Zyrtar i lartë i Riskut Kreditor për Korporata

Kërko punë

Zyrtar i lartë i Riskut Kreditor për Korporata

Më: 4 mars 2015 Në ora: 00:58

Banka për Biznes, me seli në Prishtinë shpall:

KONKURS

Për të aplikuar në pozitën:
Zyrtar i lartë i Riskut Kreditor për Korporata – Zyra Qendrore

Përveç përgjegjësive të përgjithshme, kandidatët e interesuar për aplikim duhet t’i plotësojnë edhe këto kushte:
• Diplomë universiteti në ekonomi, financa, administrim biznesi ose fusha të ngjashme
• Përvojë të punës minimum 3 vite në sektorin bankar, konkretisht në vlerësimin e rrezikut kreditor
• Të posedoj aftësi të shkëlqyeshme analitike dhe organizative
• Të posedoj aftësi të mira komunikuese dhe të punës ekipore
• Të posedoj njohuri të avancuara kompjuterike
• Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme

Përgjegjësitë e përgjithshme:
• Të vlerësoj rrezikun e aplikacioneve/propozimeve kreditore për grupin e klientëve Korporata
• Të bëj analiza të hollësishme të pasqyrave financiare dhe treguesve tjerë financiarë të klientëve, shikuar nga perspektiva e riskut kreditor
• Të ndihmoj në zhvillimin dhe rishikimin e politikave, procedurave dhe manualeve të bankës mbi menaxhimin e rrezikut kreditor, me fokus të veçantë në segmentin e grupit të klientëve Korporata
• Të analizoj dhe monitoroj të dhënat e portofolios kreditore për të identifikuar rrezikun e kredisë, me fokus të veçantë në segmentin e grupit të klientëve Korporata
• Të siguroj dhe shfrytëzoj informacionet statistikore për të ndihmuar në krijimin dhe vlerësimin e analizave mbi menaxhimin e rrezikut kreditor
• Të përgatit raporte të obligueshme të brendshme/jashtme të sektorit dhe divizionit
• Të mbështet të gjithë anëtarët e sektorit/divizionit duke u ndihmuar në aktivitetet ditore në përgjithësi dhe organizimin e punës së sektorit/divizionit në veçanti
• Kryen dhe punë të tjera të parapara nga Menaxherët e Sektorëve apo të përcaktuara nga Udhëheqësi i Divizionit të Riskut.

Procedura e aplikimit:
Formulari për aplikim mund të shkarkohet përmes web faqes: www.bpbbank.com dhe mund të dërgohet në formë të shtypur apo përmes e-mailit në: [email protected]. Dokumentacioni i pakompletuar nuk do të konsiderohet i vlefshëm. Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë, pas seleksionimit të dokumentacionit të paraqitur.

Afati i konkurrimit është deri me datë 06.03.2015.

Call Centre 038 620 620
www.bpbbank.com

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat