Për miqtë brenda e jashtë, pak më shumë për Sonilën sot! (Foto)

Bota e Yjeve

Për miqtë brenda e jashtë, pak më shumë për Sonilën sot! (Foto)

Më: 17 janar 2016 Në ora: 14:32

Tre muaj më parë dhe lajmin e keq të mbylljes së televionit “Agon Channel” me statusin: “Këtu ndalet një histori që nisi në 5 prill 2013….Por nuk mund të mbyllet sepse pushtetet janë të përkohshme, shtypi e mediat të përjetshme”. Si kanë qenë këto tre muaj për ty?

Kjo është periudha më e gjatë larg ekranit për mua. Ngjan e cuditshme, por jam ndër të paktët personazhe mediatikë me shkeputje kaq të shkurtër në 15 vite karrierë televizive. Ndaj edhe një zbulim e kam bërë: paska jetë edhe përtej ekranit . Përtej batutës, po i përkushtohem më shumë të voglës sime dhe njerëzve e gjërave që u kam privuar vëmendje përgjatë viteve të gjata të angazhimit mediatik.

Cilësimet se “Agon Channel falimentoi” i ke saktësuar se nuk është kështu, vetëm se shteti ka bllokur të gjitha llogaritë ku mund të kryen pagesat. I morët paratë e muajve të fundit apo ende jo?

Kultura ime juridike nuk është e mjaftueshme për të dhënë një përcaktim të saktë të asaj se cfarë ka ndodhur me Agon Channel. Jam rrekur të sqaroj me aq sa kam kuptuar edhe vetë, ata që vetë nuk e kanë lodhur kokën për të kuptuar, por janë përfshirë nga dalldia mediatike e keqinformimit. Për një kohë të gjatë disa u shqetësuan se merrnim paga shumë të larta në Agon Channel e ky qe argument numër 1 I disa komentatorëve. Shoh që është zëvendësuar nga shqetësimi nëse I morëm ose jo pagat. Janë mbyllur 410 vende pune, ky është I vetmi interes për publikun, të tjerat janë variacione mbi një filxhan kafeje. 3 nga varësitë më të mëdha janë ato nga droga, karbohidratet dhe paga mujore. Unë rezultoj e pavarur totalisht në këtë këndvështrim.

Ke qenë krahu i djathtë i Francesco Becchetti. Çfarë mund të thuash për të si pronar i televizionit ku punoje, dhe beson në rikthimin e gjërave si më parë? Më saktë pyetja do të ishte është e vërtetë që “Agon Channel” do të rihapet siç është folur deri tani nga pjesëtarë ish-staf të “Agon Channel”?

Të jesh pjesë e një koncepti unik mediatik ku teknologjia shumë e lartë I shërben një televizioni që con Shqipërinë në botë dhe bashkon në të njëjtat studio emrat më të mirë të ekranit shqiptar dhe spektaklit Italian është privilegj. Dhe këtë mundësi e krijoi Becchetti me idenë origjinale të delokalizimit me sukses edhe te produktit mediatik. Nuk kam qënë gjymtyrë në këtë proces, as krah e as kyc, por më është besuar një pjesë e rëndësishme në ngritjen e një televizioni të mirë, mbështetur nga një investitor I fuqishëm me burime financimi të pavarura nga ‘orekse’ komisionerësh tenderash apo qeveritarësh. Do të kisha dashur mos mbyllej kurrë, po aq sa dëshiroj të rikthehet një media në Shqipëri ku pronarit nuk I duhet të jetojë me ankthin e emrit të kryeministrit të ardhshëm

Pas mbylljes së “Agon Channel” momentalisht nuk je e angazhuar në ndonjë ekran tjetër. Ke marrë oferta të rëndësishme këto kohë, dhe mund të na zbulosh ndonjë prej tyre?

Ofertat janë një mënyrë për të vlerësuar tregun dhe me vjen mirë që më kanë mbërritur, por I kam konsideruar vetëm si një tregues I suksesit për punën në Agon Channel, për asgjë më shumë
Konsiderohesh ikona e lameve pasi ke punuar për shumë ekrane dhe normalisht që vihet re mungesa jote.

Si mund të përshkruash këtë periudhë pauze, si i kalon ditët e tua normale? Sheh televizor dhe çfarë kanalesh ndjek më shumë?

Mënyra si e mbushim ditën na përkufizon, na identifikon. Në një mënyrë a tjetër kam lejuar që të identifikohem me punën time. E ndërgjegjshme se nuk duhet të ndodhë për gjatë. Dhe gjithcka ndodhi këto muajt e fundit po më ndihmon të kuptoj se cfarë do të lejoj të më identifikojë pasi kam arritur në një moment të ri në jetën time. E them shpesh se periudha si kjo janë melhem. Vetëm në situata të tilla njeh përmasat e vërteta të asaj që ke mundur të krijosh me suksesin tënd, përtej mirëqënies personale. Njeh ata që të ndihmuan në kohë të vështira, ata që të braktisën e ata që të bënë të jetosh kohë të këqija. Pas këtij ‘inventari’ të shëndetshëm je gati të vlerësosh pikat e forta e të dobëta, forcën dhe dobësitë. Shoh televizor, lajmet kryesisht dhe programet e debatit, si zakonisht. Por tani kam pak më shumë kohë të ndjek mediat ndërkombëtare, përtej ngutit të informimit të dikurshëm.

Ndërkohë në darkën që organizoi kryeministri Edi Rama për gazetarët u vu re mungesa jote edhe pse je ndër gazetaret më të njohura. Në një rast si ky çfarë mendon për profesionin që ke zgjedhur?
Pse u dashka të ndryshoj mendimin për profesionin nga mungesa e një ftese për darkën që organizoi kryeministri?

E kundërta duhet të shqetësojë realisht profesionistët, që në darkën me kryeministrin disa nga të ftuarit u ndjenë gazetarë vetëm për këtë arsye, pra nga mbërritja e një ftese prej kryrtarit të qeverisë

E sqarove situatën me anë të një statusi ku shkruaje:“Të kesh lirinë e pasjes së hapësirës tënde, në vendin tënd, sipas afateve të tua… nga këtu nis liria e mendimit….se përndryshe ajo e fjalës nuk zë vend me gjithë qëllimin e mirë në hapësirën, vendin dhe afatet e imponuara nga të tjerët… P.S e paftuar… për shkak të mungesës se energjisë elektrike”. Ke pasur njohje me parë me kryeministrin, dhe

çfarë ka ndryshuar në marrëdhënien tuaj me punën në “Agon Channel”?

Kam patur njohje edhe me kryeministrin edhe me kryebashkiakun Rama. Që do të thotë më shumë se një dekadë. E kam intervistuar disa herë në cilësinë e pushtetarit lokal dhe opozitarit. Ndryshimi është vetëm nje refuzim I tij për t’u intervistuar në Agon Channel në cilësinë e kryeministrit

Takohesh me kolegët e tu të “Agon”, për shembull me Adi Krastën, dhe ju ka lindur ndonjë ide për projekt të përbashkëta?

Me kolegët takohemi si miq të mirë, asgjë nuk ka ndryshuar në atë përmasë. Adi është I tillë. Është mbyllur një televizion dhe jo qelizat e trurit që prodhojnë ide. Patjeter kemi të tilla, ndonjëherë mendojmë se kemi më shumë ide se kohë për t’I realizuar. Por e sigurt është se gjithcka do të realizohet në kohën e vet.

Gjatë këtyre muajve që mungon në ekran, cili është lajmi më i bukur që ke dëgjuar në lajme dhe ai më i keq?

Pavarësisht prezencës, apo mungesës sime në ekran nuk më ndryshon kuti I vlerësimit të lajmit. Mbetet lajm I mirë ai që vendin tim e bën më të mirë se këtu rrisim fëmijët, e mbetet lajm I keq fakti se në edicione propaganda I ka zënë vendin lajmit

Në televizionin në fjalë pjesë e stafit ishte dhe bashkëshorti yt, Drini. Si ishte kjo eksperiencë e punës në çift, dhe do vazhdoni njësoj në të ardhmen?

Me Drinin punojmë së bashku prej nisjes së karriërës time televizive. Drini ka qënë në regji, studio montazhi, në zyrën ngjitur, në tavolinën përkarshi në neësroom dhe përballë meje kur thashë ‘pranoj’ ditën e celebrimit. Drini është babai I vajzës sime dhe cdo vendim të rëndësishëm profesional e jetësor në këto 15 vjet e kam marrë me të. Partneri është njeriu që do të të ndihmojë në arritjen e balancës mes familjes e karrierës dhe nëse njeh botën tënde profesionale mirkupton dyfish situatat, rrethanat, gjendjen emotive. Ndaj për mua ka qënë bekim puna së bashku me Drinin dhe uroj të mbetem e bekuar për shumë gjatë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat