Arben Gecaj zbulon detaje të pathëna më parë për Vetëvendosjen!

Bota e Yjeve

Arben Gecaj zbulon detaje të pathëna më parë për Vetëvendosjen!

Më: 4 prill 2015 Në ora: 21:10

Janë 40 ose 50 të njëjtit, që prej mëngjesi deri në mbrëmje e kanë këtë punë që të fyejnë, shantazhojnë, bëjnë komente. Janë të paguar për këtë punë. Komunizmi në këtë parti sillet kryesisht nga anëtarët që vijnë nga Shqipëria, për shkak se ata njohin mirë këtë frymë.

Këto detaje të pa thëna për Vetëvendosjen i shpalos, koordinatori i shkarkuar në Deçan, Arben Gecaj në një intervistë për Indeksonline.

Me çfarë metodash i merr në pyetje anëtarët e vetë Vetëvendosja?

Gecaj: Me të vërtet relacionet kanë qenë shoqërore, por në momentin kur ka filluar gjendja të tensionihet, ato metoda kanë qenë pak ma të vrazhda. Vetë thirrja e Dardan Molliqajt, që thotë Arben, duhet të takohem, unë i them pse duhet të takohem, është të paktën logjike të më tregosh dhe nuk ma kthen përgjigjen. Unë takohem me të dhe Dardani flet për një grup, që unë për herë të parë dëgjoj për atë grup, që është duke komunikuar në mes veti nëpër qendra të Kosovës dhe janë duke planifikuar ta bojkotojnë Albin Kurtin. Unë e kam dëgjuar me shumë vëmendje. Dardani më thotë se edhe ti je pjesë e këtij grupi, dhe unë i them se çka po flet, sepse je sekretar i organizatës. I kam thënë se kjo që po thua është shumë e lig dhe se kam prit këtë formë të komunikimit dhe e qortoj në atë moment për këtë që po e bënë. I kam thënë se a je ti mirë pse ke kriju një projeksion të tillë.

Pse ndodhin këto sjellje në Vetëvendosje?

Gecaj: Një pjesë e madhe shikojnë shumë filma me partizan dhe gjerman dhe lexojnë shumë libra të kuqe edhe me siguri këto teorit e zhvillimit të shtetit i shohin ndryshe dhe një pjesë e madhe kanë simpati për këto lëvizjet ekstreme të majta.

Po mendon për lëvizje komuniste? Kush është komunistë në Vetëvendosje?

Gecaj: Bojken Abazi duhet me qenë ai që e sjellë këtë frymë komuniste, vazhdon me Dejona Mihalin, kryesisht kjo pjesa që vjen nga Shqipëria. Edhe Dardani mundohet të marr vesh diçka nga kjo, por më duket nuk ka lexuar aq shumë sa t’i kuptojë mirë.

Si e shpjegon atë mënyrën e veshjes, prezantimit, diskursit publik, ideve të njëjta nga të gjitha anëtarët e Vetëvendosjes?

Gecaj: Këtu më shumë ka të bëj me atë psikologjinë sociale, në një far mënyre janë shumë të izoluar, nuk kanë kontakte me njerëz tjerë dhe në një far mënyre janë gjenerata që i ka krijuar Albini. Janë diku 30 ose 40 prej tyre që e kanë idhull Albinin. Është në rregull, por mua më duket që mjafton një Albin, nuk duhet të ketë më shumë.

A ka në Vetëvendosje njerëz nostalgjik për komunizmin?

Gecaj: Siç duket kjo është një nostalgji e madhe, sepse shumica prej tyre janë rritur në atë frymën dhe nuk kanë qenë pjesë e atij sistemi dhe kjo pa fuqia e transicionit të gjatë në Kosovë i ka shtyrë të mendojnë që megjithatë një rikthim me një ideologji që është uniformuese. Unë i kuptoj se si ata mendojnë, e akceptoj atë formë të menduarit, por asesi nuk e përkrahi.

A mendojnë në Vetëvendosje se gjithçka që i rrethon është e keqe, vetëm ata janë të mirë?

Gecaj: Mua më duket se ajo formë e të menduarit është prezentë. Është ky grupi që është çdo ditë së bashku, por ka diçka, një diskrepanc të madhe në mes asaj çka mendojnë dhe punojnë. Ata të gjithë marrin rroga në Vetëvendosje, dhe ata thirren në punë vullnetare. Kjo i bie se unë jam më idealist sepse nuk marr paga në Vetëvendosje. Puna ideologjike është punë vullnetare, ata e kanë bukë dhe këta janë aktivist mercenar.

Këta thonë që nuk marrin paga, ndërsa në disa dokumente që u publikuan kishte njeri që merr pagë në VV mbi 1 mijë euro. Si shpjegohet kjo?

Gecaj: Ata nuk punojnë gratis, nuk janë vullnetarë. Këta rebelohen nëse nuk i marrin pagat në fund të muajit. Nga jashtë ata transmetojnë një barazi sociale, një solidaritet, që është shumë i rrejshëm?

Në zgjedhjet lokale një kameraman duke ua mbuluar ngjarjen Vetëvendosjes, kapet me dhunë nga zëdhënësi Erzen Vraniqi dhe hidhet nga bina. Pse kjo qasje aq e keqe me mediet?

Gecaj: Erzeni para katër ditëve është tërheq nga sekretariati i medieve dhe unë konsideroj se ai e kë bërë pikërisht për shkak të mos komunikimit të shëndosh me gazetarët dhe po ashtu ka të bëj me atë skandalin me gazetarë dhe unë javën e ardhshme do t’i përmendi emrat.

Pse kjo qasje kaq ekstreme ndaj gazetarëve Vetëvendosje?

Gecaj: Si duket është një fobi, një paragjykim i tmerrshëm, nuk e di pse.

Si funksionin kjo lufta speciale në Facebook kur dikush e kundërshton Vetëvendosjen?

Gecaj: Është e organizuar, është pjesë e sekretariatit, janë ata policët e Facebook-ut. Janë 40 ose 50 të njëjtit, që prej mëngjesi deri në mbrëmje e kanë këtë punë që të fyejnë, shantazhojnë, bëjnë komente. Janë të paguar për këtë punë.

Si e vlerësoni punën e Shpend Ahmetit në Prishtinë?

Gecaj: Unë e vlerësoj që Shpendi është një shans e madhe VV-së dhe tash po shihet që fitorja e tij e ka mundësuar mbijetimin e lëvizjes. Shpendi çdo ditë e më shumë po e krijon identitetin e tij dhe ai ka nevojë të përkrahet.

Si e shpjegon mos kontaktin e VV-së me ambasadat e huaja?

Gecaj: Për mua është pa aftësi të krijuar raporte normale me botën dhe sistemi. Janë të pa aftësi.

Konsideroni se ka qenë demokratike ardhje Visar Ymerit në krye të VV-së?

Gecaj: Një pjesë e madhe kemi qenë kritik dhe kemi thënë se është mirë të ketë një kundër kandidat. Në momentin e fundit, së paku ne na u është komunikuar, që do të jetë vetëm Visari, dhe unë mendoj që Albini ka bërë diçka jo të mirë. (Indeksonline)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat