Së shpejti zgjidhen problemet pronësore në rrugën Prishtinë-Pejë

Bota e Yjeve

Së shpejti zgjidhen problemet pronësore në rrugën Prishtinë-Pejë

Më: 30 prill 2016 Në ora: 15:15

Ministria e infrastrukturës ka shumë vite që është përqendruar në shumë projekte të mëdha nacionale për infrastrukturë rrugore, kryesisht në ndërtimin e autostradave, rrugëve magjistrale, rrugëve regjionale por edhe lokale. Mirëpo, punimet për ndërtimin e dy rrugëve rajonale, ajo Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Mitrovicë janë zvarritur me vite të tëra për probleme të shpronësimit.

Sipas drejtuesve të Ministrisë së Infrastrukturës realizimit i këtij segmenti do të ndodhë shpejt, meqë edhe problemet pronësore janë duke u zgjidhur. Kështu tha zëvendësministri i Infrastrukturës, Fehmi Mujota në intervistën për Kps.

Autostrada “Arbën Xhaferi” po ndërtohet me standardin e lartë dhe me një dinamikë të shpejt. Po ashtu, po realizohen shumë projekte në infrastrukturën rrugore nëpër komuna. Janë realizuar një numër i madh i projekteve, një pjesë e tyre janë në realizim e sipër, diku brenda këtij viti do të përfundojnë të gjitha projektet e filluara para dy apo tri vjetëve, tha Mujota, duke shtuar se këtë vit do të fillojnë edhe disa projekte të reja në shumicën e komunave të cilat kanë një jetëgjatësi rreth dy apo tri viteve dhe pritet të kemi përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës rrugore, me një qarkullim shumë më të lehtë për qyteta rët e Kosovës në të gjitha drejtimet.

Mujota tha se janë disa probleme pronësore në segmentin Prishtinë – Pejë, por beson se janë afër zgjidhjes dhe do të mund të vazhdojnë punimet prapë.

Mujota: Shpejt do të zgjidhen problemet pronësore në segmentin Prishtinë-Pejë

“Unë besoj që këto vonesa që kanë të bëjnë me shpronësimet tashmë janë në rrugë për t’u zgjidhur të gjitha në segmentin Prishtinë-Pejë dhe besoj se shpejt do të zgjidhën. Ndërsa, çështjet e sigurimit të buxhetit nga Kijeva deri në Pejë janë çështje që kanë të bëjnë me një marrëveshje për kredi-marrje dhe besoj, meqë marrëveshja është arritur edhe këto punë do të fillojnë”, tha Mujota.

Sipas tij, edhe segmenti rrugorë Prishtinë-Mitrovicë nga fshati Stanovc në drejtim të Mitrovicës, pritet që sipas marrëveshjes që është bërë me Bankën Islamike dhe me Fondin Saudit të mund të fillojnë punimet.

Ai tha se për të realizuar një projekt me sukses duhet të kesh edhe buxhetin e siguruar, përfundimin e procesit të shpronësimit.
Shpronësimi, sipas tij, është një pengesë jo e vogël në realizimin e projekteve të mëdha nacionale.

Mujota: Është e vërtet se ka pasur një kohëzgjatje të madhe

“E kuptojmë që çdo rrugë që fillon së ndërtuari duhet të ketë një plan më të shpejt dinamik të realizimit në mënyrë që qytetarët më shpejt mund të shfrytëzojnë dhe të mos iu shkaktohen pengesa në rrugë, por është e vërtet se ka pasur një kohëzgjatje më të madhe në këto drejtime Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë-Mitrovicë do të dëshironim që të jetë një dinamikë sikur që ndërtohen autostradat ajo nga Morina deri në Besi dhe tani kjo që shkon për Shkup. Por këto tani kanë një karakter tjetër të kontraktimit dhe sigurimi i buxhetit, ndërsa këto rrugë nacionale sipas mundësive buxhetore. Bes oi shumë se do të kemi një progres në këtë drejtim”, tha Mujota.

Zëvendësministri i MI u shpreh i kënaqur me dinamikën e realizimit të punimeve në autostradën për Shkup, i cili tha se punimet janë duke shkuar sipas planit dhe në afatin prej 42 muajve sipas kontratës do të përfundojnë, ose në fund të vitit 2017.Ky projekt po i kushton buxhetit rreth 600 milionë euro, kurse ndërtimi i autostradës Morinë-Besi ka kushtuar mbi 800 milionë euro pa shpronësime.

Mujota: Autostrada për Shkup përfundon në fund të vitit 2017

“Ne jemi të kënaqur me dinamikën e shumicës së projekteve ekzistuese, disa prej tyre kanë filluar disa vite më herët siç është fjala për autostradat dihet që në vitin 2014 filluam edhe autostradën e dytë në drejtimin Prishtinë-Shkup dhe punimet po shkojnë sipas planit dinamik. Në afatin prej 42 muajve sipas kontratës kjo auto-rrugë duhet të përfundoj edhe dinamika e punimeve prem ton që ne do të jemi në fatin e paraparë kohorë sipas kontratës me përfundim të këtij projekti shumë të rëndësishëm për Kosovën dhe për rajonin”, thotë Mujota.

Ai tha se ka një numër të madh të projekteve që lidhin komunat me komuna, dhe ndihmojnë shumë zhvillimin e ekonomisë dhe bujqësisë, si degë e ekonomisë dhe zhvillimin e turizmit malor.

Mujota beson se brenda tre katër viteve do të mund të arrihet rrumbullakim i shumë segmenteve rrugore të rëndësishme për vendin, por objektivë kryesore mbetet edhe ndërtimi i rrugës Prishtinë-Gjilan, i cili sipas zëvendësministrit Mujota punimet pritet të fillojnë nga mesi i vitit 2017.

Mujota: Ndër objektivat kryesore mbetet ndërtimi i rrugës Prishtinë-Gjilan

“Gjatë këtij viti ne kemi një numër të madh të projekteve që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore nëpër komuna. Ju kemi dal në përkrahje shumë komunave të Kosovës për shumë vite, pra, edhe në këtë vit do të fillojnë të realizohen. Ndër objektivat kryesore mbetet ndërtimi i rrugës Prishtinë-Gjilan, janë bërë përgatitjet studimore. Ekziston një projekt ideor jo ende i detajizuar. Por deri në fund të vitit besojmë se ky projekt do të jetë i kompletuar dhe varësisht prej sigurimit të buxhetit, qoftë përmes kredimarrjes, qoftë edhe nga mundësitë e buxhetit tonë do të mund të fillojnë punimet, por bindja ime është se nuk mund të fillojnë punimet para gjysmës së vitit 2017”, tha zëvendësministri Mujota.

Ai tha se komunat e Kosovës janë përfshirë shumë në përkrahjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe shpreson se komunat pas vitit 2018 shumë pak do të kenë nevojë për të kërkuar përkrahje nga Ministria e Infrastrukturës sa i takon ndërtimit të rrugëve lokale, sepse ato janë në përfundim e sipër.

Mujota: Është e nevojshme zgjerimi i rrugës nga Peja në Gjakovë deri në Prizren

“T’ju them të drejtën objektivat ekzistojnë të Ministrisë, planifikime mund të bëhen në këtë drejtim, por gjithmonë po them se duhet të kem parasysh sigurimin e buxhetit nëse këto rrugë mendohet që mund të bëhen brenda një periudhe të shkurt kohore. Paksa duhet të jem skeptik që mund ë bëhen shumë shpejt, me përjashtim nëse marrim kredi për ndërtimin e këtyre rrugëve. Edi që është e nevojshme të ketë zgjerim të kësaj rruge nga Peja në Gjakovë deri në Prizren, është rrugë jashtëzakonisht e frekuentuar, por të shohim në planin që ekziston për zgjerimin e rrugëve Prishtinë-Podujevë, Prishtinë Gjilan. Shpresojmë që edhe kjo rrugë të mund të përfshihet në kuadër të realizimit të projekteve për zgjerim të rrugëve me kreditë që po mendojmë t’i sigurojmë nga Banka për Ndërtim dhe Zhvillim”, tha Mujota.

Sipas Mujotës, në këtë vit mund të fillon zgjerimi i pesë kilomet rave të rrugës Podujevë-Prishtinë, pastaj vazhdimi i mëtutjeshëm do të arrihet sipas sigurimit të buxhetit.

Mujota: Sivjet fillon zgjerimi i rrugës 5 km Podujevë-Prishtinë

“Në këtë vit mund të fillon ndërtimi i katërt apo i pesë kilometrave në hyrje të qytetit të Podujevës. Më vonë pastaj progresi do të arrihet sipas sigurimit të buxhetit”, tha Mujota.

Po ashtu, Mujota theksoi se autoritetet e Kosovës po përgatiten maksimalisht që t’i marrin përgjegjësitë e plota për menaxhimin e kontrollit ajror, natyrisht sipas obligimeve dhe përgjegjësive kushtetuese. Tashmë kontrollin ajror është nën kompetencat e kompanisë hungareze “Hugaro kontrolli”, deri në vitin 2019.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat