Rudi: Atentatorët ndaj meje janë njerëz të SHIK-ut

Bota e Yjeve

Rudi: Atentatorët ndaj meje janë njerëz të SHIK-ut

Më: 10 dhjetor 2014 Në ora: 23:42

Aktivisti i LDK-së Fetah Rudin ë një intervistë për “Bota sot” thotë se nuk dëhsiron të identifikojë të dyshuarin në atentatin e tij, por ai është këmbëngulës se ka dëshmi, të cilat i ka dorëzuar në EULEX, që i implikojnë persona teknik apo zyrtarë të Vetëvendosjes, që dikur ishin pjesë e SHIK-ut, në atentatin ndaj tij.

“Bota sot”: Kemi informata se tashmë keni dhënë dëshminë para EULEX-it, lidhur me atentatin që është bërë ndaj jush në vitin 2000, a është ky një hap konkret drejt zbardhjes të së vërtetës në rastin tuaj, fillimin e ndëshkimit të krimit?

Fetah Rudi: Po pas informatave dhe paralajmërimeve në media dhe ato që ka thënë dëshmitari X mendoj që ndoshta EULEK-si ka për një mend por deri tashti nuk është bere sa duhet po diçka është duke lëvizë po ta shohim tutje.

A besoni se ky mision në një mënyrë sikur po i shtyn për një kohë tjetër zgjidhjen e rasteve të vrasjeve të pas luftës, pra ato kryesisht politike, si vrasja e Mustafës, Zemajt, Manajt, Imerit, Rracit etj?

Rudi: Po deri tash tash i ka shtyrë zgjidhjen e vrasjeve të pas luftës ndoshta ka pas ndërhyrje nga institucionet e tona se ndoshta urdhërdhënësit janë në institucione e shtetit në qeveri, parlament, polici apo ndoshta në AKI.

Përveç nga EULEX-i, deri në ditët e sotme a jeni pyetur nga ndonjë organ tjetër i drejtësisë në Kosovë?

Rudi: Jo nuk jam pyetur nga organet e drejtësisë së Kosovës se me dëshirë do ti kisha përgjigjur.

A mund të na rrëfeni për ditën e atentatit se si ka ndodhur?

Rudi: Po si zakonisht ne i kishim mbledhjet e rregullta çdo të premte në kohën e Presidentit Rugova unë me veturën time nga shtëpia dola në ora 8 të mëngjesit pas që atë ditë e kisha të lirë në shkollë, pasi që punoja arsimtar, dola në Malishevë u takuam me dy shokë të kryesisë Avdullah Telakun dhe Rexhep Begajn. Pimë nga një kafe aty, pastaj unë veturën time e lash në Malishevë. Në Prishtine shkuam me veturë të Avdullahut. Që të tretë kemi shkue në takim. Duke u kthyer nga takimi të tretë aty te lagja e Bytyqëve. Është dëgjuar një refall po pasi që ura ishte e bombarduar nga NATO-ja, dy kerre nuk mujshin të kalojnë, ne u ndalem ka ardh shpejt ni veturë ngjyre e kuqe Opel Astra dhe kanë gjue me revole. Dy të parët i kam pa kanë qenë biondë të tjerët nuk i kam parë, se vetura ka qenë me xhama të zi. Ata dy janë dal, kam tentu edhe unë me dal atëherë e kam kuptue se edhe rafalli më kishte marr nga mbrapa. Ora ka qenë 14.35.

Sipas juve kush mund të qëndroj prapa atentatit ndaj jush?

Rudi: Jo vetëm pas atentatit tim por pas te gjitha vrasjeve, plagosjeve, atentateve qëndron rrjeti i krimit te organizuar qe emrin e ka SHIK. Është e vërtet se pas luftës pat vrasje, plagosje, atentate të gjithë veprimtarëve të LDK-së, po thashë më herët qëndron një organizatë shumë e fortë, ajo është Shik-u!
A është e vërtetë z.Rudi se një deputet i Vetëvendosjes qëndron prapa atentatit ndaj jush?
Rudi: Nuk kam thënë se është një deputet i Vetëvendosjes, por një këshilltar, vozitës apo truproje e një deputeti të vetëvendosjes. Emrin e këtij deputeti e di edhe Prokuroria e EULEX-it.
A është fjala për Rexhep Selimin?
Rudi: Për shkak të hetimeve nuk dua të përmend emra.

Po cili ishte qëllimi i luftës?
Rudi:
Po është e vërtet si isha ushtar dhe luftuam për çlirimin e vendit, por pas luftës ndodhën shumë ngjarje jo të mira, filluan kërcënimet, vrasjet, atentatet ndaj shumë veprimtarëve të LDK-së po edhe ndaj meje, vetëm pse isha në LDK dhe me Rugovën dhe fituam në zgjedhjet lokale ku isha mbështetësi më i madh për fitoren në Malishevë. Kjo dikujt i pengoi dhe dolën në pritë ata që nuk dojshin ta shohin të lirë Kosovën.

Është thënë se atentati ndaj jush është kryer me të njëjtën armë që është vrarë veprimtari Xhemajl Mustafa dhe është plagosur Ejup Visoka, që të dy aktivistë të lartë të LDK-së, a do të thotë kjo se personat e njëjtë ishin kundër juve?

Rudi: Po kjo është thënë nga prokurori Lumezi ashtu e kam lexuar edhe unë në gazetën e juaj këtë do ta thonë organet e drejtsis.9. Mendoj se qëndron një rrjet i krimit

A keni luftuar ju nën urdhrat e presidentit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova?
Rudi:
Po kam qenë ushtar dhe përkrahës i institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Presidentit Rugova. Po mendoj se duke njohur si President të Republikës së Kosovës z. Rugovën tregon se e kem pas edhe komandantë suprem të forcave të armatosura të Republikës së Kosovës, FARK-ut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat