Syla: Trafikantin e qenie njerëzore e dënuam me 14 vjet burg

Bota e Yjeve

Syla: Trafikantin e qenie njerëzore e dënuam me 14 vjet burg

Më: 14 mars 2015 Në ora: 11:20

Ai flet për fenomenin shqetësues të largimit të qytetarëve, masat që janë marrë, dhe vijimin e hetimeve për të ndalur një fenomen të tillë.
Syla ka thënë se po vazhdojnë me hetimin e kontrabanduesve që kanë përfituar nga qytetarët që kanë migruar ilegalisht në vendet e BE-së.

Syla: Ja si filluam hetimet

“Fillimisht ata shkonin me një qarkullim të rregullt të autobusëve që ishte një qarkullim Prishtinë-Beograd dhe pastaj Beograd-Vojvodinë dhe fillimisht ne nuk e dinim që kjo ishte një kontrabandë, por më vonë këta emigrantë treguan se përveçse ka njerëz që udhëtojnë vullnetarisht, ka edhe të tjerë që kontrabandohen nga njerëz të ndryshëm nga Serbia dhe Kosova, dhe atëherë nisëm të ndërmarrim hapa për hetimin e këtyre dukurive”, ka thënë ai.

Syla thotë se kanë gjykuar grupe të ndryshme për kontrabandim emigrantësh dhe dënimet kanë qenë të forta. Ai përmend raste ku janë gjykuar disa grupe nga Prokuroria Speciale deri në 2 vjet apo 3 vjet burg, por edhe kjo nuk ka mjaftuar që të ndërpritet ky fenomen.

Syla: Ka rënë fluksi i emigrimeve

“Afërsisht flitet se kanë kaluar mbi 100 mijë njerëz. Por këto dy javët e fundit fluksi ka rënë, pothuajse nuk kemi ndonjë qarkullim, nuk kemi ndonjë emigrim masiv si para dy javësh, që do të thotë se sigurisht që ndërmarrja e masave nga qeveria por edhe nga organet e tjera ka ndikuar që ky fluks të bjerë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se edhe në regjionin e Mitrovicës ka trafikim me qenie njerëzore dhe se dënimet shkojnë deri në 14 vjet.

Syla: E dënuam me 14 vjet

“Mund të flas për regjionin e Mitrovicës, meqënëse aty jam, dhe ka raste të trafikimit të qenieve njerëzore. Rastet e fundit i kemi dhe që kanë marrë një dënim kapital, siç është një që është marrë para dy-tre javësh; ku një person për trafikim të qenieve njerëzore është dënuar me 14 vjet e 6 muaj burgim, që është një dënim shembull në Kosovë”, ka thënë Syla.

Sa i përket legjislacioni për rastet e trafikimit dhe migrimit të parregullt, Syla ka thënë se ai është i duhuri, por duhet të zbatohet.

Syla: Ligjet janë të mira por duhet të zbatohen

“Unë konsidroj se ligjet janë në rregull, por duhet një angazhim më i madh i gjithë faktorëve, posaçërisht për zbatimin e ligjit. Kosova nuk dallon shumë, por ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë me shtetet e rajonit, kemi një memorandum bashkëpunimi nga Prokuroria edhe me Shqipërinë, edhe me Maqedoninë dhe ky bashkëpunim është në nivelin e duhur. Ne kemi takime të rregullta me prokurorët e Shqipërisë, që mbahen edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kështu që kjo ka dhënë frytet në rajon dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdohet dhe të thellohet edhe më shumë”, ka thënë ai.

Ndërsa, dënimi maksima për kontrbandimin e emigrantëve, sipas Sylës, në rastin më të rëndë parashikohet deri në 12 vjet burg, kurse kontrbandimi me qëniet njerëzore ku dënimi është burgimi përjetshëm./Kosovapress/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat