Në këtë adresë do të gjeni zgjidhjen më të mirë për buzëqeshjet tuaja dhe për ta ngritur cilësinë e jetës suaj.
Të nderuar lexues, vazhdojmë prezantimin e firmave të ndryshme në diasporë. Sot do të keni mundësi të lexoni për një ekip dentistësh që bën mrekulli për dhëmbët tuaj. Unë vetë e vizitova ordinancën që ishte mjaft e madhe dhe që është e pajisur me mjetet më moderne dhe më bashkëkohore. Ishin duke punuar me teknologjinë e fundit që normalisht ndihmon në punën që e bëjnë.
Dr.med.dent. Anas Wassouf ishte dentisti të cilin sot e vizituam dhe na sqaroi për punën që ishin duke bërë.
Ta njohim kush është dr.Anas Wassouf ?
Dr.Anas Wassouf shkroi tezën e doktoratës për operacione gojore dhe maksillofaciale në Universitetin e Cyrihut në vitin 2003. Ai specializoi në fushën e Periodontics në vitin1997 në Damask (Siri) dhe po ashtu për kirurgjinë orale - dhe maksillofaciale në vitin 2005 në Damask (Siri). Ai i ka praktikuar me shumë sukses njohuritë e tij në fusha të ndryshme në klinikat private. Edukimin e tij për kirurgjinë orale dhe maksillofaciale e ka bërë në spitalin e Universitetit të Cyrihut, në kirurgjinë dentare. Ai është edhe dentist, edhe specialist.
Zotri Wassouf, na tregoni pakëz se çka jeni duke punuar në ordinancën tuaj?
Jemi duke punuar për mirëmbajtjen e dhëmbëve si çdo dentist, por përveç këtyre mirëmbajtjeve bëjmë shumë punë estetike dhe implantologji. Pra këtu kemi mundësi të bëjmë operacione të ndryshme për dhëmbët siç janë implantat ose ndonjë kirurgji tjetër të nevojshme për estetikën e dhëmbëve. Kemi dhomë të veçantë për sterilizimin e mjeteve për operacion me makina më moderne duke filluar prej zonës së kuqe, pastaj në zonën e verdhë dhe më në fund vjen zona e gjelbër ku janë plotësisht të sterilizuara. Po ashtu i bëjmë të gjitha të gjitha foto-rëntgenet me rrezet X, i kemi të gjitha mjetet e duhura.
Kemi një ekip të punës prej nacionaliteteve të ndryshme, si dhe ofrojmë praktikë “Lehre” për nxënësit që kanë interes dhe sukses në shkollë.
Zotri Wassouf, a keni ndonjë nxënës (ose nxënëse) shqiptar që është i punësuar te ju ?
Po, zonja Albiona Reka nga Kosova është duke bërë praktikën në ordinancën tonë dhe kemi mjaft pacientë shqiptarë nga trojet tuaja si nga Kosova, ashtu edhe nga Maqedonia.
Çka është filozofia juaj?
Të kontribuojmë përgjithësisht për secilin person që të ketë dhëmbë të shëndetshëm e të bukur, të jetë një gur i çmuar që do të shkëlqejë si perla, bizhuteri, që do ta veshë çdo ditë duke qenë i lumtur.
Stomatologjia është e lidhur ngushtë me artin. Dentisti për t’i kryer të dyja detyrat duhet të ketë një sy për estetikë, si dhe mendjen e aftësinë për të zbatuar këtë dinakëri për çdo paciente dhe çdo pacient.
Stomatologjia dhe implantologjia sot ofrojnë mundësi të papara.
Si janë konsultimet ose ofertat tuaja?
Ne gjithmonë kemi kohë për një konsultim pa ndonjë obligim. Çdo foto-rëntgen, nëse ka nevojë, bëhet falas. Urdhëroni dhe binduni vetë! Ju mirëpresim!
Si është orari i punës në ordinancën tuaj?
Natyrisht se kemi menduar edhe për të punësuarit, edhe për ata që nuk punojnë.
Pra, nuk është e domosdoshme të merrni kohë të lirë për shkak një trajtimi dentar. Kemi organizuar për ju orarin e punës si më poshtë:
E hënë - e premten 8.00-18.00.
E shtunë 9.00-18.00.
Të dielave nuk punojmë.
Adresse:
Boulevard Lilienthal 19
8152 Glattpark- Opfikon
Tel.: +41 (0) 44 811 16 16
Fax.: +41 (0) 44 811 16 15
E-mail:
[email protected]