Do ta luftojmë fuqishëm të keqen dhe krimin që bëhet ndaj qytetarëve të vendit tim

Bota e Yjeve

Do ta luftojmë fuqishëm të keqen dhe krimin që bëhet ndaj qytetarëve të vendit tim

Më: 19 shkurt 2015 Në ora: 17:15

Intervistë me kandidatin e vetëm për kryeprokuror të shtetit Aleksandër Lumezin

Kanë mbetur pak orë para se ti nënstroheni intervistës për përzgjedhje të kryprokurorit të shtetit dhe jeni i vetmi kandidat në garë, shpresoni se do të votoheni e nominoheni kryeprokruror i shtetit?

Aleksandër Lumezi: Pres që të premten të paraqes konceptin tim për zhvillimin e mirëfilltë të sistemit prokurorial para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe pres që procesi do të të jetë në rregullë, duke zbatuar e respektuar parimet dhe rregullat ligjore e kushtetuese. Shpresoj se anëtarët e KPK-së, pas dëgjimit të konceptit tim do të vendosin për nonimin tim për kryeprokruor të shtetit dhe shpresoj se po të njëjtën ditë (të premtën) anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, do të bëjnë votimin e besoj edhe nomimin tim për kryeprokuror të shtetit.

Nëse më jepet besimi nga ana e anëtarëve të KPK-së për kryeprokuror të shtetit jam i gatshëm të pranoi këtë pozitë me përgjegjësi të lartë dhe do të bëjë përpjekje maksimale të punoi përgjegjshëm me të gjithë për hetimin dhe luftimin krimit të organizuar, korrupsionit dhe të gjitha të këqijave që hasin qytetarët e këtij vendi, tha për toskanapress.info.

Shpresoni se do të nominoheni për kryeprokuror të shtetit, por cilat janë synimet tuaja në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit e dukurive tjera që po ndikojnë që numër i madh i qytetarëve të braktisin shtetin?

Aleksandër Lumezi: Shpresoj se konceptim im për zhvillimin e sistemit prokurorial do të ndikoi që nga anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës të marr votat e të nominohem kryeprokuror. Do të jem me të vërtet kryeprokuror dhe kryeshërbëtor i të gjithë prokurorëve të shtetit që janë brenda sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Detyra ime do të jetë që ti bëjë të gjithë prokurorët më të respektuar jo vetëm nga qytetarët e vendit tim, por edhe zyrtarët e institucioneve. Nga ana tjetër të gjithë prokurorëvve do tu’a lë duartë e lira për të vepruar përgjegjshëm, në mënyrë që pushteti të jetë në duar të të gjithë atyre për ti hetuar veprat penale dhe për të akuzuar autorët e tyre.

Unë këtë premtim nuk do ta harroi që do të jetë për të mirën e qytetarëve të vendit tim, por edhe të gjithë prokurorët mos të harrojnë për të hetuar e vepruar me ndërgjegjshmëri, jo për mua, por për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Ju edhe më parë ishit zgjedhur kryeprokuror i shtetit, por nuk arritët të ushtroni funksionin e të parit të kryeprokurorëve të shtetit, pas ankesave të dy prokurorëve dhe vendimit për shkelje të Gjykatës Kushtetuese. Mendoni se kishte ndërhyrje politike?

Aleaksandër Lumezi: Nuk besoj se ka pasur ndërhyrje politike, por ka qenë një vendim i Gjykatës Kushtetuese pas ankesave. Nuk do të thotë se nëse nuk pajtohemi me vendimin e gjykatës nuk duhet zbatuar. Isha i prirë që vendimin e Gjykatës Kushtetuese të zbatoj, por akoma nuk e kam të qartë arsyen për të.

Pasi që jeni i vetmi kandidatë për intervistim, çfarë veprimi do të bëni nëse anëtarët e KPK-së nuk iu votojnë e nominojnë për kryeprokuror të shtetit?

Aleaksadër Lumezi: Unë jam thellësisht i bindur se gjithçka është në rregull dhe se procedura e invervistimit, votimit, nomimit e dekretimit do të kryhet duke respektuar procedurat ligjore e kushtetuese. Nëse edhe kësaj rradhe nuk nominohem për kryeprokuror të shtetit, do të shoh mundësinë e kandidimit të sërishëm apo jo.

Poqëse emëroheni kryeprokuror i shtetit, cilat janë veprimet e para për ta zhvilluar e fuqizuar sistemin prokurorial, ku akoma ka dyshime se brenda tij ka njerëz të papërgjshëm dhe të lidhur me autorët e krimeve?

Aleksandër Lumezi: Edhe pse dihet se ka shumë punë dhe sfida serioze e reale, na presin shumë punë pաrpara. E di që asnjëri nga prokurorët nuk mund ti kënaqë të gjithë, si viktimat e ashtu edhe të akuzuarit, por i garantoi qytetarët e shtetit tim se gjithë kohën detyra ime është që të hetojmë i e luftojmë ndershëm të këqijat me të cilat ballafaqohen qytetarët.

Unë e dua vendin tim dhe dua që të lutfojmë të keqen dhe krimin që bëhet ndaj qytetarëve të këtij shteti. Pas nominimit, ditën e parë si kryeprokuror i shtetit, do ti ftoi të gjithë prokurorët që të bëjmë më të mirën e mundshme për hetimin dhe luftimin e kriminalitetit dhe të këqijave tjera.

Do të arrijë që brenda një kohe të shkurtër të përmirësoi imazhin e prokurorisë dhe imazhin e vendit tonë dhe kjo është prioriteti kryesor, sepse fytyra e shteteit janë institucionet e drejtësiosë. Për zhvillime të sistemit prokurorial duhet të punoi jo vetëm unë, por të punojnë ndershëm të gjithë.

Duhet ta bëjmë një sistem të llogaridhënies dhe të gjithë ata prokurorë që i kanë shpëtuar e mbijetuar kësaj situate të deri tashmë dhe kanë qenë përfitues të mëdhenjë nga paligjshmërit, nuk do ti tolerojmë dhe do ti godasim fuqishëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat