BpB dhe Berzh nënshkruajnë kontratë 1 milionëshe

Biznes

BpB dhe Berzh nënshkruajnë kontratë 1 milionëshe

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 10:28
Pamje nga takimi

(E plotësuar) BPB i është bashkuar prej sot programit të financimit për energji efiçiente nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Sipas marrëveshjes së nënshkruar sot në Prishtinë nga kryeshefi i ekzekutiv i BPB-së dhe  presidenti i BERZH-it, BPB ja do të marrë një linjë krediti nga BERZH në vlerë 1 milion eurosh për huadhënie ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, dhe ekonomive familjare për investime në energjinë efecientë dhe energji të ripërtritshme.

Linja e kreditit është lëshuar në kuadër të kornizës së BERZH-it, të projekteve të energjisë së Qëndrueshme në Kosovë.

Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, tha se investimet në energjinë e gjelbër janë të rëndësishme për BERZH-in, i cili e sheh luftën kundër ndryshimeve klimatike globale si një nga prioritetet e tij strategjike, dhe është udhëheqës mes institucioneve shumëpalëshe në angazhimin e bankave private në financimin e energjisë së qëndrueshme. Ai tha se është krenar që prej sot kanë partner të ri BPB-në.

Chakrabarti: Kemi pasur këtë mburojë që nga viti 2011 këtu në BPB

“Ne e kemi pas këtë mburojë që nga viti 2011 këtu në BpB dhe ne mund ta shohim që nëpër vite banka ka ecur dhe hap pas hapi i ka përmirësuar përformancat. Numrat janë mbresëlënës, pra numrat janë rritur në mënyrë të konsiderueshme, përfitimet, kapitalizmi,  moskthimet e kredive kanë qenë mjaft të ulëta, pra të gjithë indikatorët janë në drejtimin e duhur”, theksoi Chakrabarti.

Ai beson se kjo bankë mund të jetë mjaft inovative dhe kjo është një nga arsyet pse BERZH ka dashur  të nënshkruajmë këtë marrëveshje kredie në vlerë prej 1 milion euro.

Kryeshefi ekzekutiv i BPB-së, Arton Celina, tha se partneriteti për financimin e energjisë efiçiente është një shembull se si duhet t’i qasemi zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për klientët që kanë në fokus kursimin e energjisë, e që, sipas tij, konsiderohet një nga temat kryesore në diskutimet globale.

Celina ka folur edhe për përformancën e shkëlqyeshme të bankës që ai udhëheq, e cila ka shenja stabiliteti në krahasim me atë çka kanë parë në tregun financiar në Evropë dhe në Botë.

Celina: Banka jonë është duke treguar përformancë të shkëlqyeshme

“Është pothuajse në harmoni me rritjen e GPD-së që tregon shkallën më të lartë të rritjes dhe pritshmëritë janë tejkaluar për 3.5%, dhe në çerekun e parë për 3.8% sipas kredisë me një rritje prej 60 milionë, depozita mbetet e qëndrueshme duke treguar shenja stabiliteti në krahasim me atë çka kemi parë në Evropë dhe në Botë. Ndër bankat e tjera, banka jonë është duke treguar përformancë të shkëlqyeshme. Ne kemi një rritje prej përafërsisht 11,5 milionë të kredive. Ne nuk kemi tentuar të menaxhojmë të gjitha bilancet, proporcioni i depozitës qëndron 80 - 82%, çka është edhe synimi ynë”, deklaroi Celina.

Ai tha se BPB është zotuar t’u ofroj klientëve të saj shërbimet dhe produktet më të mira në tregun lokal. Celina beson që programi i BERZH-it për energji të qëndrueshme, është programi i duhur në kohë të duhur për investime në energjinë efiçiente.

BPB është një nga dy bankat në Kosovë nën pronësi shumice të investitorëve vendas. BERZH-i, i cili gjithashtu zotëron 10 për qind të kësaj banke që nga viti 2011, ka bashkëpunuar me BPB edhe në të kaluarën, duke përfshirë biznesin e dokumentuar dhe kreditimin e biznesit të vogël.

***

BpB dhe Berzh-i kanë nënshkruar marrëveshje biznesi për kredi 1 milion euro, e cila ka për qëllim programin për për energji të ripërtritshme dhe efiçiencë të energjisë.

Arton Celina kryeshef i BpB-së tha me këtë rast se Banka ka për fokus zhvillimin e programit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Presidenti i Berzh-it, Suma Chakrabarti tha se janë krenar që me këtë marrëveshje të arritur sot po bëhen pjesë e BpB-së. Drejtues të kësaj banke vendore në Kosovë vlerësuan lartë marrëveshjen e arritur me Berzh, me çka sipas tyre kjo bankë është duke u zhvilluar dhe po kontribuon në ekonominë e Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat