Thaçi: Parlamenti mos të shndërrohet në vend të armeve

Bota e Yjeve

Thaçi: Parlamenti mos të shndërrohet në vend të armeve

Më: 22 tetor 2015 Në ora: 17:59

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkrahur vendimin e kryesisë së Kuvendit që seanca të vazhdojë nesër, duke thënë se do të përpiqen që Kuvendi të vazhdojë punën në bazë të së drejtës kushtetuese dhe rregullores së punës. Ai ka shtuar se opozita duhet të prezantojë agjendën e vet me një debat në Kuvend dhe asesi Kuvendin ta shndërrojë në një vend të armëve dhe dhunës.

Zëvendëskryeministri Thaçi në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në mekanizmat e tjerë ndërkombëtar.

Thaçi tha se përpjekja e opozitës për të penguar fizikisht punën e Kuvendit të Kosovës apo të institucioneve të Kosovës është e papranueshme, është e dëmshme për shtetin e Kosovës, për shoqërinë kosovare, për agjendën euro-atlantike dhe për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës.

Thaçi: Bllokimi i opozitës po dëmton Kosovën

“Është një agjendë dëmtuese në kuptimin e përgjithshëm për vendin tonë. Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet në bazë të së drejtës kushtetuese, ligjore dhe rregullores së punës së Kuvendit që Kuvendi të vazhdojë punën. Është mirë që kryesia ka thirr për nesër seancën e Kuvendit, seanca do të mbaj punimet dhe do të resp ektohet agjenda por ajo që është me rëndësi është që edhe opozita të prezantojë programin e vet, agjendën e vet në parlament dhe asesi mos të sillet në mënyrë të dhunshme apo parlamentin ta shndërrojë në një vend të armëve dhe dhunës në vend të prezantimit të ideve dhe argumenteve, kjo është e papranishme”, ka thënë Thaçi.

Ai është ndalur edhe te proceset e anëtarësimit dhe liberalizimin e vizave, duke shprehur besimin se liberalizimi do të ndodhë në fund të këtij viti apo fillimin e vitit tjetër.

Thaçi: Të martën do të nënshkruhet MSA-ja

“Të martën do të nënshkruhet marrëveshja për Stabilizim Asocim në Strasburg. Mendoj se është një sukses tjetër i ri për Kosovën dhe do të nënshkruhet në Strasburg apo Bruksel sepse ende nuk është vendosur por do të punohet maksimalisht që Kosova të anëtarësohet edhe në INRERPOL dhe EUROPOL. Po punohet për të aplikuar për t’u anëtarësuar n ë Këshillin e Evropës dhe dëshirojë që ky vit të përmbyllet me liberalizimin e vizave“, ka thënë Thaçi.

Ai tha se anëtarësimi në UNESCO është e drejt e jona dhe kjo do të përmbyllet me sukses.

Thaçi: Duhet t’i bindim vendet tjera për anëtarësimin e Kosovës UNESCO-në

“Jashtëzakonisht jam optimist edhe me votimin e djeshëm por edhe për votimin që do të ndodhë me 9 nëntor. Është një arritur e re e Kosovës që është punuar gjatë dhe këmbëngulësish. Kosova si një shtet i ri i njohur prej 111 shtete të botës ka fituar dje me 3 të 3 në bordin ekzekutiv për t’u anëtarësuar në UNECO, tash kanë mbetur edhe tri javë që të punojmë ne si shtet dhe gjithë njerëzit aktivistë kudo që jemi në mënyrë që t’i bindim edhe ato vende që ende nuk janë të bindura që të votojnë prej Kosovës”, ka thënë ai.

Ai tha se edhe Serbia është duke punuar për ta kundërshtuar anëtarësimin e K osovës në UNOSCO, kjo në kundërshtim me frymën e marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Thaçi u ndal edhe te zhvillimi ekonomik, duke thënë se po ruajnë trendin pozitiv të zhvillimit ekonomik, të krijimit të vendeve të reja të punës por edhe të interesimin e investitorëve ndërkombëtar për të ardhur dhe investuar në Kosovë.

“Sapo shënuam suksesin për sjelljen e investitorëve ndërkombëtar në Qendrën e skijimit në Brezovicë, ku do të hapen rreth 3-4 mijë vende të punës, gjithashtu jemi duke punuar në sektorin e energjisë ku ka kompani shumë të fuqishme evropiane dhe amerikane që po shprehin interesimin e tyre”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi./KosovaPress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat