Bariu President

Bota e Yjeve

Bariu President

Nga: Intevistoi: Xhevat Rexhaj Më: 26 janar 2016 Në ora: 16:03

Bota sot: Z. Hysenaj më thuani shkurt rreth personit tuaj dikur në Kosovë

Kam lindur në Shkrelin tim të bukur në (Rugovë), ku i kam kaluar 7 vitet të para të jetës dhë pastaj jetuam në Pejë ku e kam kryer shkollën fillore si dhë gjimnazin. Studimet i kam bërë në F:SH:M:N: dega e Biologjisë në Prishtinë

Bota sot; vitet e 80 te shek.te kaluar ishin vite lëvizjesh shqiptare për liri e pavarësi, ju si profesor aso kohe dhe si intelektual si u rreshtuat:

Vitet të 80 ta filluan me demostrata masive të shqiptarëve në ish RSFJ, dhe së ato ndodhnin për shkak të pozitës që ishim vendosur në shqiptaret pa vullnetin ton. Unë kam qenë pjesëmarrës i të gjitha demostratave të vitit 1981. Më 7 maj jam burgosur për dy muaj dhë pastaj më është dhën edhe si denim një vjet me larguan nga Fakulteti.Por sa më shumë qe aparati shtetëror serb shtonte dhunën ndaj shqipetarve , rezistenca bëhej gjithënjë e më e madhe dhë vazhdoj me grevën kolektive të urisë.Unë isha pjemarrës i kësaj grevë ,më pastaj edhe si aktivist në lëvizjen për pajtimin e gjaceve

B. S. Si erdhi deri të vendimi të leshoni Kosovën?

Vendimi definitiv për ta leshuar Kosovën ishte kur mora ftesën për tu mobilizuar në Kollashin të Malit të Zi (pikërisht fshati bresje).Po pregaditej të fillonte lufta në kroaci dhe serbija deshironte të na dërgoj në front dhë njëherit të na eliminoj.

B. S. Ju ishit gjithnji përkrahes i institucioneve të Kosovës dhe pagues i rregulltë i obligimeve ndaj shtetit si 3% psh. A mendoni se mergimtaret kryenin si duhet obligimet?

- Po unë kam qenë delegat i kuvendit të LDK së në Peje e njëherit kryetar në bashkësin lokale XH. Kada për rnjë vit,dhe ato ishin institucione të dala nga deshira e popullit në menyrë masive .Prandaj dalja ime në Zvicer nuk ndërroj asgje në atë drejtim , unë vazhdoja ta bej obligimin tim si qytetar i Kosovës. Unë besoj që ketë obligim e kanë bërë një numer i mqdh i bashkëatdhetarëve tanë, por nuk e di përqindjën!

B. S. si e perjetuat ju luften ato vite, kur pati edhe përqamje mes faktorve shqiptarë?

- Lufta ishte shumë e rëndë për ne të gjithëve që ishim jashtë vendit,ndersa përcarjet e brendshme e benin për shumë hërë më të veshtir.

B. S. Si intelektual, si do e përshkruanit nga koha pas luftën dhe politiken në Kosovë sidomos vite të para kur pati edhe vrasje te figurave të shumta kombëtare?

- Koha pas luftës ishte po qa e veshtir .Ngase nga ajo luftë e pabarabart u vran mbi 12000 qytetarë: pleq, gra, femij, ushtar, u dhunuan mbi 20000 femra shqipëtare . U rrënua gadi cdo pore e jetës,vendbanimeve në kosovë u vinte era shkrum. Duke mos harruar se serbët nuk lan asgje në kosovë ,pra e plackiten të terën. Por ajo qe ishte edhe më e veshtir ishin vrasjet qe ndodhnin ,kryesisht të pjesëtarve të LDK së , të orkestruara nga kriminel të vërtet dhë që për fat të keq ende nuk u zbuluan edhe sot kur në po flasim.

B. S. a mendoni se populli shqiptarë i Kosovës frikësohej nga disa të ashtuquajturit “komandanta” të cilet edhe e zaptuan pasurin dhe shtetin e Kosovës?.

-Të gjithë parametrat ishin për tu frikësuar, edhe kur unë e vizitova Kosovën në vitin 2000 vinte era frikë,pra Kosovës nuk po i shkruhej mirë dhë nuk po i vinin ditë të mira.

B. S. nga kjo duket se pësuan edhe arsimi, shendetësia dhe total ndodhi nje degradim i plotë i intelektualizmit kosovar, pse?

-Siq e thash edhe më lartë po etablohej një përiudh e errët për Kosovën e qe fatkeqsisht ende as gati nuk jemi për të dalë prej kësaj situate

B. S. por qfare është mendimi juaj për gjenjen momentale në politiken dhe shoqërin e Kosovës?.

-Pra tani jemi në një situatë të veshtirë dhë aspak të mirë për Kosovën. Me vite të tera u ngulfat dija, dhe krimi i mori gadi të gjitha poret e jetës; sot në Kosovë nuk ka shkollë ,spital fabrikë ,fakulltet si dhë institucion shtetror që nuk është i goditur nga ky krim. Në vitet e 80 ta ishim të shtypur ,të rrahur të përjashtuar, të burgosur kishte edhe të vrarë, por e kishim shpresën se një ditë do dalim nga kjo erresirë. Ndërsa tani kjo nomenklatur politike e ka xhveshur popullin edhë nga shpresa , merreni më mënd në vitin 2016 e vetmja shpresë e keti populli është me e leshu Kosovën

B. S. duket se mjerishtë votuesit shqiptarë ende votojnë kriminel dhe bandita , parti të krimit dhe korrupcionit, pse ndodh keshtu?

-Unë e di qe një numer i votave është vjedhur ,por për fat të keq edhe sot votohen ata që Kosovën e sjellen buzë zhdukjës.Pra kjo ndodh kur ngulfatet dija dhe lulezon terri.

B. S. si e shifni , apo si e keni perjetue koalicionin ldk pdk kur me sa unë e di ju ishit edhe nder themeluesit të ldk se në degen e Pejës?

-Koalicioni LDK PDK është koalicion turpi, simbiozë e krimit dhë kuislingut, dhë po ua them të vërtetën se nuk ka cmim në botë që do të me detyronte të punoja për këta njerëz. Thjesht këta njerëz po na e dhunojn mendjen.

B. S. opinioni juaj , sa e si çmohem ne mergimtaret në Kosovë, sidomos nga institucionet?

-Në mergimtarët përmendem vetëm si forklor politik dhë ua thëm të vërtetën se sjellja e pushtetarëve ndaj mërgates është tejet ofenduse . Në kemi njerëz më sukses në të gjitha vijat e jetës. Në në Kosovë jemi vetëm për të paguar e asgjë tjetër. Merreni me mënd aty duhet të ishin vende të rezervuara në parlament, si dhe ministri të caktuara. Por siq po e shifni neve na vershojn me këngë duke u përpjekur të na hedhin pluhur syve

B. S. a keni edhe dic për të shtuar për lexuesit e gazetes Bota Sot?

-Po kisha dashur qe populli im tu thot një herë e përgjithmon Jo ketyre hajdutve, që sa më parë të zgjidhet një qeveri teknike nga intelektual që nuk shiten , dhë që vendin e shofin si të shenjtë. Keta pas një kohe do përgatitnin zgjedhje të reja

Dua të them edhe dicka kur u emrua Zonja Jahjaga për presidente u gezova për faktin se ishte një femër dhë thash mirë prej popullit tim po e zgjedh një femër. Por tani nuk po e shof asnjë të mirë tek ajo duke deshtuar totalisht. Dhe tani kur Thaqi pregatitet të emërohet president i Kosovës them JO të Madhe Kosova, nuk i përballon dot dy bari për 10 vjet

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat