Markusz: 24.631 shtetas të Kosovës kërkuan të hyjnë ilegalisht në Hungari

Bota e Yjeve

Markusz: 24.631 shtetas të Kosovës kërkuan të hyjnë ilegalisht në Hungari

Më: 27 shtator 2015 Në ora: 12:37

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, në një intervistë të gjatë për KosovaPress, flet për çështje mjaftë me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Numri i kosovarëve të cilët kanë provuar të hyjnë ilegalisht në Hungari për këtë vit është 24,631. Për ta dhe shumë të tjerë, ambasadori Markusz thotë se çështja e shumë përfolur e liberalizimit të vizave për kosovarët nuk është larg. Ambasadori Marusz gjatë intervistës numëron bashkëpunimet e prekshme mes të Kosovës dhe Hungarisë, binjakëzimin e dy kuvendeve, si dhe ardhjen në Kosovë e gjigantit farmaceutik Richter Gedeon.

Për këto dhe shumë çështje të tjera aktuale, lexoni të plotë intervistën me ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Zotëri ambasador, e nisim bisedën nga situata aktuale në vendin tuaj, dhe jo vetëm. E kam fjalën për çështjen e qytetarëve të ikurve nga Siria. Çfarë është në të vërtet situata në kufij e Hungarisë dhe brenda vendit tuaj, si po menaxhohet ky fluks i refugjatëve?

Ambasadori Laszlo Markusz: Së pari, më duhet të them se nuk është thjesht krizë me refugjatët sirianë, por është një problem më i gjerë. Ka pasur shenja nga viti që shkoi, sepse ishin 44 mijë azil kërkues në vitin 2014, ishte arritur tashmë një rekord historik në Hungari. Por, që nga 1 janari {2015}, kjo situatë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Deri tani, pra deri në mes të shtatorit, kemi më shumë se 200 mijë njerà «z që po vijnë në Hungari, dhe nga ky numër, 176 mijë prej tyre ishin gati për t’u regjistruar. Hungaria, si anëtare e zonës Schengen, e ka për obligim të mbajë kontroll të plotë mbi kufijtë e jashtëm të zonës Schengen, që do të thotë se njerëzit mund të hyjnë në Hungari dhe përmes Hungarisë në zonën Schengen vetëm me dokumente të vlefshme dhe përmes pikëkalimeve kufitare zyrtare. Nëse një person nuk ka letra dhe vjen si refugjat, ai person duhet t’i informojë rojet kufitare në pikëkalim kufitar dhe duhet të regjistrohet në mënyrë që të fillojë një proces, të cilin, autoritetet hungareze do ta vlerësojnë dhe të vendosin nëse mund t’i ofrojmë atij/asaj ndihmë refugjati. Mund ta imagjinoni se çfarë barre vihet mbi autoritetet lokale kur flitet për përafërsisht 22 mijë njerëz në 8 apo 9 muaj, por nëse flasim për muajt e verës, në vetëm tre muaj, kishim 150 njerëz që erdhën në Hungari pa dokumente të duhura. Dhe natyrisht, paralelisht më procesin e regjistrimit, duhet t’iu ofrojmë atyre {refugjatëve} ushqim, pije dhe strehim. Kapacitetet e Hungarisë janë rreth 5 deri 10 mijë azil kërkues në të njëjtën kohë. Në disa muajt e fundit, ne gjithmonë kemi qenë në vijë të kufirit. Por problemi është në fakt paksa më i madh. Shumica e azil kërkuesve nuk duan të bashkëpunojmë më autoritetet hungareze. Së pari ata nuk deshën të hyjnë në Hungari dhe në zonën Schengen përmes pikëkalimeve kufitare zyrtare dhe kjo është arsyeja se pse ne u deshtë të mbyllim të ashtu-quajturin ‘kufirin e gjelbër’ që është 176 kilometra në mes të Hungarisë dhe Serbisë. Gjithashtu, shumë njerëz që vinin përmes pikëkalimeve kufitare zyrtare nuk deshën të regjistrohen për shkak të keq interpretimit të disa rregullave. Poenta është se Hungaria është e obliguar që t’i aplikojë këto rregulla, prandaj na u deshtë ta mbyllim ‘kufirin e gjelbër’ d he ta regjistrojmë çdo person që nuk ka dokumentacion. Për fat të keq, pati edhe mungesë të bashkëpunimit në disa raste. Hera e fundit ishte para 10 ditëve, dhe ndodhi në pikëkalimin kufitar të ‘Roska’, ku pas këtij incidenti shumë të papërshtatshëm, qeveria e Hungarisë vendosi të mbyllë pikëkalimin kufitar përkohësisht. Pas pesë ditëve kur situata u qetësua dhe ky grup i dhunshëm që shkaktoi këtë incident u largua nga pikëkalimi kufitar, atëherë kufiri u hap.

Prandaj, duam t’i informojmë të gjithë në Kosovë që dëshirojnë të udhëtojmë përmes për në Hungari apo përmes Hungarisë se pikëkalimi kryesor është i hapur, prandaj dhe trafiku është i lirë tani.

Këto mbyllje dhe ndalesa të tjera në kufijtë tuaj me shtetet për rreth, kanë krijuar edhe situata të tensionuara mes shteteve që ju kufizoheni. Flitet për një lloj “grithje” të raporteve me Kroacinë dhe Serbinë. Si po e kalon vendi juaj këtë fazë?

Ambasadori Laszlo Markusz: Këto janë vendime të vështira. Ne mbyllem kufirin përkohësisht dhe vendosem rrethoja përgjatë ‘kufirit të gjelbër’ të cilat natyrisht që s’kaluan pa tensione. Kryeministrat Orban dhe Vuçiq është dashur të ulen dhe ta diskutojnë këtë çështje. Sa di unë, fqinji ynë serb, i cili është në një situatë të vështirë po ashtu, e ka kuptuar vendimin tonë. Kemi pasur tensione edhe më Kroacinë po ashtu sepse flugu i refugjateve ka shkuar edhe në territorin e tyre. Por autoritetet kanë bashkëpunuar dhe njerëzit që vijnë prej Kroacisë në Hungari ndihmohen më ushqim, pije dhe strehim dhe shkojnë përmes procedurës se njëjtë si në atë në kufirin Serbi- Hungari. Ajo çka qeveria ime mendon është se kjo valë e emigranteve nuk mund të zgjidhet në kuf irin e zonës Schengen. Mund t’ia dalim disi me këtë çështje, por s’mund ta zgjidhim atë. Kemi një propozim dhe agjendë në Bruksel se duhet të themelojmë një force evropiane që së pari të mbrojmë kufijtë e Greqisë sepse vala e refugjateve kalon se pari nëpër Greqi, pastaj Maqedoni e Serbi për të arritur në zonën Schengen. Duhet të kuptojmë se këta njerëz (refugjatët) vuajnë shumë, sepse edhe janë të keq udhëhequr nga trafikantët, të cilët fitojnë shumë para nga mjerimi i tyre {refugjateve}. Prandaj duhet që në Turqi, Jordani, Leban dhe në kampe të tjera të refugjateve, Bashkimi Evropian të ofrojë më shumë ndihma financiare për këto zona përderisa kriza dhe lufta në Siri nuk përfundon. Duhet të kemi një vizion të qartë, duhet të zgjidhim këto konflikte të armatosura në Siri, Libi dhe Irak për të ndalur këto valë të emigranteve, përndryshe ne veç do të vazhdojmë të menaxhojmë një çështje që është e pa menaxhueshme në kufijtë e zonës Schengen.

Kur jemi tek njerëzit në ikje nga vendet e tyre, kujtojmë se ky vit nuk nisi mirë as për kosovarët, të cilët portën e parë për në Evropë e panë përmes Hungarisë në mënyrë ilegale. Sot, disa muaj pas këtyre ikjeve, a keni informata nëse ka ende kosovarë që ilegalisht kalojnë kufirin tuaj, apo të tillë që ende mund të jenë në kampe të refugjatëve në Hungari?

Ambasadori Laszlo Markusz: Sapo kam marrë disa statistika, me lejoni t’ua tregoj: kjo është lista me numrin e azil kërkuesve në Hungari për vitin 2015, nëse shikon shifrat është Siria që prin më 60 mijë azil kërkues, i dyti është Afganistani më 45 mijë azil kërkues dhe e treta është Kosova me 24 mijë azil kërkues. Duhet ta dini se këta 24 mijë e 631 azil kërkues nga Kosova kanë ardhur gati vetëm në dy muajt e parë të vitit, në janar dhe shkurt,. Numri i emigranteve nga Kosova u zvogëlua kah muaji mars në mënyrë drastike, dhe prej marsit deri me tani, autoritetet tona kanë regjistruar përafërsisht 100, 150 deri në 200 azil kërkues nga Kosova. Akoma kemi disa azil kërkues nga Kosova por numri i tyre në këtë valë të tanishme të refugjateve është vërtetë i pakët. Prandaj nuk është më një çështje diskutimi në mes autoriteteve tuaja dhe tona.

Sot në lajme të mëngjesit lexova se dje diku 10 azil kërkues kosovar janë regjistruar në Hungari. Pra, kjo është situata aktuale. Shpresoj që dëshira {e njerëzve} për të shkuar në zonën Schengen përmes kufirit të gjelbër do të zhduket disi nga vetë kosovarët. Shpesh provoj që t’ua shpjegoj njerëzve se është shumë më mirë për ta nëse provojnë të shkojnë në zonën Schengen përmes rrugëve legale. Si ambasador i Hungarisë këtu e kam për detyrë që ta bej më të mirën për ta lehtësuar disi procedurën për marrjen e vizave për Hungari. Dosido, kur është fjala për rregulla dhe për marrjen e vendimit për kërkesë për vizë, nuk e kam në dorë unë sepse zona Schengen ka rregulla të obligueshme që duhet të zbatohen. Por çfarë dua të arrij unë është zvogëlimi i kohës për marrjen e vizave. Tani kemi bërë disa përforcime dhe shpresoj që njerëzit që presin në rend para ambasadës tonë do ta ndjejnë ndryshimin. Brenda ambasadave kemi arrit një marrëveshje se duhet të ofrojmë trajtim shumë më të mirë për të gjithë ata që aplikojnë sepse e kuptojmë se kjo është një barrë e madhe për çdo qytetar në këtë vend. Me shpresë se liberalizimi i vizave do të behët në një të ardhme të afërt dhe do t’i lusja njerëzit këtu për durim dhe mirëkuptim, sepse ne do të bëjmë më të mirën që ta lehtësojmë këtë situatë.

Sa afër liberalizimit është Kosova?

Ambasadori Laszlo Markusz: Mend oj që ju {Kosova} jeni afër vendimit final dhe pozitiv, por është e vështirë të paragjykosh vendimin që do të merret në Bruksel. Por, e di që ishte një grup ekspertësh nga Komisioni Evropian këtu në Prishtinë para dy muajve dhe ata tani po përgatisin raportin, i cili mendoj që është mjaft pozitiv. Në total Kosova ka pasur 95 kritere, dhe tani ka mbase 7 apo 8 për t’i plotësuar. Komisioni do të përgatisë një raport dhe do ta dërgojë në Këshill dhe pastaj Këshilli do të vendosë në këtë çështje në dhjetor dhe mendoj që ky vendim i dhjetorit do t’i japë shtysë procesit.

Nëse vjen një përgjigje pozitive, atëherë a janë gjasat për lëvizje të qytetarëve nga këtu në drejtim të Hungarisë dhe vendeve të tjera të Evropës, në kërkim për punë dhe jetë më të mirë...Ekziston ndonjë planë që mund të parandaloj një valë të tillë lëvizjesh?

Ambasadori Laszlo Markusz: Nuk ka probleme me asnjë qytetar kosovar që vjen në Hungari me vizë te vlefshme, por ajo që duhet të kuptoni është se kur merrni një vizë hungareze, ju duhet të vini në Hungari se pari më atë vizë... Do të doja të nënvizoja edhe një gjë: si me çështjen e vizave, koha që mund të qëndroni në Hungari apo në zonën Schengen është e limituar, në fakt se sa mund të qëndroni shkruan në vizë, por kur të behët liberalizimi i vizave për kosovarët, koha që një kosovar mund të qëndrojë në zonën Schengen është 90 ditë si rregull i përgjithshëm, pra me liberalizim të vizave ju nuk mund të gjeni punë në zonën Schengen, thjesht mund të planifikoni vizita të shkurta, qoftë turistike apo biznesi dhe duhet të ktheheni në vendin tuaj brenda 90 ditëve. Dhe nëse doni të punësoheni në ndonjë vend të caktuar në zonën Schengen prapë duhet të bëni kërkesë për vizë.

Le ti kthehemi marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Në gjuhën diplomatike dhe atë popullore sa të shëndosha janë bashkëpunimet mes Kosovës dhe Hungarisë?

Ambasadori Laszlo Markusz: Mendoj që Kosova dhe Hungaria kanë pasur marrëdhënie shumë të mira qysh prej fillimit. Pikë fillimi i marrëdhënieve tona zyrtare mund të datohet më 1 janar të vitit 2006 kur ne hapëm Zyrën Ndërlidhëse këtu në Prishtinë , dhe pastaj transformuam këtë zyrë në ambasadë pasi që njohëm Kosovën dhe ishim një nga vendet e para që e njohëm në mars 2008. Menjëherë pas njohjes kemi pasur marrëdhënie intensive dhe nëse me duhet t’i përmend atëherë më duhet të bej një listë të gjatë. T’ju jap disa shembuj, p.sh së fundi në tetor kryetari i kuvendit tuaj do të udhëtojë për një vizitë zyrtare në Hungari. Për momentin kemi një ministër të Kosovës për vizitë në Budapest dhe javën e ardhshme do ta kemi zëvendës ministrin e infrastrukturës në Budapest. Zëvendës kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme u takua me ministrin tonë para dy muajve në Dubrovnik dhe do ta kenë edhe një takim tjetër këtë vit dhe gjatë këtij takimi të ardhshëm, me shumë shpresë, do të nënshkruajmë një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik në mes të dy vendeve tona. Shpresojmë që kjo do t’i rris marrëdhëniet tona ekonomike dhe do të rregullojë takime vjetore në mes të zyrtareve dhe administratave shtetërore dhe biznesmenëve në fushën e përbashkët. Dhe kjo ofron mundësi të reja për diskutim. Kam ardhur këtu në një mandat për të bërë diçka në ekonomi; për të përforcuar lidhjet tona në fushën e ekonomisë dhe këtu shoh potencial të madh .

Është folur disa herë për bashkëpunimet e mundshme në fushën e ekonomisë, rritje e tregtisë, investitorë të mundshëm, etj, çfarë janë të arritur sipas jush? Dhe a ka interes të bizneseve hungareze pë r shtrirje dhe veprim në Kosovë?

Ambasadori Laszlo Markusz: Mendoj që duhet të ketë më shumë se vetëm rritje të tregtisë në mes të dy vendeve tona. Kam diskutuar me disa zyrtar këtu në Kosovë dhe me njerëzit tanë në shtëpi {Hungari} dhe ne do të donim ta rrisnim ndihmën e Hungarisë për zhvillimin e bujqësisë kosovare në të njëjtën kohë. Çka dua të them me këtë është se një grup ekspertesh nga Hungaria do të vijnë në Kosovë në një të ardhme të afërt, të cilët nuk do të kenë konsultime vetëm me zyrtar të bujqësisë, por edhe me përfaqësues të bizneseve dhe prodhues bujqësor, dhe këtë do të përpiqemi ta bëjmë si diçka që ndodhë në vazhdimësi për të shkëmbyer mendime dhe nëse prodhuesit tuaj {kosovar} mësojnë metoda apo teknologji të dobishme nga hungarezet, atëherë ne jemi të gatshëm t’i ndajmë ato përvoja me ju. Gjithashtu, janë përafërsisht 10 studentë nga Koso va, të cilët po marrin diploma në lëmin e bujqësisë në universitetet e Hungarisë. Ne duam të rrisim numrin e bursave për student nga Kosova, veçanërisht në fushën e bujqësisë , prandaj nga 30 apo 40 bursa që do t’i shpallim vitin që vjen, 10 apo me shumë do të jenë për studime në bujqësi.

Kam ardhur në përfundim që prezantimi i makinerive të bujqësisë që prodhohen në Hungari do të ndihmonte prodhuesit kosovar, prandaj ambicia ime është për t’i shfaqur këto makineri para prodhuesve vendor dhe mbase për të themeluar një fabrikë për prodhimin e makinerisë bujqësore në Kosovë dhe në këtë mënyrë për të krijuar vende të reja pune dhe t’i bëjmë këto makineri me lehtë të qasshme dhe në dispozicion të prodhuesve vendor. Kjo është ajo sa i përket {bashkëpunimit} bujqësisë.

Ndërsa në fushën e menaxhimit të ujërave të zeza, Hungaria ka një përvojë tejet të madhe , dhe gjatë kësaj vjeshte do të kemi dy forume, në të cilat do të diskutohet bashkëpunimi i mundshëm në mes të autoriteteve shtetërore. Sa i përket fushës se energjisë se gjelbër {energjisë se ripërtërishme}, në Hungari ne kemi termocentrale me biomasë dhe mendoj që mund të jetë e dobishme për ju të mendoni të keni të tilla në Kosovë sepse e mbrojnë ambientin dhe në të njëjtën kohë ofrojnë rrymë elektrike për popullin dhe industritë. Po ashtu, sa i përket industrisë farmaceutike, një firmë gjigante do të vijë në Kosovë më 2 shkurt, është kjo një firmë hungareze e quajtur Richter Gedeon, ku do të bëjë një prezantim zyrtar dhe do të jetë veç fillimi i rritjes së bashkëpunimit të frytshëm me Kosovën. Kjo firmë është një nga pesë firmat më të mëdha në Hungari, prandaj mezi pres fillimin e aktiviteteve të kësaj firme këtu. Ne jemi definitivisht njëri nga investorët me potencial.

Sa i përket bashkëpunimit shtet me shtet, është një çë shtje që duhet vërtetë ta përmend: ne kemi projektin e tretë të ashtu-quajtur ‘Projekti i Binjakëzimit’ në mes të kuvendeve tona, që do të fillojë në nëntor, pra brenda dy muajve. Dy projektet e binjakëzimit në mes të kuvendit të Kosovës dhe kuvendit të Hungarisë janë treguar të suksesshëm dhe shumë të frytshëm dhe do të mësojmë nga këto dy projekte për projektin e tretë. Në fillim të këtij projekti më shumë gjasa do të flas unë dhe kuvendi jonë do të vijë në Prishtinë.

Me gjithë këto plane, më thoni ju lutem qeveria e Kosovës a ka ofruar bashkëpunime konkrete, a ka ajo ofertë të prekshme për investitorët hungarez në Kosovë?

Ambasadori Laszlo Markusz: Në muajt e fundit, kudo që kam diskutuar më ministra apo politikanë tjerë këtu në Kosovë, kanë treguar sinqeritet dhe atmosferë për bashkëpunim. Jam i sigurt që kur të vazhdojmë me projektin dhe provoj më ta implementojnë do të këtë probleme, por mendoj që është e natyrshme. Kam besim te autoritetet vendore dhe jam i sigurt që do të jemi në gjendje t’i luftojmë krejt problemet që dalin, sepse edhe Kosova është po aq e interesuar në bashkëpunim si Hungaria. Duam të kontribuojmë në forcimin e ekonomisë së Kosovës sepse është shumë me rëndësi për t’u përgatitur për integrim evropian , veçanërisht për të hyrë në BE. Nuk është mirë të hysh në BE me një ekonomi të dobët sepse kjo është gara e parë aty nëse je anëtare saj. Por, ju do të filloni ta ndjeni garën në momentin që Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) nënshkruhet dhe hyn në efekt sepse BE e ka si bazë bashkëpunimin ekonomik dhe në rrënjët e saj është tregtia e lirë, prandaj ju duhet të forconi ekonominë dhe firmat kosovare për të nxjerr përfitimet më të mëdha nga integrimi në BE.

Kur jemi te pjesa e Kosovës karshi inte grimeve evropiane, çfarë është ndihma dhe roli i Hungarisë përkrah Kosovës në gjithë proceset integruese drejt marrëveshjeve të tilla?

Ambasadori Laszlo Markusz: Para se gjithash në kemi qenë përkrahës kyç për të negociuar dhe iniciuar marrëveshjen për MSA me Kosovën dhe duam të shohin që MSA nënshkruhet sa më shpejt që është e mundur, me shumë shpresë në tetor. Kur MSA të nënshkruhet, unë mendoj që është momenti kur Hungaria mund të fillojë të ndihmojë me përvojat e saj nga ky proces; për atë se si të luftohen “kurthe” dhe ajo çka unë parashikoj është një shkëmbim i grupeve të eksperteve në mes të vendeve tona dhe kalimi i përvojave tona te ju nga fundi i viteve 90-ta dhe në përgjithësi prej periudhës para 2004. Kur Kosova të arrijë periudhën e bisedimeve për anëtarësim, mendoj që në atë pikë do të kemi më shumë për të ndarë me ju. Edhe në këtë kohë, ne kemi këshillta r të ndryshëm në kryeqytete të caktuara të Ballkanit Perëndimor që janë në fazën e bisedimeve për anëtarësim , apo janë duke filluar bisedimet për anëtarësim. Këshilltaret tanë mundohen t’ju ndihmojnë atyre qeverive për t’u përballur me sfidat përgjatë këtyre proceseve në mënyrë efikase. Dhe në atë pikë, Kosova do të marrë përkrahjen e njëjtë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat