Europa festonte Ditën e Europës, shqiptarët vriteshin pse janë shqiptarë në Maqedoni!

Bota e Yjeve

Europa festonte Ditën e Europës, shqiptarët vriteshin pse janë shqiptarë në Maqedoni!

Më: 10 maj 2016 Në ora: 22:19

Si është situata tani pas sulmit në Kumanovë?( bëhet fjalë një javë pas ngjarjeve )

Situata akoma është dramatike. Njerëzit janë shpërndarë e shpërngulur , disa nëpër qytete e disa nëpër fshatra përrreth. Gjithë ditën vijnë ,sillen , ndërsa në mbrëmje para se të erresohet të gjithë vijnë e marrin anëtarët e vetë të familjes edhe shkojnë ku ka gjetur ndonjë vend strehim apo farefis.

Sa u ndije ne Lagjen e Trimave, ngrohtësia e bashkëvendasve tuaj dhe të bashkombasve , shqiptarëve për rreth ?

Unë mendoj se shqiptarët gjithkund - ku janë menjëherë na kanë dalë në ndihmë me gjërat me elementare , ushqime higjenike , ditën e dytë ka patur edhe veshmbathje , më vonë edhe orendi shtëpiake, në sasi shumë të vogël në krahasim me nevojat ,që janë paraqitur pas intervenimit ushtarak këtu në lagje. Por ndihma më e madhe ka qenë ajo morale, që të gjithë shqiptarët, kan jetuar me fatin tonë, nëpërmjet telefonatave, mesazheve që na dërguan treguan se ishin me ne ato ditë të një dhimbje të tmerrshme.

Çfarë ishte dëmi që pësuat ?

Ju do t’i shihni edhe vetë se janë të prekura diku 69 shtëpi me në përbërje 125 familje, ku në total përbëjnë për-afërsisht 450 banor. Më tepër se gjysma e shtëpive janë të shkatërruara totalisht . Pjesa tjetër e shtëpive janë të dëmtuar disa me përqindje më të madhe ,disa më te vogël , mirëpo nuk janë as 5 a 6 që dikush të mundet të fleje aty , për shkak të gazrave ,ngaqë jane hedhur sasi e madhe e armatimeve e barutit, aty edhe po të ishin të mira shtëpitë, nuk do mundej të banohet, pa u dis-komtaminuar. Unë vetë banoj vetëm 30 m mbi lagjen , ende nuk jemi të qetë, ajri është i ndotur dhe i kontaminuar.

Kur ndodhi ngjarja ,ku ishit ju dhe si e mësuat se cfarë po ndodhte ?

Ne i dëgjuam krismat e para në orët me të para të mëngjesit , diku nga ora 5 e 15 në mëngjes . Unë siç ju thash për skaj të rrugës kryesore, dritaren e kam 1 m prej rruge. Ne nuk kemi mundur të lëvizim, unë bashkëshortja dhe 2 djemtë. Deri nga ora 8 në mbrëmje nuk kemi pasur shanse që të lëvizim në asnjë vend. Kemi parë para shtëpisë 3 makina ushtarake, të rënda, shoqeruara anash me trupa tejet të armatosura nga pas u vinin dhjetra me autoblinda, në formë autokollone prej nga rruga që vejn nga xhamia e deri poshtë lagjes, për në qender. Ka pas të shtëna të njëpasnjëshme, edhe nga ajri me helikopter ushtarak, dhe nga të gjtiha drejtimet, pothuajse 45 -46 orë . Dikur nga fundi me itensitet më të vogël ,por ka pas të shtëna edhe ditën e dytë, pasi policia dhe forcat speciale ia mësynë Lagjes së Trimave.

A kishte shenja më përpara se do të ndodhte dicka e tillë?

Jo ! Jo! Mbasi ne nuk kishim parë asnjë shenjë paralajmërimi se mund të ndodhë një gjë e tillë , vetëm kur dëgjuam krismat kuptuam se këtu dicka po ndodh . Nuk ka pasur lëvizje të dyshimta, as nga policia as nga qytetarët, gjithçka i përkiste një ditë normale me zhvillime të zakonshme dhe të përditshme të jetës së këtyre banorve.

Po forcat e policisë ishin të shtuara vetëm atë ditë ?

Fillimisht, dita nisi e qetë, ka pas më pak policë, mirpo brenda ditës deri nga ora 10 e paradites kishte një shtim të frocave të policve të armatosur dhe uniformës, ka pas më shumë se zakonisht , rrugët u mbushën perplot me forca special dhe mjete policore, blinda etj.

Po qytetarët si u mbrojtën , si u larguan apo strehuan në ato momente?

Ata janë , mbrojtur, dhe larguar apo strehuar, mbas plasi zjarri i armëve, dhe degjoheshin krismat në mënyra individuale. Ashtu si ju thash edhe më parë, unë në orën 20 e 5 min kam dalë nga shtëpia , deri atëherë pata tentuar të dal në rrugë , mirpo specialet që ishin vendosur në çdo rrugë më dhanë shenjë, që të kthehem në shtëpi. E diku nga ora 8 :30, meqë bashkëshorten e kam me probleme zemre , kërkova ndihmë e kështu dola ë i thashë, një komandati patrulle policie se “kjo që po ndodh nuk përballohet më, gruaja është me problem në zemër “,. Polici më tha kthehu brenda se do të lajmërojmë më vonë, pas 1 ore, kështu na thanë, edhe policët e tjer, që na kishin rrethuar, duke na sygjeruar që nëse doni të dilni , duhet ta beni shpejt e shpejt për 1 minutë . Pas kësaj dola përsëri nga shtëpia, dhe nga dera tjetër e oborrit, komunikova me telefon me njerëz të tjer në Lagjen e Trimave, dhe ata më tahnë se janë të rrethuar me mjetet e policies ishin ende nëpër rrugë. Ndërsa, krismat dëgjoheshin aty këtu edhe pse pak më vonë u shpall një lloj armëpushimi ,aksioni vazhdoi natën edhe të nesërmen , deri diku nga ora 7 e mëngjesit.

Të arrestuarit janë të gjithë fshatar, pra banor të Lagjes së Trimave ? apo ka edhe nga vendbanimet e tjera ?

Me sa kemi mësuar nëpërmjet rrefimeve të njëri tjetrit, thuhet se ka edhe njerëz të cilët kan qenë të veshur me uniforma të kamufllazhit, me simbole, mirëpo ne vetë nuk i kemi parë asnjëherë.

Cfarë thonë familjarët e tyre , a i kanë takuar apo kan komunikuar me ta?

Diku pas orës 7 - 8 të mbrëmjes në javën e dytë, të ngjarjes, thanë se i kanë lejuar t’i takojnë me ndërhyrje të OSBE. Unë, vet jam kryetari i këshillit të emergjencës dhe kryetari i lagjes. Dhe kam pasur takime të ndryshme e një nga këto takime edhe me një zyrtar të OSBE. Me të cilin edhe kam pasur bashkëpunim, lidhur me problemin. Gjithmonë, kërkesat tona janë munduar t’i plotësojnë, na kanë sjellë përgjigje për ato gjëra që jemi interesuar. Pyetjet tona i kanë çuar deri në instancat përkatëse, si edhe na e kan bere me dije.

Po faktori politik, çfarë qendrime ka mbajtur në këtë situatë, sa u gjend afër Lagjes së Trimave me atë çfarë ndodhi?

Faktori politik na ka ndihmuar zero! Fakorin politik unë e mënjanoj edhe në takimet tjera. Asnjë politikan shqiptarë, pozitë apo opozitë, nuk janë prononcuar se çfarë ka ndodhur. Vetëm kryetari i Strugës , zoti Ziadin Sela na erdhi qysh ditën e parë, kurse, tentativën e deputetëve të BDI për të na takuar , disa banorët e Lagjes se Trimave e priten me protestë.

Edhe, banorët e tjerë të Lagjes së Trimave, ku ndodhi ku ngjarje e tmershme, mendon se ndajnë të njëjtin mendim me ju ?

Po!Po! Edhe qytetarët mendojnë të njëjtën gjë. Ka qenë një rast ku dy deputet të pozitës kanë ardhur vetëm për sehir , ku pati edhe reagim nga qyetarët.Kanë ardhur edhe politikanë të tjerë, por pa funksione.

Mirëpo, çfarë prisnit ju nga politikanët ?

Ne presinim gjithcka nga politkanët. Po të ishin ata aktiv nuk do të kishte ndodhur kjo. Edhe nese dikush ka patur mundësi të bëjë diçka, le të silleshin si njerëz, dhe të dëgjojnë kërkesa që kanë qytetarët.

A ka dyshime se politika e ka ditur më përpara se dicka do ndodhë ?

Jo nuk mundem të përgjigjem për diçka që nuk e di, në se e dinin apo jo! Unë për politikanët nuk mund të flas në emër tyre . Unë flas për atë c’ka është bërë , cfarë ka ndodhë dhe se ç’po ndodh tani pas ngjarjeve .

Në rast se do të bëjë një thirrje, dhe atë do t’u bëje bashkëatdhetarëve sidomos atyre në SHBA? cila është …..

Për bashkëatdharët kudo që janë , si këta në Europë, që na janë gjendur pranë menjëher pas asja që ndodhi, por edhe atyre në SHBA , do t’u shprehja së pari faleminderimin për angazhimin e tyre, përkujdesjen e përkrahjen , edhe për ndihmat, edhe pse akoma skanë arritur për këtë rast, edhe pse ata janë gjetur gjithmonë pranë nesh , ishahlla në të ardhmen do të jenë edhe më pranë nesh, me këtë që na ndodhi.

Më lejo të bëjë një ndërhyrje të vogël, për shqiptarët e Amerikës, “Kam mësuar se javën e fundit të Qershorit (22 qershor 2015)do bëhet një manifestim në qender të New Yorkut, me moton “Kumanovë jemi me Ty” në përkrahje dhe solidarizim me Kumanovë ,e cila eshte per e terhequr vemendjen dhe organizamave nderkombetar -, OKB-se.

Shumë ju faleminderit bashkombësave tanë në SHBA. Ajo do të ishte ndihmesa më e madhe për ne, biles po të kishim mundësi do të vinim edhe ne për t’ju bashkangjitur protestës, mirpo në mungesë të anës materiale , të mundësive dhe distancë e madhe që s’na e mundësojn një gjë të tillë, mirpo ne jemi mirënjohës për çdo aktivitet që do të ndërmarrin. Për çfardo lloj ndihmë për ne, ne do të jemi mirënjohës. Po edhe sikur ata të rrezikoheshin për dicka , edhe ne do të bënim të njëjtën gjë për ata . Ju lutem percillja një mesazh nga ne edhe ish kongresitit Xhozef DioGuardi, Kryetarit të Lobit shqiptar në SHBA- , që ta ngrejë zërin për ne, në Uashington presim shumë nga ai ashtu siç ka bër për Kosovën, çështjen shqiptare dhe Çamërinë.

Ju faleminderit!

Edhe, unë ju Faleminderojë!, edhe një her, më lejo që t’ju falenderoj edhe në emër të gjithë këtyre banorëve, që keni ardhur nga Amerika për të na vizituar dhe dhënë kurajo – Shumë Ju faleminderit! Zoti u bekoftë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat