Rama reagon nga SHBA: Aludimet për CEZ, të stisura nga PD. Prokuroria po heton dhe do të flasë

Bota e Yjeve

Rama reagon nga SHBA: Aludimet për CEZ, të stisura nga PD. Prokuroria po heton dhe do të flasë

Më: 30 shtator 2015 Në ora: 19:12

Kryeministri Edi Rama reagoi sot nga SHBA në lidhje me akuzat për CEZ, duke theksuar se aludimet për çështjen e CEZ janë dokrra të prodhuara nga Partia Demokratike. Në një bisedë në studion e VOA-s ai theksoi se koalicioni funksionon më së miri dhe se shumica nuk ka kohë për të humbur me fantazi të shfrenuara. “Fali Zot se s’dinë se ç’bëjnë! Çështja e ashtuquajtur e CEZ-it është e trajtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat ku ishte kapur. Për të gjitha të tjerat i ftoj të gjithë ata që kanë akuza, pretendime, aludime, ti referohen legjislacionit shqiptar ti referohen institucioneve përkatëse për të gjetur çfarë duan të gjejnë. Për mua, për qeverinë kjo është një çështje e mbyllur. Kjo është pjesë e një gjullurdie që ka përfshirë edhe median. Edhe ju ushqeni këtë lloj mjegulle të pakuptimtë, sepse studioja ligjore e tërhequr në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim shumë të qartë dhe ka thënë se nuk ka asnjë referencë”, tha Rama.

Nuk kemi dëgjuar shumë nga ju dhe çfarë bëri qeveria juaj?

Më vjen keq ta ulim me kaq shpejtësi nivelin e bisedës pasi në Nju Jork kemi pasur së bashku me Selinë e Shenjtë një jehonë dhe një mbështetje shumë të madhe. Është shumë e rëndësishme që Shqipëria sot ka një pozicion të konsoliduar dhe shumë të respektuar. Nuk është thjesht çështje imazhi por e politikës së jashtme që do të na kthehet në përfitim ekonomik pasi do të rritet besueshmëria e vendit dhe flukset e investimeve të huaja. Ju e thatë vetë është një përfolje shumë e madhe dhe s’me mbetet tjetër veçse të përmend atë shprehjen këtu s’dinë se ç’bëjnë. Nuk ka një çështje të CEZ. Është e trajtuar në bazë të traktateve ndërkombëtare dhe ka qenë një domosdoshmëri për të çlijuar kompaninë me një miliardë borxhe të akumuluara edhe për shkak të qeverisjes së mëparshme. Për të gjitha të tjerat ftoj ata që kanë akuza, ti drejtohen institucioneve shqiptare dhe të gjejnë atë që duan të gjejntë, apo që pretendojnë. Për mua dhe për qeverinë shqiptare kjo është një çështje e mbyllur. Medias i takon të bëj leximet dhe hetimet e veta për interesin e publikut dhe jo vetëm këtë ping-pong të shëmtuar.

Çfarë ju për studion ligjore e cila ka lidhje me qeverinë tuaj?

Edhe një herë po ju them që edhe ju ushqeni këtë lloj mjegulle pa kuptim sepse studio ligjore e tërhequr në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim të qartë dhe s’ka asnjë referencë për kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë.

Përse nuk ia dorëzuat prokurorisë informacionin?

Cilin informacion? Kjo është një pjesë e punës së bërë nga studio ligjore për zgjidhejn e çështjes së CEZ dhe s’ka lidhje me qeverinë shqiptare.

Darkod që CEZ ka probleme por…

Po ju them që kjo e gjitha është një mjegurll e ngritur nga… burime dhe personazhe që shtrihen nga selia e PD-së dhe që deformojnë informacionin.

Studio ligjore thotë se ka ndjekur gjurmën e parave?

Unë nuk këmbëngul në asgjë që lidhet me këtë çështje. Prokuroria ka një hetim dhe është prokuroria që do të flasë. Qeveria dhe unë s’kemi asnjë lidhje me këtë diskutim asburd që është kthyer në një spekulim kolosal në dëm të informacionit të drejtpërdrejtë të publikut. Çfarë disponon prokuroria i takon asaj ta çojë deri në fund.

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Meta?

Ne jemi në një koalicion qeverisës dhe koalicioni funksionon plotësisht. Qeveria është në detyre dhe unë jam në detyre dhe me keqardhje po them që erdha në studion tuaj për të përfituar dhe për t’i përcjellë opinionit publik….

Pyetjet tona janë legjitime…

Unë besoj se shqiptarët kanë dhe meritojnë më shumë për arsyen pse unë jam këtu dhe çfarë do të bëjmë më tepër në këtë sesion të Kombeve të Bashkuara. Po konsumojnë kohën e njëri-tjetrit për një problem që është i stisur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat