Rama deliron: Ne jemi në gjendje të mirë, Europa nuk është

Intervista

Rama deliron: Ne jemi në gjendje të mirë, Europa nuk është

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 22:29
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një intervistë për median gjermane ka shfaqur edhe një herë tjetër admirimin e tij për kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel.

Rama është shprehur se po të mos ishte kancelarja gjermane gjatë momentit të vështirë që Europa po kalon me krizën e brendshme në Bashkimin Europian, fati i saj nuk do të dihej.

Në intervistën për "ZDF mediathek" kryeministri shqiptar ka folur mbi pasionin e tij, pikturën, vitet si kryetar bashkie dhe mbi krizat aktuale që po përballet Europa ditët e sotme.

Ndër të tjera Rama ka folur edhe për çështjen e refugjatëve duke thënë se Shqipëria edhe pse nuk është pjesë e BE-së, sërish do ta bëjë detyrën e saj për t'i ndihmuar ata. “Jemi gati të bëjmë pjesën tonë dhe asgjë më pak”, ka theksuar Rama.

Zoti kryeministër, ju pikturoni edhe gjatë konferencave ndërkombëtare, pse?

Më ndihmon të përqëndrohem, ul presionin dhe të ndihmon të komunikosh më zë më të ulët, gjë që është gjë e mirë sepse ndonjëherë tentojmë të komunikojmë në një mënyrë tjetër pasi presioni është shumë i lartë. Pra të ndihmon të përqëndrohesh dhe të ulësh presionin.
Dhe çfarë thonë njerëzit tuaj për këtë?

Njerëzit e mi e dinë dhe shqetësohen kur unë nuk vizatoj. Por me njerëzit që vijnë të më vizitojnë është një tjetër histori. P.sh. mund t’ju tregoj një histori me një person që erdhi këtu për të më thënë një problem. Unë ndërkohë isha duke vizatuar. Pasi po fliste më tha: A më dëgjon ti? Ose vizato ose më dëgjo mua! Dhe unë ndalova. Pastaj më pyeti sërish: A po më dëgjon? Dhe unë i thashë jo sepse po nuk vizatova se nuk përqëndrohem dot.

Një nga veprimet tuaja të para si ish-kryebashkiaku i Tiranës ishte të bënte me ngjyra kryeqytetin.

Filloi si një domosdoshmëri. Kur u zgjodha si kryetar me një diferencë të konsiderueshme, pritshmëritë ishin të larta. Buxheti ishte shumë i pakët por duhet të filloja diku me diçka. Kështu që më erdhi ideja që të pikturoja me ngjyra grinë shqetësuese të kryeqytetit. Pastaj kjo u bë një efekt zinxhir për shumë gjëra. Qyteti u bë më i dashur dhe njerëzit filluan të ndjenin qytetin që humbën gjatë viteve transitore të 90-tës. Pra bukuria është një instrument kundër shumë sëmundjeve të shoqërisë. Hapësirat e bukura publike krijojnë energji që pastaj sjellin kurajën për të investuar që një dyqan të vogël ta transferosh në një gjë tjetër. Unë besoj se bukuria bën gjëra që mijëra policë nuk bëjnë dot kundër kriminalitetit. Ku ka shëmti s’ka shpresë.

Si po e përjetoni krizën aktuale të Europës në Ballkan? Dhe sa janë shpresat që Shqipëria të bëhet së shpejti anëtare e BE-së?

Jetojmë në një situtë që është e njohur si “mallkimi i Ballkanit”. Kur ne ishim në një gjendje të keqe, Europa ishte në një gjendje të mirë. Tani jemi në gjendje të mirë, Europa nuk është. Duke pritur që të takohemi, ne vazhdojmë të luftojmë dhe të punojmë. Kemi bërë shumë progres. Tani kemi një afat për të hapur negociatat dhe duhet ta arrijmë. Pastaj do të vazhdojmë sërish punën.

Po në lidhje me Evropën?

Duhet të jem shumë i sinqertë, s’jam një diplomat i mirë. Pikë së pari mendoj se mund të bëhet më keq përpara se të bëhet më mirë dhe është diçka që ka të bëjë me faktin se kjo është gjenerata e parë në histori që nuk e njeh luftën. Duke mos e njohur luftën ata nuk e kuptojnë shumë mirë se çfarë do të thotë BE dhe më kujtohet Helmut Koln kur foli mbi bashkimin e monedhës.

Përpara se të jetë diçka që ka të bëjë me financën është diçka që ka të bëjë me vëllanë që vdiq në luftë.

Helmut Koln, ish-kancelar i Gjermanisë

Por për ne është më e thjeshtë. Ne mund të dukemi naivë, në Ballkan mund të dukemi shumë pro europianë por sërish jemi në luftë. Lufta për ne nuk ishte diçka në televizion por ishte diçka e vërtetë. Kishim më shumë se gjysmë-milioni refugjatë lufte nga Kosova, të cilët po i largoheshin luftës. Nga ana tjetër mendoj që në këtë periudhë ishte fati i Europës që kishte Angela Merkelin. Nëse ajo nuk do të ishte aty nuk e di kush do ta kishte shpëtuar fatin e Europës.

Si do të sillet qeveria juaj me krizën aktuale të refugjatëve?

Nuk do të bëhemi pjesë e ndonjë plani ku refugjatët do të trajtohen si njerëz të infektuar. Nga ana tjetër jemi gati të bëjmë pjesën tonë. Ne nuk jemi në BE por jemi gati të bëjmë pjesën tonë dhe asgjë më pak. Shqipëria është një vend ku njerëzit në rrezik kanë gjetur strehë. Jemi i vetmi vend në Europë që kishte me shumë hebrenj para luftës se pas luftës. Asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Pastaj kishim më shumë se gjysmë milioni refugjatë nga Kosova dhe ne jemi vend i vogël që të përballojmë aq persona por sërish ia kemi dalë. Tani strehojmë disa mijëra refugjatë nga Irani, pra jemi një vend që ofrojmë strehim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat