Erleta Ukshin Hoti : Ukshin Hoti u vra dhe u varros afër Pejës (Video)

Bota e Yjeve

Erleta Ukshin Hoti : Ukshin Hoti u vra dhe u varros afër Pejës (Video)

Më: 10 tetor 2014 Në ora: 22:25

(I plotësuar) - Sonte në emisionin "Katror" në First Channel, Erleta Hoti ishte ftuar që të diskutonte rrethë polemikave dhe ofendimeve që ditë më parë kishin me deputetën e PDK-se Ganimete Musliun, por Erleta, gjatë emisionit i pyetur nga gazetari se çfarë informacione keni për fatin e babait tuaj Ukshin Hoti, Erleta tha se ndoshta nuk do të tingëlloj mirë, ndoshta njerzit do të befasohen me keto që e them, por Ukshin Hoti është i vrarë menjëher pasi që ka dal prej burgut dhe është i varrosur dikun pran Pejës, ka deshmitarë që nuk jan shqiptar por serbë dhe mundë të flasin për këtë rastë!

Kush ishte Ukshin Hoti

Profesor i Universitetit të Prishtinës, Ukshin Hoti mbrojti në Katedrën e Filozofisë demonstratat e studentëve në 1981. Në këtë ditë e arrestuoi shërbimi sekret i UDB-së jugosllave. Fillojnë torturat në burg. Montohet gjyqi dhe e ndajnë nga gruaja. Pas disa vitesh burg, lirohet. Nuk e pranojnë të japë më mësim në universitet e madje nuk e pranojnë të punojë as si pjatalarës. Policia i merr banesën dhe pa asnjë lek në xhep endet në gjendje dramatike në rrugët e Prishtinës. E vetmja strehë e tij bëhet fshati i lindjes Krusha e Madhe.
Arrestimi i dytë iu bë në mars të 1993, sepse një vit më parë kishte organizuar një homazh masiv për martirët e demokracisë në Brestovc. Në gjyqin që iu bë Ukshin Hotit nga Gjykata e Qarkut në Prizren më 29 shtator 1994, i lidhur këmbë e duar me zinxhir do t’i drejtohej Prokurorit publik të Republikës së Serbisë në Prizren, Dobrivoje Periç dhe gjykatëses serbe Nada Haxhi-Periq, të cilët i lexuan aktakuzën duke iu kundërpërgjigjur: “Kryeqytet i shtetit të bashkuar shqiptar mendoj se duhet të jetë Prizreni. Kjo i takon historikisht këtij qyteti, ndërsa i përgjigjet edhe gjeografikisht, pasi gjendet në qendër të trojeve shqiptare”.

Për herë të tretë dënohet më 17 maj të vitit 1994. Shkon në pallatin e Shtypit në Prishtinë për të vizituar grevën e urisë të Adem Demaçit. “Në kthim, në Gllogoc e kap policia serbe, i thyen të gjitha brinjët, madje thuhet se koloneli urdhëron që t’i hiqen organet gjenitale.
Një ditë para se të përfundonte dënimin, Ukshi Hoti zhduket në mënyrë të mistershme.
Nëpërmjet dokumenteve, mësohet se ditën e diel, në orën dhjetë, të datës 16 maj 1999 drejtori i burgut të Dubravës, afër Istogut, Aleksandar Rakoqeviç e nxjerr nga burgu filozofin e Krushës, Ukshin Hotin. Këtë e pranon dhe vetë Rakoqeviç.
Natyrshëm vijnë disa pyetje: Përse drejtori e ka nxjerrë nga burgu Ukshin Hotin ditën e diel, kur nuk punonte fare administrata? Cilët qenë ata që e prisnin në makinë para burgut të Istogut? Kush e shoqëroi që nga qelia e gjer në makinën gri? – Ç’ishin këta civilë brenda në makinë?.
Gjatë bombardimeve të NATO-s, më 19 maj 1999, në burgun e Dubravës ka ndodhur masakra më e përgjakshme: janë ekzekutuar e masakruar 173 të burgosur shqiptarë nga forcat serbe. Babanë e vëllanë ia vranë po ashtu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat