Mandati i fundit i Rufki Sumës - Bota Sot
Mandati i fundit i Rufki Sumës

Intervista

E shtunë, 26 maj 2018

Mandati i fundit i Rufki Sumës

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 9 maj 2018 Në ora: 17:27
Rufki Suma

Rufki Suma, Kryetari i komunës së Hanit të Elezit në një intervistë për “Bota sot” ka folur më detajisht për ngjarjen e dy policëve që janë aksidentuar në lumin Lepenc në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit. Suma ka përcjellë nga afër kërkimet për dy policët e aksidentuar. Suma, gjatë kësaj interviste ka folur edhe për zhvillimet në Komunën e Hanit të Elezit. Kurse, si ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur edhe për gjendjen e veteranëve dhe formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Bota sot”: Z. Suma, a i keni takuar familjarët e policëve të aksidentuar, cilat janë kërkesat e tyre?

Rufki Suma: Po, jemi takuar çdo ditë, dhe ata kanë kërkuar që të kontrollohet lumi si në Kosovë ashtu edhe në Maqedoni, gjithashtu kërkohej që të zgjerohet hapësira e kontrollimit të malit, sepse dyshohej se këta dy polic nuk kanë përfunduar në lumë. Ne bashkë me të gjitha ekipet e kërkim-shpëtimit jemi munduar t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre.

“Bota sot”: Me cilat projekte po merreni aktualisht në komunën tuaj?

Rufki Suma: Jemi në fazën e përfundimit t projektit të Çerdhes për fëmijë, Rregullimi i Përrockës dhe  kanalizimit në fshatin Seqishtë, Përfundimi i shtratit të prrockës së Dimcës, Riparimi i Lapidarit dhe ndriçimi në kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Puset e Nikës,  Asfaltimi i rrugës Dërmjak-Neçavcë, Asfaltimi i rrugës Uji i Thartë-Pustenik, Asfaltimi i rrugës së Varrezave të Lagjes së Re, Riparimi i trotuarit dhe shtegu për çiklist nga Dheu i Bardhë deri te Uji i Thartë, Riparimi i rrugës Gorancë-Krivenik, Ndriçimi publik në zonat rurale (aty ku nuk ka përfunduar), Vendosja e kamerave të sigurisë në zonat rurale, Shtrimi me kubëza betoni i rrugicave në zonat urbane dhe rurale (aty ku kanë mbetur pa përfunduar) etj.

“Bota sot”: Me cilat sfida përballen më së shumti qytetarët tuaj?

Rufki Suma: Problemi i punësimit,  ndotja e ambientit, problem i ujit.

“Bota sot”: Ju keni qenë pjesë e luftës së UÇK-së, sipas juve a po trajtohen mirë veteranët?

Rufki Suma: Veteranët nuk trajtohen mirë nga ana e shtetit. Ka defekte në ligj. Barazohet një ushtarë i UÇK-së që ka hyrë në UÇK një ditë para përfundimit të luftës me një ushtarë që ka luftuar më tepër se 6 muaj, nuk zbatohen benificionet e parapara me ligj në institucionet shtetërore…

“Bota sot”: Cili është mendimi juaj për falsifikimin e listave të veteranëve?

Rufki Suma: Duhet të bëhet rifreskimi apo riverifikimi i listave dhe të merren masa ndaj keqpërdoruesve të statusit të veteranit.

“Bota sot”: Po sa i përket formimit të ushtrisë, a janë vonuar institucionet në formimin e saj?

Rufki Suma: Edhe institucionet e Kosovës janë vonuar shumë në formimin e ushtrisë, por në anën tjetër edhe faktori ndërkombëtar ka imponuar Kushtetutën e Kosovës e cila nuk mund te ndryshohet pa votimin e 2 / 3 e pakicës serbe në Kuvendin e Kosovës.

“Bota sot”: A pretendoni edhe një mandat të katërt?

Rufki Suma: Nuk pretendoj mandati tjetër, por do të respektoj vullnetin e popullatës dhe do të jem gjithnjë në shërbim të tyre.

“Bota sot”: Cilat janë raportet tuaja me përfaqësuesit e partive tjera në Han të Elezit?

Rufki Suma: Raportet me të gjitha partitë politike janë të mira e kjo më së miri vërehet në Kuvendin e Komunës.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test