Ne ofrojmë vizion ekonomik unikal, një formë patriotizmi modern

Bota e Yjeve

Ne ofrojmë vizion ekonomik unikal, një formë patriotizmi modern

Më: 30 dhjetor 2013 Në ora: 17:33

Idetë tona kanë potencialin të bashkojnë Mitrovicën, të bashkojnë Kosovën, duke nisur nga ekonomia, nga Trepça që është pasuria jonë më e madhe.

“Bota sot”: Z. Pacolli cilat ishin rezultatet tuaja gjatë këtij viti si zëvendëskryeministër?

Behgjet Pacolli: Rezultatet e mia politike, shpesh janë produkt i një ekipit ku bëj pjesë, ashtu si ndoshta rezultate të caktuara në një drejtim në të cilin unë kam kontribute, nuk arrihen për shkak të kushtëzimeve të të bërit pjesë në një ekip. Duhet kuptuar edhe nga skeptikët për punën time se me numrin e votave që përfaqësojmë në parlament, gjegjësisht numrin e ministrave, ne nuk mund të imponojmë shumëçka që do të donim në ekzekutiv. Megjithatë kam arritur në bashkëpunim me kolegët e mi të AKR-së, të çojmë përpara ligjin për zonat e lira ekonomike, i cili do të miratohet shumë shpejt në parlament. Po ashtu dhe ligjin për Trepçën. Kemi arritur të bëjmë përmirësime të rëndësishme në klimën e të bërit biznes në Kosovë, diçka që u konfirmua dhe nga klasifikimi i Bankës Botërore ku meritën më të madhe padyshim e ka ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, zonja Mimoza Kusari Lila. Kemi arritur të promovojmë fuqishëm idenë e një hapësire unike ekonomike, kulturore dhe arsimore në rrafsh kombëtar diçka që do të konkretizohet shumë shpejt me mbledhjen e dy qeverive që do të vendosin për hapat në këtë drejtim.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën dhe të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat