Shpend Ahmeti: Do ta kontestojmë gjithmonë Thaçin President (Video)

Bota e Yjeve

Shpend Ahmeti: Do ta kontestojmë gjithmonë Thaçin President (Video)

Më: 16 mars 2016 Në ora: 16:13

“Opozita do ta kontestojë gjithmonë zgjedhjen e Hashim Thaçit si president” E deklaroi kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti në një intervistë në studion e Ora News.

“Kuvendi i Kosovës është kthyer në një teatër. Njolla e zgjedhjes së Thaçit president do të mbetet. Gazi, arrestimet, dhuna atë ditë dhe një person thellësisht përçarës dhe jo unifikues. Ligjërisht ai mund dhe të bëhet president. E thotë Gjykata Kushtetuese por legjitimeti politik do të jetë i kontestuar për shkak të personalitetit dhe atë çfarë ka bërë vitet e fundit. Edhe pse ai thotë që unë nuk jam më i PDK-së por President. Ata rradhë kush e beson në Kosovë. Mbetet të shihet si do të funksionojë. Gjithsesi për opozitën, do ta kontestojmë gjithmonë zgjedhjen e Thaçit si president”

Por a e sheh të ulur në bankën e Gjykatës Speciale Hashim Thaçin?

Shpend Ahmeti: Nuk e di. Nuk e shoh dhe nuk do i gëzohem asnjërit të akuzuar në atë mënyrë, por secili që ka kryer krime në kohë të luftës duhet të përgjigjet për krimet. Jo nga një gjykatë speciale por nga një gjykatë në Kosovë. Ka njerëz, vetë partner të koalicionit që kënaqen duke thënë se do të shkojnë këta e ata në bankën e të akuzuarve. Unë mendoj se njerëzit që janë të akuzuar për korrupsion nuk duhet të gëzohemi se janë të akuzuar për krime lufte. Gjykata Speciale ndërkombëtare vetëm për shqiptarët nuk është e mirë. Gjykata për krime lufte në Kosovë për të gjithë do të ishte zgjidhja më e mirë.

Së shpejti Tirana dhe Prishtina do të aplikojë për fonde të përbashkëta në BE e tha Shpend Ahmeti.

Sa i takon Prishtinës komunës që ai drejton, Ahmeti thotë se “pacienti është ringjallur dhe kanë nisur rrugën projektet madhore.

“Prishtina po ringjallet dhe po i kthehet qytetarëve të saj”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat