Meta: Do jemi edhe më aktivë në luftën kundër terrorizmit (Foto)

Bota e Yjeve

Meta: Do jemi edhe më aktivë në luftën kundër terrorizmit (Foto)

Nga: Gjergj Koja Më: 25 nëntor 2015 Në ora: 19:20

Kryeparlamentari Ilir Meta deklaron në një intervistë  për kanalin televiziv italian “Rai Neës 24” se Shqipëria ka qenë gjithmonë veçanërisht aktive në luftën kundër terrorizmit dhe se do të të jetë shumë aktive në këtë luftë edhe në të ardhmen. Sa i përket çështjes së azilantëve, Meta tha se Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika edhe falë një bashkërendimi të përgjegjshmërive.

Meta, si po e përjeton Shqipëria krizën aktuale që lidhet me terrorizmin ndërkombëtar?

Prej kohësh tashmë Shqipëria është pjesë integrale e koalicionit kundër terrorizmit dhe ka qenë gjithmonë veçanërisht aktive në këtë luftë kundër terrorizmit edhe përpara sulmeve të 11 shtatorit 2001. Shqipëria do të jetë shumë aktive në këtë luftë edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë aktive edhe pas tragjedisë së Parisit. Shqipëria beson në harmoninë fetare dhe ne jemi një vend që gëzojmë një harmoni të shkëlqyer fetare. Edhe komuniteti mysliman shqiptar është një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe harmonisë me fetë e tjera.

Në rrugën transit të azilantëve drejt vendeve të Ballkanit nuk është ende Shqipëria, por muri që po përpiqet të ndërtojë Maqedonia mund të sjellë fluksin edhe në brendësi të kufirit tuaj. A keni menduar se mund të përballoni një emergjencë të tillë eventuale?

Është e mundur që shumë shpejt edhe ne të përballemi me një problem të tillë. Dhe ky është motivi që Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika edhe falë një bashkërendimi të përgjegjshmërive.

Ju do të takoni drejtuesit e institucioneve italiane në këtë udhëtim në Itali. Cilat janë marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë?

Në nivelin politik nuk ka dyshim që marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Italia gjithmonë ka mbështetur Shqipërisë, që kur Shqipëria u bë anëtare e NATO-s dhe po na mbështet edhe në ato që janë aspiratat tona për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Së dyti, edhe në aspektin ekonomik, marrëdhëniet janë të shkëlqyera. Shumica e eksporteve tona shkojnë në Itali dhe nga Italia më pas shkon edhe në vendet e tjera, në tregjet e tjera të Bashkimit Europian. Por mund të them që në Shqipëri ka një komunitet të madh investitorësh italianë, që ka qenë shumë i domosdoshëm për të garantuar zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

E njëjta gjë mund të themi edhe në marrëdhëniet tona kulturore, që janë të shkëlqyera. Marrëdhëniet të tilla ekzistojnë, sepse të rinj shqiptarë kanë ardhur për të studiuar në Itali dhe është një komunitet italian që zgjerohet në Shqipëri, të cilët vijnë për të punuar, për të studiuar. Kështu që mund të them se marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe janë sidomos marrëdhënie ndërmjet njerëzve, ndërmjet popujve dhe sigurisht kjo bashkon më shumë në përforcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat