​Engel: Më kanë thënë se OKB-ja mund ta formojë Specialen!

Bota e Yjeve

​Engel: Më kanë thënë se OKB-ja mund ta formojë Specialen!

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 20:46

Kongresisti Eliot Engel nuk e di saktë nëse munden apo jo Kombet e Bashkuara të formojnë Gjykatën Speciale, nëse nuk e bën Kosova! Ai në një intervistë prë RTV21 ka thënë se Kosova në mënyrë të padrejtë është mbajtur jashtë Kombeve të Bashkuara nga ana e Serbisë dhe Rusisë. Prandaj për këtë arsye Engel beson se është më mirë që Gjykatën Speciale ta themelojë Kosova se Kombet e Bashkuara.

Faleminderit për kohën tuaj kongresmen Eliot, jemi tejet mirënjohës për kohën tuaj. I keni përcjellë një porosi të qartë Kuvendit të Kosovës sa i përket dhomave speciale. A mendoni dhe a jeni të sigurt se porosia është dëgjuar dhe se ata do të procedojnë ashtu si duhet?

Engel: E tëra që mund të bëj është që miqve të mi në Kosovë t’ua përcjell këshillat e mia më të mira. Njerëzit e dinë se për vite me radhë unë kam qenë një mbështetës i madh dhe ende jam një mbështetës i madh i pavarësisë së Kosovës, se zemra ime është gjithmonë me popullin e Kosovës dhe unë kam aq shumë miq në Kosovë, më pëlqen të vij në Kosovë. Unë vetëm po përpiqem që të jap këshillat e mia më të mira dhe kjo është arsyeja se pse unë thashë se për atë arsye mendoj se Gjykata Speciale duhet të miratohet, ngase zgjedhja nuk është mes Gjykatës Speciale dhe një gjykate?

Zgjedhja në të vërtetë është mes Gjykatës Speciale dhe një Gjykatë të Kombeve të Bashkuara, ngase nëse nuk do të ketë Gjykatë speciale, më është thënë se do të ketë një Gjykatë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Dhe nuk mendoj se Kosova do të mund të sigurojë një marrëveshje korrekte në një Gjykatë të Kombeve të Bashkuara. Kosova në mënyrë jokorrekte dhe me të padrejtë është mbajtur jashtë Kombeve të Bashkuara nga ana e Serbisë dhe Rusisë. Dhe për këtë arsye nuk besoj se Kombet e Bashkuara do të jenë korrekte ndaj Kosovës. Besoj se Gjykata speciale do të jetë e vështirë, ngase janë këto zgjedhje të vështira, por besoj se është më mirë të keni këtë Gjykatë, se sa një Gjykatë të Kombeve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja se pse mendoj se ajo duhet të miratohet nga Kuvendi i Ko sovës. Mendoj se pa marrë parasysh se sa e ashpër dhe e pafat që është, është një gjë që duhet të bëhet dhe të lihet prapa nga të gjithë, ngase vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të lëvizë përpara me jetën dhe gjërat e rëndësishme. Sërish, është kjo një çështje që ka të bëjë me parandalimin e formimit të një Gjykate të Kombeve të Bashkuara, krijimi i së cilës sipas mendimit tim do të ishte një gjë e tmerrshme.

Disa argumentojnë se pasi që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara, ato në të vërtetë nuk mund të themelojnë një gjykatë me dhoma speciale.

Engel: Nuk di gjë për këtë, por me është thënë se munden dhe se do ta bëjnë. Shikoni, ka shumë gjëra të cilat nuk janë korrekte dhe ka shumë gjëra që janë të vështira në jetë. Populli në Kosovë e di këtë më mirë se unë. Por mendoj se duhet të shikojmë se ku kemi qenë dhe ku jemi tani. Kosova është një demokr aci e lirë dhe e pavarur. Sot është 4 korriku, dita e demokracisë, Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjyrat e flamurit tonë janë kuq, bardhë dhe kaltër, prandaj kam të veshur këto ngjyra. Dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë demokracia më e vjetër në botë, ndërsa Kosova është demokracia më e re. Dhe Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shumë gjëra të përbashkëta. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende kemi dhimbje në rritje në kuadër të demokracisë tonë. Prandaj demokracia është e vështirë. Por unë nuk kam asnjë dyshim se kur shikojmë se ku ka qenë Kosova para 20 viteve dhe ku është tani, çfarë ndryshimi!

Prandaj mendoj se të gjithë duhet ta vendosin këtë në perspektivë. Për vite me radhë kam folur për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, kam dashur një Kosovë të lirë dhe të pavarur, kam luftuar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Me këdo që kam biseduar , me presidentët amerikanë, sekretarë të shtetit, me të gjithë që kam biseduar jam angazhuar për Kosovë të lirë dhe të pavarur. Dhe tani e kemi një Kosovë të këtillë. Dhe nëse e shikojmë në këtë kontekst, kjo është një gjë vërtetë pozitive. Ka ca vështirësi përgjatë rrugës, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Shumë njerëz herë pas here do të kenë ndjenjën se gjërat janë jokorrekte dhe kjo është e vërtetë, ka gjëra që nuk janë korrekte. Por mendoj se nganjëherë duhet të marrim vendime të vështira dhe të lëvizim përpara me jetët tona. Dhe mendoj se kjo duhet të ndodhë në Kosovë tani.

Disa theksojnë se madje edhe pse është një gjë jokorrekte për ne në Kosovë, sërish duke pasur parasysh se UNMIK-u ishte këtu dhe u mor me sistemin juridik, EULEK-si dhe tani Kosovës po i kërkohet për herë të tretë ta bëjë këtë. A është ky një argument?

Engel: Po, është argument i cili qëndron. E kuptoj këtë plotësisht. Unë mendoj se gjërat nuk duhet të ndalen me këtë Gjykatë speciale. Thënë sinqerisht, ka shumë gjëra me të cilat duhet të qartësohen nga Serbia. Dhe kur Kryeministri Vuçiq ishte në Uashington dhe u takua me mua, unë ia thashë atij këtë. Ne e dimë se ka varreza masive në Serbi, në të cilat janë varrosur shqiptarët. Ne dëshirojmë se kush është i varrosur aty dhe kërkojmë llogari për këtë, ngasee nëse kemi varreza masive në serbi, në të cilat janë të varrosur shqiptarët, se ata janë vrarë. Edhe këto vrasje duhet të hetohen. Prandaj nuk po sugjeroj se Gjykata Speciale duhet të jetë hetimi i vetëm, mendoj se duhet të jetë proces i shumë hetimeve të ndryshme, të shumë shteteve të ndryshme, në mënyrë që të arrijmë në fund. E më pas mund të bëjmë përpjekje të lëmë të kaluarën prapa dhe të lëvizim drejtë të ardhmes, ngase kjo është ajo që është me rëndësi. Mendoj se ardhmëria e Kosovës është një gjë për të cilën brengosen Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dëshirojmë të ndihmojmë, dëshirojmë të jemi miq. Unë gjithmonë them udhëtojmë anembanë botës dhe miqtë më të mirë që kemi miqtë tonë shqiptarë. E ndiejmë këtë! Por mendoj se populli i Kosovës, pa marrë parasysh se a janë shqiptarë apo jo, por edhe i gjithë populli i Serbisë duhet të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, kanë ndodhur gjëra të ndryshme në të kaluarën, në mënyrë që të jemi në gjendje të lëvizim përpara me të ardhmen.

Çka nëse Kosova, si mike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si mike të Kosovës nuk arrijnë që të shtyjnë në Kuvend krijimin e Gjykatës. A mund të dëmtoi kjo marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Engel: Jo, për aq sa më përket mua. Shpresoj që jo. Mendoj se lidhjet ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe të Kosovà «s janë të fuqishme, nuk dëshiroj të kërcënoi, ngase kjo nuk është mënyra se si duhet të bëhen gjërat. Unë thjeshtë shpresoj dhe mendoj se është gjëja e duhur për Kosovën. Jo gjëja e duhur për Kombet e Bashkuara, por gjëja e duhur për Kosovën.

Por çka nëse nuk kalon në Kuvend?

Engel: Ekziston Parlamenti, asambleja, është një demokraci, shpresoj dhe nuk besoj se do të ketë refuzim. Kjo nuk është e nevojshme. Shpresoj se votat do të ndryshojnë dhe se anëtarët e Kuvendit do ta bëjnë gjënë e duhur. Por unë kundërshtoj çfarëdo refuzimi.

Si qëndron puna me pjesëtarët e opozitës? Jeni takuar edhe me ta?

Engel: Jam takuar me të gjithë, siç bëj gjithmonë kur vij në Kosovë dhe u kam thënë të njëjtat gjëra të gjithëve. I kam thënë opozitës dhe shumicës se mendoj se Gjykata Speciale duhet të votohet. Nuk e ndryshoj porosinë time duke u bazuar në atë se me kënd fl as. Ja them të njëjtën gjë të gjithë njerëzve, ngase e besoj atë. Dhe e dini, zemra ime është me popullin e Kosovës, ka qenë gjithmonë dhe do të jetë gjithmonë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat