Xhemaili: BDI do t'i fitojë zgjedhgjet në Austri

Bota e Yjeve

Xhemaili: BDI do t'i fitojë zgjedhgjet në Austri

Më: 19 mars 2014 Në ora: 09:03

“Ne kemi arritur që për një kohë shumë të shkurtër të vëmë në lëvizje pothuajse të gjithë potencialin e trupit votues të shqiptarëve nga Maqedonia duke i informuar bashkatdhetarët për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme të cilat për mendimin tonë kanë dimension kombëtarë”, thotë në intervistën për Radio Vala, Xhevat Xhemaili, Kryetari i Shtabit Zgjedhor të BDI-së për Austri.

Gjatë qëndrimit në Vjenë të Austrisë, patëm rastin për të takuar dhe bashkëbiseduar me Xhevat Xhemaili një aktivist dhe veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare që jeton në Vjenë të Austrisë, ish i burgosur politik, drejtor i fondit “Vendlindja Thëret” për Austri në luftën e Kosovës, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Brigadës 116-të dhe së fundmi Kryetar i Shtabit Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për Austri.

Në intervistën ekskluzive për Radio Vala, Xhemaili flet për punën që Shtabi zgjedhor i BDI-së në Austri, për domethënien, rëndësinë dhe interesin se pse duhet që masovokisht mërgata shqiptare të plotësoj formularët dhe me 26 Prill të shkoje dhe të votojnë për zgjedhjen e deputetit të parë shqiptarë nga Diaspora si the për çështje tjera.

Intervistën e realizoi: Kasam Selimi

z. Xhemaili, ju si kryetar i shtabit zgjedhor të BDI-së për Austri, si e vlerësoni aktivitetin e deritanishëm për plotësimin e formularëve për të votuar diaspora me 26 Prill në zgjedhjet Parlamentare në Maqedoni?

Së pari, shfrytëzoj rastin që të përshëndes të gjithë shqiptarët nga Maqedonia këtu në Austri që kanë mbështetur proceset me karakter Kombëtar siç ishte lufta e Kosovës, lufta në Luginën e Preshevës dhe ajo në Maqedoni, pa kontributin kolosal të tyre nuk do të kishim këto suksese.

Ti kthehem pyetjes suaj, deri më tani që po flasim ne kemi arritur që për një kohë shumë të shkurtër të vëmë në lëvizje pothuajse të gjithë potencialin e trupit votues të shqiptarëve nga Maqedonia duke i informuar bashkatdhetarët për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme të cilat për mendimin tonë kanë dimension kombëtarë.

Ne jemi mobilizuar maksimalisht që mos të përsëritet 2011-ta ku nga kontinenti i Europës të fitoj kandidati i VMRO-DPMNE-së sepse do të ishte e pafalshme për ne duke patur parasysh numrin e madh të mërgimtarëve nga trojet etnike të shqiptarëve nga Maqedonia.

Ne kontaktojmë të gjitha mekanizmat e organizuara të shqiptarëve nga Maqedonia siç janë Xhamitë, shoqatat kulturo-sportive, komunitetin e biznesit, si dhe individ me influencë që kanë dhënë kontribute kombëtare, pra të gjithë ata të cilët mbështesin kandidatin e BDI-së për Europë z. Ismail Beluli.

Ne bëjmë apel te të gjithë pa përjashtim, që votën e mërgimtarit mos ta përçajnë pavarësisht se kujt parti i takojnë sepse ndajmë mendimin se vetëm kandidati nga radhët e BDI-së ka shanset reale të fitojë, e themi këtë duke u bazuar edhe në zgjedhjet e kaluara ku kandidati i BDI-së fitoi mbi 500 vota ai i PDSH-së 25 dhe ai i RDK-së 24 vota në nivel Europe dhe ndjehemi shumë komodë që thirrjes sonë janë duke ju përgjigjur pozitivisht shumica e bashkatdhetarëve tanë.

Pra me një fjalë ftojmë partitë minore shqiptare të tërheqin kandidatët e tyre nga gara sepse konsiderojmë se në diasporë gara bëhet në mes kandidatëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.

A kanë interes për të votuar diaspora shqiptare dhe sa i përgjigjen ftesës ose aktivitetit të shtabit zgjedhor të Austrisë për ti plotësuar fillimisht formularët e më pas edhe për të votuar?

Sigurisht, pra siç e thash edhe më lartë, mërgimtarët tanë këtu e kanë kuptuar se këto zgjedhje kanë dimension kombëtarë dhe janë duke ju përgjigjur masovikisht regjistrimit. Vlen të theksohet se, jo vetëm komuniteti shqiptarë ke treguar interes të veçantë por edhe vëllezërit tanë musliman të komunitetit Torbesh dhe ata Boshnjak të cilët me kërkesën e tyre në një takim që kanë patur me Ministrin Valon Saraqini, Gentiana Mehmedi dhe Artan Mehmedi kanë premtuar mbështetje të fuqishme Kandidatit të BDI-së z.Ismail Beluli.

Shtabi i Austrisë përbëhej nga njerëz të dëshmuar, veprimtar të çështjes kombëtare por edhe një grup studentësh. Na e përshkruani pak punën që bën grupi juaj?

Po, me njoftimin publik se do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, z. Nasuf Kamberi një veprimtarë i palodhshëm i çështjes kombëtare në të gjitha proceset historike të kohës më të re na grumbulloj, mua, Hamit Polisin poashtu një njeri që kur bëhet fjalë për angzhime kombëtare e ke aty e gjithkund, Ejup Merseli veprimtarë i dalluar dhe i kahershëm, Enver Abazi, Fitim Nuhiu Diplomat nga Shemshova e Tetovës dhe Rexhepi kryetar i shoqatës të Kërçovarëve këtu në Vjenë dhe formuam shtabin zgjedhorë për Austri ku më caktuan mua të jemë koordinatorë i fushatës zgjedhore. Unë mora kontakt me koordinatorin e BDI-së për Europë z. Shaban Ipçja i cili na vizitoj menjëherë të nesërmen dhe sëbashku vumë kontakte me studentët e Vjenës si Gentiana Mehmedi, Artan Mehmedi, Mujdin Hadri, Dardan Bajrami, Enes Etemi, Bersant Dalipi, Lutfi Emini si dhe më vonë na bashkangjiten studentët nga Linci si Mumin Ibrahimi, Mevludin Latifi e Bujar Duraku, veprimtari Nijazi Mamuti, në St. Pöllten e rrethinë veprimtari i palodhshëm Mexhit Alili, Bahri Sadriu e Liman Fetai, në Terniz kemi veprimtarin e dalluar i cili është edhe kryetari i Lidhjes së futbollit të shqiptarëve në Austri z. Qani Sulejmani e shumë e shumë të tjerë gjithë andej e anë e mbanë Austrisë. Dua të theksoj por edhe ta përgëzoj femrën e vetme në ekipin tonë Gentiana Memedi e cila është 24 orë "online"dhe më e dalluara nga të gjithë ne e cila denjësisht është edhe zëvendsja ime. Së fundmi shtabin tonë e ka përforcuar edhe Këshilltari i BDI-së në komunën e Strugës z. Fitni Dalipi një atdhetarë e veprimtarë i palodhshëm i çështjes kombëtare, Pra ne, të mbështetur nga shumë aktivist jemi të mobilizuar maksimalisht që këtë radhë, saktësisht më 26 prill të kemi për herë të parë deputetin shqiptarë nga Europa në Parlamentin e Maqedonisë z.Ismail Beluli.

Me ftesën tuaj në Vjenë për ti takuar diasporën shqiptare në vizitë tre ditore ishte edhe kryetari i komunës së Gostivarit, njëherit edhe nënkryetar i BDI-së, z. Nevzat Bejta.

Ishte dhe është një kënaqësi e veçantë ta kesh Nevzatin në mesin tonë sepse ai përveç që është një kryetar komune shumë i suksesshëm ka edhe një humor të veçantë, unë duke konsideruar reputacionin që ka ai në mesin mërgimtarëve e sidomos atyre nga Gostivari i bëra një ftesë të na vizitoj dhe ai i papërtueshëm që është erdhi këtu dhe së bashku mbajtëm dy tubime, një në Xhaminë e becirkut të 16-të në Vjenë dhe në Terniz, vizituam disa Xhami të tjera, Shoqatën "Iliria" e cila ka vënë në shërbim të gjithë potencialin njerëzorë si dhe ambientet e lokalit ku bëhet për çdo ditë regjistrimi i votuesve. Në të gjitha këto takime kemi marrë mbështetje të fuqishme nga mërgimtarët dhe të them të drejtën Nevzati na ka ndihmuar shumë, vlen të theksohet pritja madhështore që iu bë Nevzatit nga shoqata "Mërgimi" në Terniz ku u nderua nga Kryetari i Shoqatës Qani Sulejmani me librezën e anëtarit të nderit të kësaj vatre atdhetare, vizituam edhe lokalet e Xhamisë së Ternizit ku patëm një pritje të ngrohtë nga Imami i kësaj Xhamie.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e afatit për plotësimin e aplikimeve për votim, cili do jetë aktiviteti dhe puna e ekipit ditëve në vijim?

Neve tani na është bërë rutinë regjistrimi i votuesve të BDI-së të cilën e kryejmë me sukses, çdo ditë organizojmë takime me Xhamitë, shoqatat e individ që mbështesin kandidatin e BDI-së z.Ismail Beluli. në uikendin e ardhshëm do të kemi tubime në Linc, Wells dhe St.Pöllten në lokalet e xhamive ku do të jetë prezent edhe Shefi i Shtabit zgjedhor për diasporë z.Izet Mexhiti me stafin e tijë si dhe Sadulla Duraku i cili do të jetë i ftuari i jonë i posaçëm me kërkesë të qytetarëve tanë nga Kumanova, poashtu do të kemi tubim edhe në Vjenë. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë mërgimtarëve që akoma nuk i kanë plotësuar formularë ta bëjnë sa më shpejtë sepse në këtë mënyrë kryejmë obligimin tonë qytetarë e kombëtarë.

Ku shtrihet aktiviteti juaj dhe përveç aplikimeve online, diaspora shqiptare në Austri ku mundet ta bëj plotësimin e formularëve?

Aktiviteti ynë shtrihet në gjithë territorin e Austrisë dhe deri më tani ne kemi mbuluar me aktivist pothuajse të gjitha qendrat ku gravitojnë mërgimtarët nga Maqedonia. Regjistrimi bëhet në Vjenë në lokalet e Shoqatës "Iliria" bec.10-të, Xhamia e bec. 16-të, lokalet e Autoshkollës së Atem Asanit në Ottakring(në data të caktuara prej nesh), Xhamia e St.Pöllteni, Kremsit,Hollabrunit, Lincit, Wellsit, në lokalet e Shoqatës kulturo-sportive "Mërgimi Terniz", asaj "Afrim Zhitija" Gänserndorf si dhe të gjithë studentët e aktivistët e lartpërmendur.

A keni të dhëna se sa shqiptarë nga Maqedonia jetojnë dhe veprojnë në Austri?

Kemi por jo të sakta, përafërsisht 16.000. zhurnal

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat