëve të tjerë, jeni personi I duhur për punën. I keni aftësitë e duhura, personalitet të mrekullueshëm, dhe motivimin që të arrish gjëra në pozitën tënde të re.

Derisa përgatitni përgjigjet për intervistën që do të lejoj të bëni të gjitha ato gjëra, është shum e rëndësishme së çfarë punëdhënesi konsideron si “karton të kuq”. Një apo dy lëvizje të gabuara, nuk do të ketë rëndësi se sa ishte numri I shitjeve në punën e kaluar.

“Cfare kërkoni ju nga kjo pozitë?”
Këtë pyetje do të ishte mir t’ia bënit vetes para intervistës. Rregulli numër 1 I intervistimit: Bëj kërkime. Ju nuk do të dëshironit që të hynit në intervistë pa e pasur idenë më të vogël për punën apo kompaninë ju do të donit të tregoni se jeni I gëzuar mjaftueshëm sa për të bërë kërkime se si të përshateni. Si fillim, bëni disa kërkime online dhe mundohuni të gjeni një punetorë qe ka punuar apo punon ende aty që të bisedoni përpara ditës së madhe. Në këtë mënyrë ju do të infomoheni sakt se cila është puna që kërkohet në atë kompani dhe do të keni infomacione të caktuara sa për të treguar se ju me të vërtetë jeni interesuar për atë punë.

“Ugh, kompania ime e fundit…”
Nuk ka rëndësi se sa e keqe ishte një punë e kaluar, ju asesi nuk duhet të ofendoni një punëdhënës të mehershëm. Mbajeni zërin diku midis neutralit dhe pozitivit, duke u fokusuar se çfarë ke mësuar nga çdo eksperiencë dhe çfarë dëshiron të bësh në të ardhmen. Është e rëndësishme që t’i tregoni punëdhënësit tuaj potencial se ju përfitoni nga çdo eksperiencë pa marrë parasyshë se sa e hidhur apo e embël ka qenë.

“Nuk e kam kaluar mirë me shefin tim”
Nëse ju deklaroni para shefit tuaj te ardhshëm se nuk keni kaluar mirë me ate të kaluarin, atëherë ju po I ofroni atij nje pasiguri sa I përket përshtatëshmëris tuaj në vendin e punës. Pa marr parasysh se sa keq I keni pasur raprotet mundohuni të tregoheni si një person që përshtatet në çfarëdo situate dhe tregoni se ju jeni me të vërtetë të aftë të komunikoni me njerëzit që ju rrethojnë.

“Jam shum nervoz.”
Edhe nëse jeni nervoz më së shumti që keni qenë ndonjëherë, nuk është e nevojshme ta deklaroni këtë gjë, asnjë kompani nuk do të punesojë dikë që nuk ka vetëbesim. Te gjithë kërkojnë një punëtor të matur I cili është I gatshëm ti bëjë ballë edhe situatave më të këqija dhe është I gatshëm ta kontrolloj veten e tij ne çdo aspekt.

“Mund të bëj çfarë të dua.”
Shumica e punëdhënësve I punësojnë njerëzit që janë të pasionuar pas punës që e bëjnë. Pra kur thoni, “Mua nuk më intereson se çfarë pune keni të lirë, do të punojë gjithqka!”, është një minus I madh. Më mirë fokusohuni në një pozitë të caktuar në çdo kompani që aplikoni, dhe bëhuni gati që të mbroni se pse e kërkoni atë pozitë. Ndonjëherë të jesh I gjithanshëm nuk është opsioni më I mirë pasi në shumicën e rasteve punëdhënësit këkrojnë ta gjejnë një person I cili është perfekt në një lëmi të caktuar.

“Nuk kam shumë përvojë, por…”
Ky gabim është shum I shpeshtë, veqanërisht nëse jeni I sapo diplomuar apo jeni duke ndërruar karierë. Problemi eshte se, kur të tregoni që nuk keni eksperiencë, ju tregoni se nuk jeni I aftë për atë pozitë, apo edhe se jeni duke filluar nga zero. Dhe kjo nuk është problmmi më I madh! Në vend se të tregoni dobësite tuaja, qëndroni pozitiv, fokusohuni ne fortësite tuaja, dhe menjëher tregoni entuziazmin dhe aftësitë që keni për atë pozitë. Edhe në rastin kur nuk keni as një lloj eksperience për atë pozitë tregoni se ju jeni shum të gatshëm të mësoni gjëra të reja dhe në këtë mënyrë e siguroni punëdhënësin tuaj se ju me të vertet e meritoni punën qe keni aplikuar.

“Po! Kam një pergjigje të mirë për atë!”
I keni praktikuar përgjigjet në ndonjë interviste? Bukur. Por mos I mesoni permendësh.Kur jeni I gatshem për ndonjë pyetje të caktuar për të cilat je I përgatitur, do të keni të vështirë që të bashkëbisedoni me intervistuesin. Intervistuesit nuk janë të interesuar të punesojnë njerëz që nuk mund të marrin pjesë në një bisedë. Sigurisht, hyni I përgatitur, por shtrëngojeni veten që të mos I mbani në mend pyetjet e ushtruara. Në raste të caktuara është më mirë të mos kesh përgjigje për secilën pyetje por të jesh I aftë ti përgjigjesh secilës në mënyre sa më natyrale dhe sa më pozitive.

“Perfeksionizmi është dobësia ime më e madhe.”
Çdo punëdhënës pavarësisht se çfarë veprimtarie ushtron synim kryesorë ka që stafi I tij të jetë sa më perfekt. Nëse ju nuk I tregoni atij që ju me të vërtet tentoni t’i afëroheni perfeksionizmit atëhere ai do të jetë më I kënaqur me ju. Të jesh perfekt është e pamundur dhe këtë e dimë të gjith, por të mundohesh t’i afrohesh sa më shum perfeksionizmit është një gjë që mund të bëhet. Prandaj bindeni shefin tuaj të ardhshëm se ju me të vërtet dëshironi të jepni maksimumin e juaj.

“Tregoni eksperiencë, jo kualifikime “
Shpesh ne mundohemi që fokusin kryesor t’i japim kualifikimeve shkollore që kemi arritur dhe I harrojmë qe ajo që ka vlerë është se ku I kemi dëshmuar ato njohuri dhe aftësi që I kemi. Gjatë intervistës është mirë që të tregoni për punët që keni përfunduar, edhe në rastin që nuk keni as një lloj përvoje të punes mundohuni të tregoni ndonjë hulumtim që keni bërë në lidhje me shkollën, apo edhe për praktikat që keni bërë ose në raste të caktuara edhe punët vullnetare që keni bërë në organizata të ndryshme. Kjo tregon që përveq aftësive akademike ju jeni interesuar edhe për punë të tjera, gjë që deshmon se jeni me të vërtet I interesuar për punë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat