Kështu foli komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për rajonin e Rugovës, Smajl Hajdaraj

Bota e Yjeve

Kështu foli komandanti i Ushtrisë Çlirimtare për rajonin e Rugovës, Smajl Hajdaraj

Më: 17 janar 2016 Në ora: 12:09

Gazetari e kolegu ynë i ndjerë Nazmi Lukaj për herë të parë ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Komandantin e Ushtriasë Çlirimtare për rajonin e Rugovës e deputetin Smajl Hajdaraj.

Inervista eshte botuar ne gazeten Bota sot më 23 tetor 2001. Po e ribitojmë edhe një herë në përvjetorin e 14 të vrasjes së këtij veprimtari, luftëtari e deputeti të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së.

Si lindi Ushtria Çlirimtare për rajonin e Rugovës?

Sa luftëtarë u inkuadruan fillimisht në ushtrinë rugovase ? Me kë kontaktuat prej ushtarakëve që të udhëheqë me brigadën rugovase?

Kur bëri tentimin e parë Serbia për të hyrë në Rugovë? Pse nuk u përpoqët ta krijoni një unitet në strukturën ushtarake rugovase?

A janë të vërteta spekulimet se rugovasit, pas ofensivës së parë, u kanë dorëzuar armë disa njerëzveqë kanë dalë në Rugovë ?A është kjo e vërtetë, apo dikush këtë e përdor si alibi përfitimi?

Kur dhe si u formua Brigada 136 « RUGOVA ». Pse Komanda e Shtabit e përforcuar me ushtarakët Naim Maloku, Gëzim Ozreni dhe Ali Geci, gjatë ofensivës serbe, në vend që t’i përforcojnë pikat mbrojtëse, kishin marrë vendim për tërheqje. A është e vërtetë se rugovasit nuk kanë bërë rezistencë ndaj policisë e ushtrisë serbe ? Për të gjitha këto në intervistën ekskluzive për « BOTA SOT » flet Smajl Hajdaraj, ish-komandant i Shtabit rajonal të Rugovës e pastaj shef i Operativës pranë brigadës 136.

BOTA SOT: Kur u organizuan rugovasit për t’i bêrë rezistencë Serbisë?

S. HAJDARAJ: Rugovasit asnjëherë gjatë historisë nuk ishin në bisht të ngjarjeve te mëdha kombëtare, por ata ishin mu në ballë të tyre. Ata ishin në Lidhjen e Prizerenit, ishin më 18 Nëntor në Viorën historike, ishin të inkuadruar në Lëvizjen kaçake, ishin në të gjitha luftërat përkrah vellëzerve tanë të Plavës, Gucisë e deri në Pazarin e Ri. Ishin pjesëmarrës në Luftën e Dytë Boterore, ishin aktivë gjatë rezistencës së viteve të 50-ta, ishin në Demonstratat e 1968-ës, të 1981-shit, ishin mjaft të zës¬hëm në kundërshtimin e ndërri¬meve kushtetutare të soldateskës serbosllave, ishin mjaft aktivë në vitet e rezistencës kombëtare të viteve të 90-ta.

Çka është më karakteristike, rugovasit e përqa¬fuan rezistencën e armatosur, duke formuar formacionet ushta¬rake të UÇK-së në pranverën e vitit 1998. Disa lëvizje të këtilla kishte edhe më parë, mirëpo në këtë kohë dolëm haptas në Rugovë. Së pari, filluam me grumbullimin e armatimit të nevojshëm për formacionet usht¬arake.

Patëm takime me shumë ushtarë të Rrafshit të Dukagjinit, sidomos të fshatit Strellc, për të bashkëpunuar në fumizimin me armë. Në fillim, organizuam rojet nëpër secilin fshat. Rojet e para posedonin armatimin vetanak, i cili nuk ishte i pakët për këtë formë të organizmit. Pastaj, morëm edhe konvojin e armatimit të sjellë nga Shqipëria, të blerë nga mjetet e tubuara nga bash¬katdhetarët tanë në Gjermani. Kështu, lindi Ushtria Çlirimtare për regjionin e Rugovës.

BOTA SOT: Sa luftëtarë u inkuadr¬uan fillimisht në ushtrinë rugovase?

S. HAJDARAJ: Në fillim, kishte arsye për një konspiracion, ngase shërbimi sekret serb ishte i orga¬nizuar rnirë. Mu për këtë, në fil¬lim ishim relativisht pak. Mirëpo, me aktivizimin e rojave numri ynë është rritur gjithnjë. Fillimisht ishim: Demë Dashi, Isa Rr. Nikçi, Selman Lajçi, Fazli Muriçi, Idriz Kurbogaj, Malë Zekaj, Sali Lukaj, Sokol Muriçi, Tahir Cukaj, Rexhep Hajdaraj, Haxhi B. Nikçi. Ramiz Muriçi. Sali R. Lajçi. Nga Selmani kemi kuptuar se edhe vëllai i tij ( Sali B. Lajçi) ishte në këto rrjedha. (…
Pse ndodhi ndarja e shtabit të UÇK-së për Rugovë?

BOTA SOT: Disa veta pohojnë se ishin komandantë të parë të UCK-së në kêtë trevë. CiIa është e vërteta?

S. HAJDARAJ: Ne fillim nuk ka pasur asnjë të tillë të emëruar. Këtë emërim mund ta bënin vetëm institucjonet e Kosovës, e jo individët ose grupacionet e ndryshme. Fundi i fundit, emëri¬mi bëhet duke u bazuar në profe¬sionalizëm. E, asnjëri nga ne nuk kishim këtë profesion (nuk ishim ushtarakë). Në jetë, rrethanat ndi¬kojnë në mënyrën e sjelljës. Sulmi i forcave serbe, që i bënë Rugovës më 24 gusht 1998, na shtyri që t’i emërojmë koman¬dantët ushtarakë.

Më 26 gusht 1998, nga ushtarët e shumtë, të cilët e kishin veshur uniformën e UCK-së, formuam Shtabin Rajonal të Rugovës, dhe i bëmë këto emërimi: unë u caktova komandant i shtabit, Naim Dashi komandant i Operativës për Zonën I, Ramiz Muriçi – komandant i operativës për zonën II, Idriz Kurbogaj, komandant i PU-së Demë Dashi – kryeshef për çështje shëndetësore. Sali Lukaj (nuk kishtendonjë përcaktim), Sali Lajçi (gjendej në Shqipëri për armatim), Besnik Lajçi e Sylë Muriçi për vëzhgim dhe Selman Lajçi, i cili u emërua zëdhënës i shtabit.

BOTA SOT: Cilat ishin peripecitë e rugovasve?

S. HAJDARAJ: Peripecitë e rugovasve ishin të shumta. Ishte e ditur se lufta do të vazhdojë gjatë. Dimërat janë shumë të vrazhdë në Rugovë. Duhej të sigurohej buka, së paku për 20 000 banorë (momentalisht Rugova banohej me rreth 10.000 banorë).

Na llogariteshim edhe për 10.000 të tjerë të zhvendosur nga rrafshi i Dukagjinit. Përgatitjet duhej të bëheshin së paku për 10 muaj. Na mungonin edhe ekipet e mjekëve dhe ambulancat. Gjatë tërë kohës jemi përballuar me një fluks të madh të të zhvendosurve ( me popullatë, por edhe ushtarë, që në disa raste ishin edhe dezerterë).

Ekzistonin dy rryma. Rryma institucionale e UCK-së, të cilën e përmbaja une dhe shumica e ushtrisë

BOTA SOT: Pse nuk u përpoqët ta krijoni një unitet në strukturën ushtarake rugovase?

S. HAJDARAJ: Po, këtë s’mund e arritëm për shkaqe të theksuara më lart. Ekzistonin dy rryma. Rryma institucionale e UCK-së, të cilën e përmbaja unë dhe shumica e ushtrisë. Këtij koncepti i ishin betuar 312 ushtarë rugovas, me rastin e solemnitetit të betimit.

Këtë asesi nuk dëshiroja ta tradhtoja. Rryma tjetër ishte ajo jashtinstitucionale. Kështu që edhe te ne u paraqit lufta e egër për pushtet. Këtë rrymë e pengonte pa masë inkuadrimi i anëtarëve të LDK-së dhe udhëheqjes së saj në radhët e UCK-së. Ne, si LDK, gjatë periudhës së luftës,patëm vënë moratorium partiak.

BOTA SOT: Forcat serbe u detyruan të tërhiqen nga Shtupeci i Madh, më 28 tetor 1998. Kush dhe kur erdhi në Rugovë për të komanduar me UCK-në, dhe kush e dërgoi atë?

S. HAJDARAJ: Meqë ushtria e UCK-së në Rugovë ishte e ndarë në dy taborre (është ndarë më 28 tetor, 1998) ishte mëse e nevojshme të ribashkohet. Andaj kërkuam nga Ministria e Mbrojtjes që të dërgojë përforcim me kuadër profesional.

Kjo Ministri, më 27 dhjetor 1998, dërgoi në Rugovë ushtarakun Florim Celaj. Ai ishte i mirëseardhur nga ushtarët e Shtabit Rajonal, që e përbënin 172 ushtarë, dhe nga të gjitha shtabet lokale.

BOTA SOT: Pas bisedave dyjavore, arritët që më 14 janar 1999 të bëni promovimin e Brigadës 136 “RUGOVA”. Patët sukses në këtë drejtim?

S. HAJDARAJ: Pas formimit të Brigadës, numri i ushtarëve rriti shifrën në 2005. Ky numër ishte kaq, sepse shtabi tjetër kishte përafërsisht 30 ushtarë. Për komandant brigade u emërua Florim Qela, kryeshef i Shtabit Sali B. Lajçi, kryeshef i Operativës Smajl Hajdaraj, dhe kështu me radhë. Me rëndësi është se u formuan të gjitha njësitë e domosdoshme të Brigadës. (…)

BOTA SOT: Flitet e përflitet se Rugova nuk rezistoi. Cili është komenti yt lidhur me këtë?

S. HAJDARAJ: Rugovës dhe ushtrisë së saj nuk iu dha shansi për të luftuar më shumë. Kjo ndodhi për arsye se iu bë hile, me qëllim që të mos dëshmohet Rugova si trevë. Rugova dhe rugovasit, respektivisht ushtarët e saj, ishin lidhur me institucionet e Kosovës dhe i njihte ato.

Me këtë, lidhet hilja e zotërinjve Naim Maloku, Bislim Zyrapi dhe alamet ushtarakëve të tjerë. Përkundër kësaj, Ushtria Clirimtare e Rugovës për një kohë shumë të gjatë mbajti të lirë territorin e Rugovës, dhe e bëri të pamundshëm lidhjen e Serbisë me Malin e Zi.

Po ashtu, mundësoi tërheqjen e dhjetëra mijëra të ikurve nga të gjitha pjesët e Kosovës, mundësoi furnizimin me armatim, bëri bartjen e të plagosurve nga frontet e luftës, mundësoi strehimin dhe tërheqjen e ushtarëve nga Rrafshi i Dukagjinit. Këto ishin të bërat e Rugovës. Mjafton që ajo iu bashkangjitluftës kundër Serbisë edhe kësaj radhe. Dihet se çfarë luftërash kanë bërë rugovasit edhe në luftërat e tjera kundër Serbisë dhe pushtuesve të tjerë.

23 tetor 2001 / “Bota sot” / Intervistoi: Nazmi Lukaj

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat