Intervistë me tenorin shqiptar Saimir Pirgu

Bota e Yjeve

Intervistë me tenorin shqiptar Saimir Pirgu

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 21:34

Duke filluar që sot dhe deri më 15 nëntor, në Qendrën John F. Kennedy të Arteve, do të shfaqet opera "La Boheme" e Giacomo Puccinit, një realizim i Teatrit të Operas Kombëtare të Washingtonit. Në rolin kryesor, atë të Rodolfos, interpreton tenori i famshëm shqiptar Saimir Pirgu. Saimiri ka mahnitur si publikun, edhe kritikët e muzikës, duke interpretuar në kryeqytetet kryesore të muzikës nëpër botë, me një repertor mjaft të larmishëm, në interpretimin e veprave të kolosëve të muzikës operistike. Këtë herë ai kthehet në Qendrën Kennedy të Washingtonit me një produksion të ri të operas La Boheme, nën interpretimin e një trupe operistike të përbërë nga artistë amerikanë. Ne e filmuam Saimirin, ndërsa ai përgatitej për provën e gjenerale të operas, në mjesidet e Qendrës Kennedy dhe dje ai ishte i ftuar për një vizitë në mjediset e Zërit të Amerikës, ku dha edhe një intervistë. Në bisedën që pati me kolegen Laura Konda, Saimiri flet mes të tjerash për karrierën e tij të pasur artistike, për bashkëpunimin me tenorin legjendar Lucciano Pavarotti dhe domethënien e veçantë që ka për të fakti i të qënit një tenor shqiptar që interpreton të skenat më të njohura të botës. Të ndjekim intervistën me tenorin shqiptar Saimir Pirgu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat