IDORAMA - firmë tregtare ndërkombëtare në Francë

Biznes

IDORAMA - firmë tregtare ndërkombëtare në Francë

Nga: Intervistoi: Bekir Bekiri Më: 4 nëntor 2011 Në ora: 17:03

Të nderuar lexues, sot ju prezantojmë një firmë nga Franca, e cila ka arritur sukses të madh në shitjen e produkteve që kërkohen më së shumti, si: Red Bulli, Evian , Coca-Cola, Capri Sonne dhe shumë marka të tjera të njohura në tërë botën.

Bisedë eksluzive me pronarin e firmës IDORAMA, zotëri IDO Uludag.

Zotëri IDO, në cilën vit e keni themeluar firmën IDORAMA dhe sa kohë ka që punoni me tregti ndërkombëtare, sepse, si e dimë, është pak vështirë të punosh në shumë shtete, si e arritët këtë sukses?

IDORAMA është themeluar në vitin 1994 dhe specializimin në punët e tregtisë ndërkombëtare e ka filluar në vitin 1998. Ç’është e vërteta ne u themeluam si degë e Mesche Holding, që është e formuar në vitin 2005.

Zotëri IDO, na tregoni disa informata rreth firmës suaj?

Ne e kemi prezantuar firmën tonë si firmë për import dhe për eksport për markat e njohura të produkteve ushqimore dhe pijeve. Ne kemi një tregti ndërkombëtare në tërë botën ku kemi mjaft partnerë pune, ku i furnizojmë direkt produktet deri te dera e tyre, kudo që të jenë në botë. Pas 16 vjetëve të zhvillimit, të punës me kompetencë profesionale dhe me sukses në shitjen me shumicë, IDORAMA fitoi një imazh shumë të bukur dhe besim të madh te klientët me të cilët kemi punuar, prandaj edhe kemi klientë dhe partnerë me të cilët punojmë në tërë botën.

Zotëri IDO, ku e keni zyrën kryesore dhe ku e keni vendin e punës ?

Selinë dhe qendrën e firmës e kemi në Activillage Business District (Industrial park Crolles/Bernin) në afërsi të Grenoble. Hapësira e depos 3000 m² e bën firmën IDORAMA të ketë rrjet të suksesshme të shpërndarjes së mallrave në shtetet e BE-së (Bashkësisë Evropiane dhe në Zvicër). Po ashtu depoja në Antwerp (Belgjikë) dhe depoja në Angli na jep mundësi që t’i shpërndajmë produktet edhe në shtetet e tjera dhe të zgjerohemi edhe në kontinentet e tjera .

Zotëri IDO, cili është vizioni dhe qëllimi i firmës suaj ?

IDORAMA është firmë që gjithmonë ka për qëllim zhvillimin e biznesit duke gjetur rrugë të reja për tregti dhe mënyra të ndryshme se si t’i plotësojë dëshirat e klientëve, si dhe të ketë produkte e shërbime më të mira dhe po ashtu të krijojë lidhje afatgjata e me fitim të dyanshëm me bashkëpunëtorët tanë.

Adresa : Kontakt :
IDORAMA SAS Tel: +33 (0) 4 76 92 00 10
Activillage B7 Fax: +33 (0) 4 76 92 00 11
Chemin des Fontaines Cidex 8g Email: [email protected]
38190 BERNIN, France MSN: [email protected]

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat