Daci: Mustafa dhe VV po bëjnë gabime trashanike (Video)

Bota e Yjeve

Daci: Mustafa dhe VV po bëjnë gabime trashanike (Video)

Më: 1 shtator 2015 Në ora: 12:27

​Akademia e Shkencave e Kosovës, asnjëherë nuk është ftuar dhe nuk i është kërkuar nga ana e institucioneve qendrore në vend që të jap mendimet dhe qëndrimet e saj lidhur me rrjedhat politike në vend, dhe kjo është një neglizhencë e vazhdueshme që po i bëhet institucionit më të lartë shkencor në vend. Themelimi i Gjykatës Speciale, ka qenë i panevojshëm për Kosovën dhe është kundër historike. Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe marrëveshja e nënshkruar në Bruksel më 25 gusht, është një marrëveshje politike për epilogun e së cilës tashmë kohë të gjatë është ditur.

Këto janë disa nga vlerësimet e akademik Nexhat Daci, të dhëna në një intervistë për KosovaPress, meqë rast ka folur pas një kohe të gjatë që është tërhequr nga jeta aktive politike.

Sipas Dacit, tërheqja që ai ka bërë, është vetëm në aspektin e mos angazhimit partiak, pasi që asnjëherë nuk ka ndalur aktivitetet shtetërore.

Daci: Jam tërhequr nga aktiviteti partiak por jo nga ai shtetëror

“Fakt që jam tërhequr prej një lloj aktiviteti, të themi atij partiak por jo atij shtetëror. Unë përfaqësoj Akademinë e Shkencave të Kosovës në takimet më të larta që janë edhe shtetërore e që ka të bëjë me integrimet evropiane por integrimet të bazuara në shkencë. Edhe për politikën ballkanike perëndimore, dhe ato takime, dhe ato aktivitete nuk janë publike, prandaj këtu e ndjejë vetën shumë ma mirë, ma ç’lirë dhe nuk hezitoj të jap mendimin tim por jashtë partizimit apo jashtë partive politike”, tha Daci.

Sipas tij, shkrirja e LDD-së në LDK ka qenë vendim unanim i kryesisë sësaj. Daci tha se nga kjo shkrirje ai nuk ka kërkuar asnjë postë apo lloj angazhimi brenda partisë por se do të jetë në strukturën e saj shpirtërore, pasi që ai nuk ka ndërruar idetë dhe fondamentin e tij asnjëherë.

Themelimi i Gjykatës Speciale ka qenë një veprim i cili sipas Dacit ka ardhur nga politika e Kosovës. Ai vlerëson se themelimi i saj nuk ka qenë i nevojshëm por se kjo ndodh atëherë kur nuk kryhen punët e shtëpisë nga anëtarët e saj. Sipas tij, institucionet e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë punët kryesore i kanë lënë në duart e ndërkombëtarëve, meqë kështu po iu vije më lehtë.

Daci: Kosova nuk ka pas nevojë për Gjykatë Speciale

“Nevo jën e themelimit të saj mjerisht e ka pru politika në Kosovës. Nuk është e nevojshme, nuk ka qenë e nevojshme, është kundër historike, është kundër traditës së ndërtimit të shteteve, por mbani mend kur nuk i kryejmë punët vet në shtëpi, shtëpinë të cilën nuk e ke ndërtua vetë, po e ke ndërtua me pjesëmarrje të madhe të bashkësisë ndërkombëtare, atëherë të tjerët i kryejnë punët që kanë qenë të obligueshme nga institucionet e Kosovës. Mjerisht prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, institucionet tona punët kryesore ua kanë lanë në duar ndërkombëtarëve sepse më lehtë pa to, dhe arsyetimi më i lehtë se miqtë tanë po kërkojnë”, tha Daci.

Kurse lidhur me marrëveshjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Daci tha se prapavija e atyre marrëveshjeve është politike. Mirëpo, ai ka një dilemë se sa kryeministrat e të dyja vendevekanë parë paraprakisht atë që nënshkruan në Bruksel.

Daci: Dokumentin e nënshkruan pa e parë më parë

“Prapavija është politike e të gjitha atyre marrëveshjeve. Pse po them politike, atyre që e përcjellin me vëmendjen optiken si duket në një takim, ose gjatë një nënshkrimi, tregon se natën që e kanë nënshkruar edhe kryeministri serb edhe kryeministri shqiptarë, dhe në veçanti zëvendëskryeministri shqiptar nuk e ka pa fare dokumentin final, po e lexonin para Mogherinit me pa a po përputhet a s’po përputhet”, tha Daci.

Daci ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, ku tha se për këtë çështje është dashur të merren ekspertët e çështjes, gjeografët e jo kryeministri dhe ministri i jashtëm i vendit. Sipas tij, ekziston mundësi që çdo kufi të korrigjohet dhe se kjo mund të ndodh edhe në rastin e Kosovës, por se paraprakisht duhet të paraqiten dokumentet dhe hartat topog rafike që përcaktojnë qartë se nga është vija kufitare.

Për Dacin gjuha e përdorur nga kryeministri Isa Mustafa dhe veprimet e Lëvizjes Vetëvendosjes janë veprime që janë tërësisht të gabuara, pasi që të tentosh të hysh në shpi private dhe të përdorësh fjalor të gabuar nuk kontribuon në ndërtimin e shtetit.

Daci: Mustafa dhe VV po bëjnë gabime trashanike

“Unë mendoj që të dyja palët po bëjnë gabime trashanike në atë drejtim. Nuk ndërtohet shteti, t’u tentuar me hy në shpi private, nuk mbahet qeveriasepse kryeministri është numër një në shtetin e Kosovës me asi fjalori do të thotë skajshmërisht kurrë nuk zgjidhin problem”, tha Daci.

Kurse, sa i përket asaj që Akademia e Shkencave nuk është aktive në jetën politike në vend, Dacit thotë se nuk është faji i saj por i institucioneve qendrore të cilat asnjëherë nuk kanë kërkuar të marrin qëndrimin e saj shkencor lidhur me situata e ngjarje të caktuara. Ai ka shtuar se Akademia e Shkencave e Serbisë me vlerësimet e saj dhe me ndikimin që ka pasur në jetën politike në Serbi ka ndikuar negativisht për shtetin serb.

Daci: Akademia e neglizhuar nga shteti

“Akademia serbe që mjerisht na ka mbet neve, a po më leni të shprehem popullorqe, ja ka kajt nanen e nanesshtetit serb, për nja 300 vjet....Krejt humbje që i ka pas Serbia që nga luftërat e fundit janë rezultat i punës së akademikëve. Ne e kemi ndjek një rrugë të akademive të Evropës dhe statuseve dhe programeve dhe krejt ka qenë ai i Sllovenisë, Sllovenia e ka marrë nga shtetet skandinave dhe duhet të punojmë në projekte. Por një gjë po iu them, t’i mundesh me i marr me zor dikujt, me dhanë diçka me zor nuk mundesh, d.m.th kurrë nuk ka ngjarë që në Kosovë, që shteti i Kosovës me kërkua mendim ose projekt nga akademi. Kurrë nuk ka ngja”, tha Daci.

Daci ka shtuar se ky neglizhim i potencialit krijues e shkencor në vend nuk duhet nënçmuar por se duhet përkrahur e stimuluar nga shteti dhe mekanizmat e tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat