Ambasadorja gjermane: Presim që zgjidhja të gjendet javën e ardhshme

Bota e Yjeve

Ambasadorja gjermane: Presim që zgjidhja të gjendet javën e ardhshme

Më: 14 nëntor 2014 Në ora: 14:35

Ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets ka thënë se zgjidhja e ngërcit politik mund të zgjidhet në javën e ardhshme. Viets në një intervistë për RadioKosovën ka thënë se diplomati gjerman Ernst Reichel i cili po qëndron në Kosovë, nuk do të përzihet.

Zonja Viets, Si e shihni daljen nga kriza politike ku ndodhet Kosova?

Angelika Viets: Besojmë se Kosova do të gjejë vetë zgjidhjen për të dalë nga kjo situatë. Siç e dini koha po kalon, ka shumë obligime në radhë të parë është çështja e buxhetit që nuk pret dhe shumë obligime tjera pastaj. Presim që zgjidhja të gjendet javën tjetër ashtu siç këtë e dëshirojnë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Zoti Reichel nuk është këtu për të ndërhyrë në gjetjen e zgjidhjes?

Angelika Viets: Jo zoti Reichel është këtu për tu informuar nga dora e parë, pasi ai vet ka një lidhje të veçantë emocionale me Kosovën, sepse siç e dini ai ka qenë një kohë ambasador këtu. Ai udhëton shumë në rajon për shkak të detyrave që ka. Kështu pas Kosovë do të shkojë në Sarajevë. Me një fjalë, ai nuk është i përzier në këtë çështje

Atëherë cili është Qëndrimi i Qeverisë gjermane?

Angelika Viets: Kosova është demokraci e re dhe në bisedat që kemi pasur me të gjithë liderët, na kanë thënë se kanë nevojë për kohë deri sa të gjejnë një zgjidhje të pranueshme. E rëndësishme është qa ata të gjejnë vetë një zgjidhje të pranueshme që çon në forcimin e stabiliteti të vendit. Ne dëshirojmë që kjo zgjidhje të gjendet sa më shpejtë, ashtu siç këtë e dëshirojnë edhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kemi shumë obligime përpara, dialogun, perspektivën evropiane, buxhetin. A kanë politikanët e Kosovës luksin që të zihen mes veti dhe ta lënë kaq gjatë vendin pa institucione? Si duhet tani të veprojë PDK-ja dhe Blloku?

Angelika Viets: Janë mjaftë të pjekur si PDK-ja ashtu dhe opozita për të gjetur vetë një zgjidhje e cila do ta çonte vendin dhe proceset përpara. Ne mbesim në qëndrimin tonë që të mos përzihemi në imponimin e zgjidhjeve. Dalja nga kjo situatë pa ndihmën e ndërkombëtarëve e forcon demokracinë në Kosovë dhe e bënë më të pjekur për gjetjen e zgjidhjeve në situata krizash të ngjashme.

Do tu drejtonit edhe një herë një apel liderëve të Kosovës të gjejnë zgjidhjen e pritshme nga të gjithë?

Angelika Viets: Jo vetën një apel. Dëshiroj të ju kujtoj se koha po kalon dhe zgjidhja nuk pret më, prandaj duhet të merren vesh sa më shpejt. Për këtë jam e bindur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat