Sopranoja Inva Mula me “Himin e Nëna Terezes” vjen në New York

Bota e Yjeve

Sopranoja Inva Mula me “Himin e Nëna Terezes” vjen në New York

Nga: Intervestoi Beqir SINA Më: 21 mars 2016 Në ora: 20:25

NEW YORK CITY : ArtisticPromotions, Inc.prezanton: Në datën 26 Mars, 2016 , ,pra këtë të shtunë prezanton Divën e muzikës klasike Shqiptare, Sopranon me famë boterore znj. Inva Mula, e cila do të përformojë në Tawn hall NYC. Në këtë event do të marin pjesë gjithashtu pianisti virtuoz z.Genc Tukici dhe dirigjenti dinjitoz Maestro Bujar LLapaj.

Të ftuar në këtë koncert madheshtor do të jenë edhe Dëshira Ameti Krliu, Soprano:Kreshnik Zhabjaku,Baritonë: Riad R. Ymeri, Tenor;

Koncerti është ndërtuar mbi bazën e albumit prestigjoz të Inva Mules, me titull "Për ty Atdhe" ku përmblidhen perlat e muzikës shqiptare dhe jaret shkodrane, të arranxhuara nga ajka e krijimtarisë dhe muzikës Shqiptare.

Dëshira Ahmeti Krliu, me bashkëshortin e saj edhe ky artistë Arian Kerliu janë edhe kompania e cila manxhon këtë koncert historik në Nju Jork .

Gazetari ynë në Neë York, Beqir SINA, bisedojë me sopranon e parë shqiptare në Operën e Shkupit e cila thotë pothuajse çdo gjë është gati për koncertin e shumë pritur me 26 Mars në qytetin e Nju Jorkt

Ajo flet më gjerësisht në këtë intervistë posaçme për gazetën Bota Sot,.

Dëshira, koncerti i Inva Mulës po afron - me këtë titull po lajmërohet se po vjen koncerti i veçantë i 26 marsit në“The Toën Hall”, teatri famoz i Neë York-ut, - Çfarë ka bërë “Artistic Promotions Inc.” për t’a bërë këtë “ngjarjen më të suksesshme e muzikës klasike në botë” një ngjarje historike të muzikës në Nju Jork ?

Dëshira - Ahmeti Krliu : Artistic Promotions Është formuar me idene për promovimin e artit dhe kulturës ne Neë York, në Metropolin më të madh ku jeton komuniteti shqiptar me vite i emigrur në SHBA nga vende të ndryshme, por qendrat e artiti dhe kulturës janë më të fokusuara në këtë kryeqendër prandaj dhe ne si profesionistë në këtë lëmi deshëm që koncerti i Sopranos tonë Inva Mula të mbahet në skenë të një salle prestigjose ku i takon cdo artisti .Ky koncert do jetë historik sic thuhet për vet faktin që mbahet për herë të parë me një orkestër të madhe simfonike e drejtuar nga dirigjent dhe me artistët të ftuar që janë të gjithë me një bagazh të veprimtarisë së tyre në skenën e muzikës klasike.

Pra nuk është proekt i sajuar por është i studijuar me muaj të tërë dhe i pregatitur nga një ekip profesionistësh për të arritur deri në suksësin e pritur të këtij Eventi të madh.

Ao do të jetë ky ai “diamanti” ku muzika shpalos krenarinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe forcën e unitetit tonë, si popull me shumë besime?.

Dëshira - Ahmeti Krliu : Ne shperosojmë që të mirpitet nga artëdashësit sa më mirë dhe të mbëtët në kujtësën e tyre për shumë vitë më rradhë.Përgjëgjësia për të krijuar këtë projekt ishtë shumë e madhë ku unë dhe bashkëshorti im e Ariani i cili është një muzikant i shkëqyer dhe shumë profësional në punën e tij pra si dy ideatorë të këtij koncerti dhe Artistic Promotions që kemi një përgjegjësi ta mbajmë më shumë profesionalizëm mbi shpinë dhe t'ju dhurohet ai Diamanti në shpirtin e të gnjithëve qe do ta shijojnë këtë mbrëmjë të magjishme të përlave shqiptare,të këngëve që janë kënduar më vitë nga artistët e mëdhenj shqiptar atdheut, por këtë rradhë nga Diva jonë e cila më bukur se c'do kush tjetër na prezantoj në botë më sukseset e saja te mëdha si Soprano e cila ka kënduar në krah të artistëvë të huaj më të mëdhënj dhë këtë e dimë të gjithë në si shqiptarë se sa vlera na ka ngritur kombit tonë kjo artiste,prandaj dhe me shumë kënaqeësi e kemi organizuar këtë koncert të madh dhe të quajtur Historik.

Si menaxher të përgjithshëm deri ku keni arritur deri tani për të kapur suksesin?

Dëshira - Ahmeti Krliu : Si organizatorët kryesor bashkë me mikun tonë të ngushtë muzikat Did Tezha dhe Baritonin Kreshnik Zhabjaku kemi punuar pothuajse 3 muaj me rradhë për të rezervuar sallën,orkestrën,përputhjen e datave me Sopranon Inva Mula. Dirigjentin nga Kanadaja dhe pianistin Genc Tukiqi nga Parisi,sepse të gjith janë artistë me një kalendar të caktuar në agjendë të punës së tyre,pra kuptohet është një punë e cila don shumë përkushtim dhe don shumë vëmëndjë që të gjitha këto të koordinohen dhe të bëhen në një.

Mendojmë se kemi arritur në finalizimin e të gjitha punëve dhe ne jemi gati qe të shtunën me 26 Mars ta shijojmë mbrëmjen bashkarisht.

A jeni e shqetësuar në lidhje me interesimin e publikut deri tani ? a e keni arritur atë që mendonit prej se ju e kur e nisët këtë andarllë ?

Dëshira - Ahmeti Krliu : Të them të drejtën nuk u shqetësova në asnji moment,as unë dhe as ekipi realizuas i koncertit ,për vet faktin që sjellim në skenë gjthë këta emra të fuqishëm në krye me Inva Mulën pse ti frikësohemi publikut,ne mendeoj se për artëdashësit do ishte një shqetesim nëse do ta humbisnin këtë mbrëmje.

Sa ka qenë të gatëshme për sponosorizim të këtij koncerti madhështor do t’a quaja - kompanitë dhe bizneset shqiptare ?

Dëshira - Ahmeti Krliu : Kjo është një nga momentet kyce do ta quaja që duhet folur me shumë kënaqësi dhe respekt për përkrahësit të këtij koncerti madhështor.Ne nuk hasëm në asnji pengese në asnji moment nga sponsoruesit tanë dhe këta janë dibranët tonë të cilët e cmojnë dhe e duan artin,këngën e bukur shqipe. I cmojnë vlerat dhe mundin e artistëve,pra do përmend me shumë respekt dhe faleminderim z.Selim Rusi i cili është njeri me shumë merita në jetën e tij,i sukseshem në bizneset e tij dhe njeri qe ka ndihmuar jashtmase komunitetin shqiptar duke i punësuar ata duke i përkrahur ne arritjet e bizneseve të tyre të ndryshme. Pra z.Sall Rusi është sponsori gjeneral i këtij koncerti madhështor,bashkë me vëllaun e tij Ilir Rusi i cili e ka përkrahur koncertin që në fillim dhe ka ndihmuar jashtmase për ne si organizator. Pastaj një kontribut të vecantë ka dhënë z.Dashi Miftari i cili udhëheq një numër të madh të picerive në Staten Island dhe ka një sukses të madh i cili tani dhe është emeruar Kryetar i Shoqatës të dibranëve në Neë York bashkë me dibranë të tjerë biznesmen e kanë përkrahur shuë koncertin.

Faleminderim të vecantë i bëjmë z.Fadil Berisha i cili është si Ambasador për të gjithë artistët dhe talentët shqiptar qe jetojnë në ShBA por dhe ngado që ata vijnë dhe i drejtohen ,znj.Shpresa Xhakli një grua me shumë merita në fondacionin e saj për të ndihmuar fëmijët me autizëm,znj,Ana Marku një grua që ka ndihmuar me artizanatin e saj NiNa Nona shumë familje me nevoja financiare,Zoti Mark Gjonaj asambleisti i njohur shiptar në Bronxs i cili ka dhënë një ndihmë në menyrë të vecantë dhe e ka përkrkrahur shumë këtë koncert dhe ne jem shumë faleminderues per të gjitha këto,dhe shumë afaristë të tjerë të cilët do të behen të ditur në banerin e përgatitur për ti njoftuar publikun me bizneset e tyre.Pra ne nuk hasëm ne probleme të cilat nuk do na jepnin shtyrjen për më tej të organizimit tonë.Me një fjalë përkrahja e sponsorve është kryesorja pa të cilën ne nuk do mund të arrinim deri këtu.

Por çfarë mund të na thoni për bashkëpunimin tuaj me sopranon Inva Mula, dhe tenorët e tjerë, Orkestrën për këtë koncert ?

Dëshira - Ahmeti Krliu : Bashkëpunimi me Diven Inva Mula ka filluar përpara 4 viteve ku ne u njohëm në një koncert që kishim me Arianin në Kroaci. Dhe, aty Sopranoja ndodhi në publik,ne krijuam një miqesi e cila vazhdoj ne bashkëpunimet tona. Unë kisha një ftesë nga Sopranoja për koncertin e Madh te 100 vjetorit të pavarësisë “Rrugëtimi i Kombit” dhe më pas në Shkup me koncertin e saj “Për Ty Atëdhe” ,një bashkëpunim i joni ishte dhe roli i saj në Operen e Maqedonisë në Festivalin Mbrëmjet Operistike të Majit. Ku në Operën 'Faust"të Gounod, Inva interpretoj rolin e Margaritës dhe tani kemi bashkëpunimin tonë të rradhes në qëndrën e Botës me Koncertin që kemi më 26 Mars. Pra të gjitha këto bashkëpunime me Divën tonë mua më kanë dhënë një shpresë gjithmonë më të madhe për punën time dhe dëshirën për të kënduar në skenë me një artiste sic është Inva Mula.Me tenorin Riad Ymeri kemi një bashkëpunim me vite me rradhe që në Tiranë në koncertet e organizuara në Teatrin e Operas,shfaqjen 'Skenderbeu",dhe tani në Neë York me disa koncerte te përbashkëta si në Kombet e Bashkuara dhe bashkëpunim me Orkestrën e Eastern Simphonic Orkestra te Neë York me Dirigjentin kinez Steven Fang, që kemi dhe Orkestren e tij qe ka formuar nga artistë të ndryshëm amerikan në Neë York. Ndërsa, me Baritonin e njohur Kreshnik Zhabjaku njihemi që në Akdemi ku të dy ishim studentë të Artistes të Madhe Nina Mula.Pra kemi eksperienca të hershmë dhe tani e sjellim këtë eksperiencë të punës tonë me vite në skennën e Neë Yorkut.

Ju vetë jeni një soporano e njohur kur u zhvendoset në Amerikë, dy vite më parë, çfarë ju kujtohet në lidhje me muzikën klasike në trevat shqiptare deri në Shqipëri?

Dëshira - Ahmeti Krliu : Unë erdha në Amerikë dy vite më parë,nuk kam më shumë,erdha për nje koncert në Qendrën për Kulturrë të Maqedonisë të organizuar nga Ministria e Kultures dhe më pas vazhduam të mbetemi në Neë York, për të bërë një një Master dhe ja ku jemi akoma këtu,gjë që tregon se po na pëlqen ky vënd dhe kemi plane të mëdha profesionale.Muzika Klasike në vëndin tonë është në një nivel shumë të lartë dhe kolegët tane të cilët punojnë dhe veprojnë ne trevat shqiptare janë të talentuar dhe artistë të vërtët në plotkuptimin e fjalës jemi popull me shumë talent.

A jeni të kënaqur me ecjen përpara të muzikës klasike nga tenorët dhe sopranot shqiptarë , sot në botë?

Dëshira - Ahmeti Krliu : Ashtu sic theksova përvec që kemi në vënd artistë të talentuar në këmi shumë dhe në botë të cilët na kanë prezatuar nëpër skenat e mëdha të botës në dritën më të fuqishmë dhe na kanë ngritur emrin e kombit tonë lart e më larte,jemi krenarë për keta artistë shqiptar kudo në bote qe prezantohen.

A mendoni se është mbi të gjitha muzika klasike shqiptare konkurruese sot. Apo ajo është vetëm promovuese, duke promovuar artistët klasikë shqiptarë dhe kulturën shqiptare, një kulturë plot dashuri, vuajtje, luftë dhe trimëri?

Dëshira - Ahmeti Krliu :-Muzika jonë është muzika e shpirtit,e vuajtjes e të bukurës e trimërisë e dashurise,pra ajo i përfshin të gjitha këto,por nuk mund të them se është konkuruese bashkë me artistët tanë,ajo është konkuruese në një festival të vecantë te caktuar për të prezantuar vlerat e komit dhe kuturës tonë. Por, atë që artistët shqiptar e bëjnë në skënat botërore me shumë patriotizëm për ta ngritur lart e më lartë kulturën e plopullit tonë apolutisht është me një prezatim të veprave të kompozitorëvë klasik botëror.

Të ndalemi edhe pak te muzika klasike në ditët e sotme. Ndoshta, ne i referohemi një periudhe kur ajo dominonte, duke marrë në konsideratë kompozitorët e mëdhenj. Si e shihni interesin e brezit të ri për këtë lloj muzike?

Dëshira - Ahmeti Krliu :-Të them të drejtën ne po mundohemi qe muzikën e kompozitorëve shqiptar me veprat e tyre tjua përcjellim dhe brezave të rinj, gjeneratat e reja të edukohen edhe me këtë fryme të muzikës,të mbajmë gjallë kulturën dhe ta vazhdojmë atë mision tonin si artistë edhe tek rrinia jonë.Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne,ndërsa interesimi i tyre do filloj të ringjallet kur ju ofron më të bukurën.

A do të thotë ky koncert se ka interes për këtë gjini edhe tek shqiptarët e Amerikës?

Dëshira - Ahmeti Krliu :-Koncerti i Sopranos Inva Mula në Neë York do përcjelli interesim edhe te rinia jonë në SHBA sepse është vet koha në pyetje e cila deri më tani ju është ofruar vetem me zhanre të muzikës të lehtë dhe normalisht që ata do ta pranojnë atë ë ju ofrohet por ata që ndjekin kulkturën në Neë York, kanë rastin ta ndjekin dhe nga artistët shqiptar,pra nuk mund të them ne kemi një rini qe nuk adhuron muzikën e mirfilltë.

Së fundi çfarë do të thotë Koncerti i Inva Mulës i 26 marsit në“The Toën Hall”, teatrin famoz i Neë York-ut, për këtë gjini muzikore? tek bota shqiptare e muzikës e kulturës tonë ?

Dëshira - Ahmeti Krliu :-Kjo do të thotë atë që ne e quajmë Koncert Madhështor dhe historik sepse është një natyrë e muzikës që ushqen shpirtin,të ngjall emocionin të bën të ndjehesh i privilegjuar që kur hyn në atë sallë dhe dëgjon tingujt e orkestrës qe do lujanë cdo tingull ,me shumë përsosmëri dhe origjinalitet dhe ajo që thuhet gjallë,live dhe art.Me një fjal që duhet shijuar këtë mbrëmjë dhe më pas kemi akoma më shumë per të thënë.

Dëshira Ju faleminderit dhe suksesë!

Dëshira - Ahmeti Krliu : Ju faleminderojmë shumë për kujdesin tuaj z.Beqir dhe mirupafshim bashkë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat