Prizreni zien nga krimi urbanistik

Bota e Yjeve

Prizreni zien nga krimi urbanistik

Nga: Intervistoi: Aziz Bytyçi Më: 16 nëntor 2014 Në ora: 17:34

Ramadan Muja është heroi i antizhvillimit të Prizrenit! kështu e portreton asamblisti i Vetëvendosjes.

Arbër Rexhaj, i cili është ish-kandidat për kryetar të Prizrenit, dhe asamblist i saj në Prizren, hedh akuza të rënda për pushtetin aty dhe zbulon dështimet e bëra nga qeverisja lokale. Ai në intervistën për “Bota sot”, rrëfen gjithë atë që po ndodh në Prizren dhe zhvillimet nacionale për formimin e institucioneve.

“Bota sot”: VETËVENDOSJE! bëri marrëveshje me bllokun LVAN për krijimin e institucioneve qendrore, në zgjedhjet që priten të mbahen së shpejti në Prizren, a do ta bëni edhe ju të njëjtën gjë?

Arbër Rexhaj: Mendoj se Qendra e VETËVENDOSJES në Prizren këtë gjë e ka të rregulluar shumë mirë në statutin e saj. Nëse ekziston një vullnet i tillë, përmes demokracisë së drejtpërdrejtë ne pyesim anëtarët tanë e cila organizohet përmes një referendumi të brendshëm dhe verdikti i tyre është edhe vendimi ynë. Besoj që qendra e VV-së në Prizren do ta ketë kandidatin e saj për zgjedhje lokale, një kandidat të dëshmuar i cili po ashtu do të votohet nga anëtarësia e gjerë. Dhe besoj së shpejti keq-qeverisja e PDK-së në Prizren do të dënohet nga qytetarët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat