Hyseni: Kosova, pjesë e arkitekturës globale në luftën kundër ekstremizmit

Bota e Yjeve

Hyseni: Kosova, pjesë e arkitekturës globale në luftën kundër ekstremizmit

Më: 20 shkurt 2015 Në ora: 22:00

Për të biseduar për çështjen e largimit masiv të shtetasve të Kosovës në vendet e Evropës Perëndimore dhe disa probleme të tjera me të cilat përballet vendi, në studion e "Ditarit" ishte i ftuar për një bisedë Ministri i Brendshëm i Kosovës, Skënder Hyseni, i cili mori pjesë në takimin tre-ditor të organizuar nga Shtëpia e Bardhë mbi përpjekjet për t’iu kundërvënë ekstremizmit të dhunshëm.

Zoti Hyseni tha se Kosova do që të bëhet pjesë e arkitekturës globale në luftën kundër ekstremizimit të dhunshëm dhe se ajo është zotuar për të kontribuuar me resurse humane dhe financiare në luftën kundër terrorizmit.

Ai tha se ka ofruar në takimet në kuadrin e takimit, detaje nga përgatitjet dhe korniza ligjore që ofron Kosova në luftën kundër terrorizimit.

Ministri Hyseni tha se rezultati i Samitit të Uashingtonit është se në fund të fundit, bota e ka kuptuar se ka një konsensus global se fenomeni i ekstremizimit nuk le asnjë vend të botës pa prekur.

Ai tha se në luftrat e Irakut dhe të Sirisë kanë shkuar rreth 300 shtetas të Kosovës, ndërkohë që janë arrestuar 150 vetë: luftëtarë, nxitës dhe rekrutues të ushtarëve për në luftart e huaja.

Zoti Hyseni tha se Kosova do të bashkëpunojë për shkëmbimin e informacionit me SHBA, me Interpolin dhe Europolin. Por shtoi ai, Kosova do ta kishte shumë më të lehtë bashkëpunimin, në se do të ishte anëtare e plotë e Interpolit, e Eurpolit dhe organizmave të tjera ndërkombëtare të policisë dhe sigurisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat