Kosova duhet të ketë sistem Presidencial

Bota e Yjeve

Kosova duhet të ketë sistem Presidencial

Nga: Bisedën zhvilloi: Ridvan Emini Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 20:22

Gjatë vitit që lam pas dhe mosfunksionimi normal thuajse i asnjë institucioni shtetëror, ka bërë që vendi të zhytet edhe më thell në krizë politike. Pas skadimit të mandatit të presidentes aktuale, me marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit se posti i Presidentit të vendit do ti takoj PDK-së, përkatësisht kreut të saj dhe njëherit Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme Hashim Thaçit, partitë opozitare tanimë të bashkuara në kauzën e tyre për rrëzimin e pushtetit aktual, nuk po pajtohen rreth zgjedhjes së Thaçit për President të vendit, pasi që po konsiderojn se nuk është figurë unifikuese e vendit.

Lidhur me këtë gazeta “Bota Sot” ka zhvilluar një bisedë me profesorin universitar dhe njëherit Kryetarin e Shoqatës së Sociologëve të Kosovës, Fadil Malokun i cili njihet në opinion si mjaftë kritik i zhvillimeve politike në vend.

“Bota Sot”: Sipas jush cilat do të duhej të ishin vetit personale dhe cili do të ishte kandidati më ideal për President të Kosovës?

Maloku: Në një studim të bërë ad hoc nga Studentët e Masterit në Departamentin e Sociologjisë, lidhur me virtytet eventuale që duhet t’i ketë një personalitet në postin e Presidentit të Kosovës, tregon se: (ani pse, ky post ka më tepër karakter unifikues…ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës) ndër virtytet apo potencialet që më së shumti i çmon publiku, përkatësisht elektorati kosovar janë padyshim ato morale…Që në fakt, nënkupton: një karizëm të fuqishme dhe me një kredibilitet të standardizuar dhe të ndërtuar gjatë gjithë kohës së pasluftës…Shpjegimi im, përkitazi me këtë opinion tregon qartë, se: mentaliteti dhe etnipsikologjia kosovare akoma në sistemin e vetë vleror për personalitete në vende kyçe, akoma s’ka arritur të «arratiset » nga mënyra e të gjykuarit të «bajraktarizmit» dhe asaj «fisnore», ku karizma e «kryefamiljarit», «njeriut të «oxhakut», etj. ende «flenë» si standard matës për prijatarin e: lagjes, fshatit, komunës, rajonit, vendit…etj.! E them këtë, ngase duke marr parasysh kohën dhe trendet globale të sistemeve të reja vlerore, atributet e «udhëheqësit», «presidentit» ,etj. mvishen padyshim edhe me cilësimet e reja…siç janë ato: menaxheriale, profesionale, akademike, etj.

“Bota Sot”: A do të duhej që kandidati për president të jetë një figurë pa hipoteka partiake?

Maloku: Kosova, për mendimin tim, më së miri do ishte të filloj të adoptojë sistemin e pastër presidencial ku Kryetari i shtetit, do të ishte edhe kreu i shtetit edhe i qeverisë. Ai do të zgjidhej direkt nga populli, me mandat katër vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, vetëm një herë!
“Bota Sot”: A mendoni se opozita mund të dal me një kandidat të përbashkët, apo ajo nuk është e interesuar për këtë?

Maloku: Kjo është më tepër çështje e marrëveshjeve midis subjekteve aktuale politike, pra akterëve të cilët të paktën do të duhej të krijonin parakushte për një proces fair play lidhur me postin e Presidentit. Mendoj që më përpara do të duhej të debatoheshin kriteret e përzgjedhjes, cilësitë e kandidatit, si edhe fryma sociale e besimit që do të duhej ta kishte ky post, ndërkaq, lakimi i emrave, për mendimin tim, me kushtet dhe dispozitat aktuale Kushtetuese, s’do ishte ndonjë zgjidhje ku paqësisht do ndaheshin te kënaqur si: subjektet politike që do propozonin emra konkret, ashtu edhe publiku i gjerë, pra elektorati! Por, për t’u arritur ky standard, është mirë që të bëhen paraprakisht ndryshime Kushtetuese, që mjerisht tani për tani, sa po shihet se janë të pamundura, edhe për shkak se ish Presidentes së Zarfit (!) i kalon mandati, por edhe për shkak se është një situatë ngërçi midis qeverisë dhe opozitës! Suma sumarum. Më mirë një President koncesual, se sa një President i Zarfit!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat