Veriu i Kosovës dhe liria qytetare

Bota e Yjeve

Veriu i Kosovës dhe liria qytetare

Nga: Intervistoi: Ridvan Emini Më: 21 tetor 2015 Në ora: 20:37

Ky i njëjti veri i cili si i tillë është më së paku i krijuar në Bruksel, si dhe po ai i njëjti veri, çlirimin e të cilit strukturat e këtij shteti e kishin shpallur, të njëjtën ditë kur polic e doganier kosovar kishin mbetur të bllokuar në pika kufitare. Rrjedhimisht kemi pyetjen se a ka liri qytetare në veri të shtetit, dhe si shihet drama e përqendruar në urën e Ibrit, për këtë çështje kemi zhvilluar një intervistë me politologu nga qyteti i Mitrovicës, z.Florent Hajrizi, i cili është njohës i mirë i çështjeve kontestuale në marrëdhëniet ndërkombëtare, përkatësisht njohës i problemeve izraelito-palestineze.

“Bota Sot”:Shumë qytetarë të Mitrovicës, janë të mendimit se riparimi i urës së Ibrit, e me të cilin do të mbyllet ura, për shkak të punimeve është një projekt me anë të të cilit po kamuflohet zvarritja e lëvizjes së lirë në urë. Si e komentoni këtë?

Hajrizi: Këtu nuk është qëllimi i krijimit për lëvizjen e lirë, mendoj që riparimi i urës është pjesë e një strategjie afatgjate që të pamundësohen shumë gjëra të cilat janë shumë jetike për shqiptarët, për tu fshirë të gjitha gjurmët e shqiptareve në pjesën veriore, dhe unë mendoj që arritja e kësaj marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit, për lëvizjen e lirë, pikërisht e pamundëson lëvizjen e lirë dhe i pamundëson shqiptarëve vazhdimin e jetesës në veri. Këtu qëllimi nga Serbia është pikërisht fakti që mos të thyhet barriera psikologjike pasi që kjo i rrezikon më së shumti serbët e veriut, dhe kjo barrierë mund të thyhet vetëm atëherë kur shqiptarët arrijnë të kthehen nëpër pronat e tyre, dhe p.sh. kur të ndërtohet xhamia e Ibrit, e cila është djegur dhe shkatërruar gjate vitit 1999, e cila ka qenë mu në cepin e djathtë të urës në pjesën veriore, që me planin zhvillimor të komunës së veriut, aty po planifikohet të ndërtohet një fushë basketbolli, pasi që ndërtimi i kësaj xhamie, do e zhvlerësonte simboliken e urës dhe kjo e fundit nuk do paraqiste kufi as për serbët as për shqiptaret.

“Bota Sot”: Përse i gjithë diskursi i lëvizjes së lirë në veri është përqendruar në urën e Ibrit, kurse në fakt qytetarët e Kosovës nuk kanë liri të lëvizjes në të gjithë veriun?

Hajrizi: Ura është bëre simbolik e ndarjes dhe frikës për më shumë se një dekadë, dhe kjo edhe sot po përdoret nga politika ndërkombëtare, dhe si mjeti i fundit i pazgjidhur dhe çelësi i krejt problemit të Mitrovicës, që realisht është e kundërta dhe kjo ka ardhur edhe si mungesë e vizionit të politikës kosovare karshi veriut, se sikur Kosova të kishte ngritur çështjen deri në OKB, për mungesë të lëvizjes së lirë, për xhaminë prapë po ndërlidhem që nga aspekti politik, ajo xhami vlen më shumë se të gjitha xhamiat tjera në Kosovë, e kishte bërë urën të jetë një simbol krejtësisht i thjeshtë. Barrikada do hiqet, dhe normal që do presim reagimet nga të gjithë politikanët se unë e bëra, jo unë e bëra, mirëpo, gjendja do të jetë e njëjtë, dhe njerëzit ende nuk do mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, E pse ndodh kjo? Pikërisht, është fakti i galvanizimit të simbolikës që tregon që diçka nuk është në rregull, pasi që janë lënë anash çështjet tjera jashtëzakonisht të rëndësishme, për organizimin e jetesës së shqiptarëve në veri.

“Bota Sot”: Kush fiton dhe kush humb?

Hajrizi: Mendoj që serbët e veriut do thonë që ne kemi të drejtë të organizojmë territorin tonë komunal, dhe për këtë duhet zhvilluar edhe planet zhvillimore (marrë për bazë fondet e premtuara për veri) dhe çfarëdo kërkese nga ana e shqiptarëve për më të voglën kërkesë, do refuzohet me automatizëm, pasi që serbët do arsyetohen me “marrëveshjen e Brukselit”, saktësisht mendoj po që se shqiptarët e veriut (lagjja e doktorëve, kodra e minatorëve, lagjja e boshnjakëve, etj.) po kërkojkan me ju ndërtua pikërisht ajo xhami aq e rëndësishme, ata e kanë mundësinë e përdorimit të arsyetimit të kushteve të marrëveshjes, si bazë për refuzime, pasi që kjo do e prishte marrëveshjen sipas tyre. Politika duhet fokusuar në vendosjen e institucioneve të Kosovës në veri, dhe gradualisht të filloj të rrisë kërkesat karshi EU-së, duke përdorur zhvillimin ekonomik si formë për futjen nën ombrellën e shtetit, mirëpo kjo do marr kohë, e shqiptarët ende do mendojnë që me riparimin e urës jeta do lulëzoj, që realisht do jetë e kundërta, për referencë situata është keqësuar për shqiptarët pas aksionit policor të 25korrikut, kur u vra polici Enver Zymberi, njëjtë do ndodh edhe me momentin e përurimit të urës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat