ATK pret t’i inkasojë 8 milionë euro nga likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore

Bota e Yjeve

ATK pret t’i inkasojë 8 milionë euro nga likuidimi i ndërmarrjeve shoqërore

Më: 20 mars 2016 Në ora: 12:50

Ky vit nuk duket të jetë i lehtë për drejtorin e ri të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Sakip Imerin, i cili duhet t’i inkasojë në arkën e shtetit 388 milionë euro. Ky është projeksioni që ka për këtë vit.

Ai në një intervistë për KP, tha se nuk është e lehtë që të inkasohet kjo shumë e mjeteve të projektuara nga Qeveria, por që me planin strategjikë 2015-2020, do të mund ta realizojë. Imeri po ashtu tha se me qëllim të luftimit të korrupsionit, inspektorët doganor do të pajisen me uniforma. Ndërsa, për rimburimin e plikove, Imeri tha se nga fillimi i muajit prill, qytetarëve do të iu mundësohet që në pikat e Postes së Kosovës t’i dorëzojnë kuponët fiskal.

Imeri tha se këtë vit presin t’i inkasojnë 8 milionë euro nga procesi i likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore, të cilat menaxhohen nga Agjencioni Kosovarë i Privatizimit (AKP).

Imeri: Këtë vit ATK do të inkasojë 42 milionë euro më shumë se vitin paraprak

“Projeksioni i të hyrave për vitin 2016 për ATK është në vlerën 388 milionë euro. Nga kjo vlerë, 370 milionë euro janë të parapara për aktivitet të rregullta të ATK-së, si përmbushja vullnetare etatimpaguesve. 10 milionë euro janë të parapara prej faljes së borxheve…dhe 8 milionë euro janë të parapara prej procesit të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore të privatizimit. Këto presim që t’i kemi prej AKP-së, si menaxhuese e ndërmarrjeve shoqërore. Është një projeksion mjaftë i madh për Administratën Tatimore të Kosovës, është një kapërcim prej 340 milionë në 388 milionë euro, është një vlerë më e madhe se e vitit 2015, por ne i kemi bërë përgatitjet që këtë vlerë ta përmbushim dhe kemi zhvilluar aktivitetet që kjo të realizohet.. Deri tani ne kemi mbledh mbi 71 milionë euro tatime për këtë periudhë”, tha Imeri.

Ai shtoi se ka vështirësi në mbledhjen e të hyrave me tatimpagues të sektorëve të ndryshëm, por që me planin që ata kanë për këtë vit do të arrin eliminimin e shmangies së tatimeve nga kompani dhe biznese të ndryshme.

Imeri: Kemi vështirësi në mbledhjen e të hyrave

“Sigurisht që ka vështirësi në pjesë të ndryshme me tatim pagues të ndryshëm dhe të sektorëve të ndryshëm. Pikërisht për këtë është trajtuar plani i trajtimit të rreziqeve që krahas atij plani kemi dedikuar edhe resurset që do të merren me eliminimin e këtyre rreziqeve potenciale për shmangie tatimore. Pikërisht këto plane janë të dizajnuara për eliminimin e efekteve të ekonomisë jo formale dhe të grupeve që krijojnë shmangie tatimore dhe evazion fiskal”, tha Imeri.

Imeri bëri të ditur se nga fillimi i muajit prill, qytetarët do të mund t’i dorëzojnë plikot me kupona fiskla në pikat e Postës së Kosovës.

Imeri: Nga muaji prill qytetarët mund të dorëzojnë plikot

“Gjatë muajit prill, dorëzimi i plikove me kupon fiskal bëhet në Postë. Nuk bëhet në zyrat e shërbimit të tatimpaguesve por ky proces kalon në Postë. Posta i ka 158 pika që janë më afër qytetarëve, do të jetë një procedurë më e lehët më pak burokratike, pastaj, ne do të kemi punën më të lehët brenda për verifikimin e atyre plikove dhe rimburisimin e atyre mjeteve”, tha Imeri.

Ai po ashtu tha se ka synim që dukja e inspektorëve të terrenit të jetë me uniformë.

Imeri: Synojmë që zyrtarët e ATK të kenë uniforma të veçanta

“Ne synojmë që dukja e zyrtarëve të ATK-së të jetë ndoshta me një uniformë të veçantë që do t’i dalloj prej zyrtarëve tjerë. Edhe të jetë dukja në përputhje punën zyrtare që e bëjmë.”, tha Imeri.

ATK ë shtë institucioni i dytë pas doganave që mbush arkën e shtetit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat